Nga Muzaka te Shulku ja cilet zgjodhen Korcen per Pashket

Nga Muzaka te Shulku, ja cilët zgjodhën Korçën për Pashkët

Pashka në Korçë këtë vit ka mbledhur mjaft personazhe të sportit që kanë zgjedhur të shohin ndeshjen mes Skënderbeut dhe Bylisit dhe të festojnë më pas Pashkët në katedralen në qendër të qytetit. shkembiAshtu si çdo vit, lojtarët bardhekuq kanë zgjedhur lokalet e ndryshme të qytetit për të festuar pranë miqve dhe të afërmve të tyre.

Pavarësisht se festë pati kudo në Korçë, vetëm kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, preferoi ta bënte publik destinacionin e zgjedhur së bashku me Osmanin dhe me plot miq të tjerë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka mbajtur "mister" vendin se ku e kanë kaluar këtë ditë të shënuar.

Kremtimet kanë zgjatur normalisht deri në orët e para të mëngjesit, teksa lojtarët kanë qëndruar deri në fund mes tingujve të muzikës dhe dëfrimit, duke e shijuar në maksimumin këtë natë feste.

Nga ana tjetër, nuk kanë qenë vetëm futbollistët e Skënderbeut ata që kanë dalë për të kremtuar Pashkët ortodokse në qytet. Për shembull, Gjergj Muzaka, mesfushori i Tiranës, ka zgjedhur Korçën për të festuar ngjalljen e Krishtit.

Edhe zyrtarë të federatës nuk kanë munguar në juglindje për të festuar. Delegati Alban Tafaj së bashku me familjen e tij ka qenë i pari që ka dalë në qendër të qytetit duke përfituar nga fakti që ishte zyrtar në këtë takim. Po ashtu edhe Shulku, shefi i sektorit të garave. Ai ka qenë mik special që ka ndjekur ndeshjen nga stadiumi dhe sigurisht që ka qëndruar në Korçë për të kremtuar këtë festë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama