U përdor për herë të parë në ushtri nga britanikët dhe më pas nga amerikanët, duke u konsideruar si pjesë e protokollit Top Sekret MK Ultra. Në vitet 1973 u konsiderua si i papërdorshëm, por vite më pas doli sërish në skenë, duke u përdorur rëndom në fushën e trajtimit të të sëmurëve me çrregullime mendore. Forma e saj, e vërtetë në pamje të parë, është e kristaltë dhe transparente, por mund të gjendet edhe në formë të lëngshme, e ngjashme me ujin. Nëse përdoret në doza të mëdha ka efekte anësore mbi shëndetin, sidomos në rrafshin psikik, duke u klasifikuar si një substancë psikoaktive. LSD-ja është një halucigjenik, me forcë mjaft të madhe, që modifikon perceptimin e ndjenjave, duke shkaktuar një gjendje jo koshiente deri në gradën më të rëndë, e cila provokon halucinacione vizive, akustike dhe termike. Si rrjedhim mund të prodhojë efekte të ndryshme, duke i bërë përdoruesit të ndihen si në parajsë, ose duke përjetuar makthe të frikshme. Mjekët u sugjerojnë pacientëve që ta përdorin këtë substancë kur ata gjenden në mjedise të qeta dhe të vetmuara, pasi efekti mund të zgjasë deri në 16 orë, duke shkaktuar situata jo fort komode. Madje, edhe konsumimi vetëm një herë i kanabisit, për 40%, shton shanset për çrregullime mendore. Analizat gjithëpërfshirëse tani kanë treguar se ekzistojnë lidhje direkte mes përdorimit të marijuanës dhe sëmundjeve, ashtu sikurse dhe skizofrenia.
Gjithçka filloi me disa të thithura...
Terry Hammond nuk ka dyshim se ekziston një lidhje direkte mes kanabisit dhe sëmundjeve psikike. Ai pohon se djali i tij është një shembull i gjallë për këtë fenomen. Ai e filloi me katër, pesë të thithura në një natë gjatë fundjavës, e më pas shumë shpejt ky "ves" u shndërrua në një problem serioz. "Pas gjashtë muajsh filloi të thithte marijuanë shumë shpesh, derisa në fund pësoi sëmundje nervore dhe që atëherë vazhdon të jetë i sëmurë. Ai është 29 vjeç. Këtë histori ai e ka përshkruar si "ndezje të shkrepëses". Ai pohon se, kur thith shumë, bëhet shumë paranojak, të paktën vetëm për disa minuta". Doktor Stanley Zammit dhe ekipi i tij kanë analizuar 35 studime për kanabisin dhe shëndetin mendor, duke arritur në përfundim se konsumuesit e kësaj droge janë rreth 40 për qind më të prirur për t‘u prekur nga sëmundjet psikike se sa ata që nuk e konsumojnë. "Kjo do të thotë se këta persona kanë halucinacione - dëgjojnë zëra ose kanë parafytyrime dhe besojnë në gjëra që nuk ekzistojnë vërtet. Kjo përshin edhe sëmundjet serioze psikike, siç është skizofrenia", përfundon ai.
Kanabisi është gjithnjë më i fortë dhe më i pranishëm
Dr. Zammit thotë se rreziku për secilin individ që të sëmuret nga ndonjë sëmundje mendore, për shkak të drogës, ende është i ulët, por thekson se si kanabisi mund të jetë faktor vendimtar në 14% të rasteve te të rinjtë me sëmundje psikike në Britaninë e Madhe. "Njerëzit do të duhej të ishin të vetëdijshëm se shtojnë rrezikun për t‘u prekur nga sëmundje serioze, nëse konsumojnë kanabis rregullisht". Profesori Robin Murray nga Instituti i Psikiatrisë në Londër, pohon se pasqyra e vërtetë e pasojave të konsumimit të kanabisit mund të jetë edhe më e keqe. Studimet, të cilat i ka analizuar dr. Zammit, u takojnë viteve ‘70, ‘80 dhe ‘90, kohë kur janë përdorur forma shumë më të buta të kanabisit. Por, forma më e fortë quhet "skunk" dhe sot përdoret gjerësisht. Ajo mund të lërë pasoja edhe më të mëdha në shëndetin mendor të atyre që e përdorin. "Thelbi i problemit është se ai të vret ngadalë", shpjegon Murray. "Kjo është pak si puna e alkoolit. Shumica prej nesh pinë, madje edhe ata që pinë shumë nuk bëhen alkoolistë. E njëjta gjë është edhe me kanabisin... Shumica e njerëzve, të cilët thithin marijuanë, nuk sëmuren, por sa më shumë që të thithet, aq më shumë rritet rreziku nga psikozat. Prandaj, sa më tepër të përdoret ajo, aq më shumë njerëz do të vijnë të shtrohen në spitalin psikiatrik me skizofreni dhe sëmundje të ngjashme".
Shkaqet
Disa shkencëtarë kanë vënë në pikëpyetje hulumtimet e dr. Zammit. Psikiatri Trevor Turner nuk pajtohet me studimin, duke thënë se ai në të vërtetë konstaton vetëm lidhjen mes kanabisit dhe sëmundjeve psikike, por jo edhe lidhjet e tyre shkak-pasojë. Me fjalë të tjera, nuk dëshmon se thithja e kanabisit shkakton sëmundje mendore. Sipas mendimit të tij, prej kësaj të dhëne më parë mund të arrihej në përfundimin se njerëzit me sëmundje mendore ose me prirje ndaj tyre, më lehtë i afrohen drogës. "Shumë njerëz, të cilët vuajnë nga skizofrenia, kanë një frikë të fortë të brendshme. Ata thithin shumë cigare me nikotinë, marrin barna të ndryshme me qëllime terapeutike, kurse kanabisi, siç e dimë, ka efekt qetësues." Dr. Turner konstaton se dëshmitë epidemiologjike tregojnë se si kanabisi mund të shkaktojë sëmundje. "Të kujtohemi se vetëm në 30 vitet e fundit nuk ka pasur rritje të madhe të sëmundjeve nga skizofrenia, përkundër konsumimit masiv të kanabisit, ndërsa statistikat tregojnë se në vendet në të cilat rregullisht, madje edhe legalisht, thithet kanabisi, nuk ka rritje të numrit të sëmurëve nga skizofrenia". Dënime më të rrepta në Britani? Studimi i dr. Zammit përputhet me vendimin e qeverisë britanike për të ndërruar qëndrimin ndaj kanabisit. Para tre viteve, ai është lëshuar nga kategoria B në kategorinë C, që do të thotë se posedimi i kanabisit nuk është më kundërvajtje për arrestim. Tani, megjithatë, qeveria po e shqyrton këtë hap dhe mendon në përsëritjen e vënies së sanksioneve më të ashpra. Dr. Trevor Tuner e konsideron këtë plotësisht të gabuar. "Mendoj se do të duhej ta klasifikonin sa më ulët që është e mundur! Kriminalizimi i tij nuk i ndihmon askujt - as atyre të cilët e konsumojnë, as atyre që vuajnë nga pasojat e konsumimit të tij, as të sëmurëve nga skizofrenia", thotë ai.
Marre nga : Gazeta Shqip











