Nese keni blere Red Bull-a gjate 12 viteve te fundit kompania ju ka nje borxh!

Nese keni blere Red Bull-a gjate 12 viteve te fundit, kompania ju ka nje borxh!

Kompania e pijeve energjike, “Red Bull”, ka rënë dakord të paguajë 13 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi, në bazë të padisë së një grupi qytetarësh në SHBA, për shkak se slogani i saj “Red Bull ju jep krahë” është dëshmuar të jetë i rremë, raporton “Business Insider”. Red Bull në reklamat e saj pohon se kjo pije energjike mund të përmirësojë përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit, por në padi pohohet se këto pretendime janë të rreme dhe nuk kanë mbështetje shkencore, transmeton Telegrafi. Por, nuk dihet nëse personat që e paditën kompaninë ishin të zhgënjyer për shkak se nuk i dolën krahët, pasi që Red Bull mbështetet kryesisht në motot e tilla si “krahë” dhe “përmirësim”.

Nëse gjykata e pranon zgjidhjen e propozuar, kompania do të duhet të duhet të derdh shumën prej 6.5 milionë dollarë në një fond të veçantë brenda një jave. Gjithashtu kjo kompani austriake klientëve të zhgënjyer që kanë blerë këtë pije energjike gjatë periudhës nga 1 janari 2002 deri më 3 tetor 2014, do të marrin si dëmshpërblim shumën prej dhjetë dollarësh apo një kupon për blerje të produkteve të saja me vlerë prej 15 dollarësh. Ajo që duhet, siç raporton portali BuzzFeed, të plotësoni një formular deri më 2 mars të vitit 2015. Ndërsa sipas tyre, ju nuk keni nevojë që të dëshmoni se keni blerë Red Bull. Kur ju të hapni formularin, ju mund të zgjidhni vendin e origjinës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama