Ne pranga Ratko Mladic - I fundmi VIP i krimineleve te ish-RFSJ

Ne pranga Ratko Mladiç - I fundmi VIP i krimineleve te ish-RFSJ
Krejt papritur dhe pa asnjë rezistencë është kapur në një fshat të humbur Ratko Mladiç, autori kryesor i urdhrit të Srebrenicës dhe i shumë vrasjeve të tjera masive në Bosnjë. Në momentin e arrestimit është parë se ishte në gjendje të rëndë psiko-fizike dhe për më tepër i paralizuar nga një krah. Media serbe ka nxjerrë faktin se i biri Darko ishte një javë më parë atje në fshatin ku ai rrinte, por që ‘në fakt’, se kish takuar të atin? !

Në momentin e arrestit, tashmë i plakur dhe krejt i rrëgjuar, krimineli i Srebrenicës Ratko Mladiç, s’ka bërë asnjë rezistencë. Fqinji i tij, që po e ndihmonte ish-gjeneralin e paralizuar, banues në qendër të fshatit të kushurinjve të tij, është befasuar nga ardhja e forcave speciale të BIA-s. Duke iu referuar mediave serbe, Ratko Mladiç nuk ka bërë rezistencë në momentin kur forcat serbe i shkuan në shtëpi për ta arrestuar. Ai është arrestuar të enjten në mëngjes në fshatin Lazarevë të Zrenjaninit, pas shumë vitesh kërkimi. Ai banonte në shtëpinë e kushëririt të tij me inicialet B.M. (59 vjeç). Media serbe ka nxjerrë faktin se i biri Darko ishte një javë më parë atje në fshatin ku ai rrinte, por që ‘në fakt’, se kish takuar të atin. Sipas fjalëve të avokatit të familjes, ai ishte në një festë të një kushëririt të tij, por që i ati nuk e dinte dhe madje as janë takuar. “Kjo sepse ai e donte shumë familjen e tij dhe nuk donte që ta rrezikonte”, ka thënë ai?!

Si u gjend

B92, referon se ai dukej mjaft i plakur, ndërkaq njërën dorë e ka të paralizuar, kur një njësi e forcave speciale serbe e ka arrestuar në orën 05,30 të mëngjesit. Ka pasur me vete dy pistoleta, por s’ka reaguar dhe ka komunikuar qetësisht me forcat e BIA-s. Në fakt kishte kohë që ishte në gjueti. Rasim Ljajiç, funksionari i shtetit serb për bashkëpunimin me Hagën, ka thënë se në të njëjtën kohë, një fshatar u ka telefonuar dhe u ka thënë se e kish parë atë në një golf blu në rrethinat e Zrenjanin”, por ata s’kishin gjetur gjurmë menjëherë. Për të fundit herë Mlladiç ishte parë në shkurt të vitit 2006 në fshatin Ljuba në Sremskoj Mitrovici. “S’kemi mundur të zbulojmë dot këtë periudhë nga 2006 deri më tani. Kemi qenë afër por se kemi ditur”, është shfajësuar Ljajic.

Po ashtu, thuhet se gjatë momentit të arrestimit, ai nuk ishte i maskuar. I vetmi që ka qenë me të ishte fqinji i parë i Mlladiçëve. Ai ka rrëfyer se rastësisht është gjendur aty dhe i ka ndihmuar të shumëkërkuarit që të vishet. Në foton e vetme që ka qenë eksluzivitet i Politikës së Beogradit, ai kishte një xhup me ngjyrë blu të errët dhe një kapele po blu. Gjenerali plak jetonte te kushëriri i tij në fshatin Lazarevo me emrin Milorad Komadiç, një zgjatje e emrit të vërtetë të tij, që ai e përdorte që të mos harronte identitetin e tij. Në imazhet e para që e kanë treguar më pas ka qenë i veshur po me rroba sportive dhe me një kapele bejsbolli. Është munduar me aq sa kishte mundësi që të fliste se ishte Komadiç, por në shumë momente as që kuptohej fare se kush ishte. Fillimisht është marrë në pyetje në një stacion policor në Beograd dhe medias serbe i ka dhënë dhe një version që është përcjellë menjëherë Hagë. Megjithatë për shkak të gjendjes së tij dhe dyzimit i është bërë menjëherë analiza e AND-së, e cila ka vërtetuar se i arrestuari është pikërisht Gjenerali famëkeq, Mlladiç.

U aludua se mbahej në mjediset e BIA-s (agjencisë serbe të inteligjencës) në Banjicë, kurse burime të tjera saktësuan se ndodhet në njësinë e paraburgimit të Gjykatës speciale së bashku me avokatin e tij Millosh Shaliq. Kjo e dyta është më e sigurt sepse të premten bashkëshortja dhe djali i të akuzuarit të Hagës Ratko Mlladiq ,Bosilka dhe Darko,kanë hyrë atje në mëngjesin e asaj dite.

Merret në pyetje

Ka qenë një zhgënjim për median për gjendjen psiko-mentale me të cilën është gjetur ai. Ai është marrë menjëherë në pyetje në gjykatën speciale në Beograd, në një seancë dëgjimore, ku ajo që ka rënë në sy ishte edhe gjendja e rënduar shëndetësore të Mlladiqit. Madje, thuhet se në të vetmet gjëra që janë ndjerë në Tv ishte kur policët i janë drejtuar “Hajde Gjeneral”. Avokati i Mlladiqit, Milosh Shaljiq ka thënë se gjyqtari Milan Dilpariq ka provuar të komunikojë me Mlladiqin, por nuk ka mundur të flasë pasi Mlladiqi e ka pasur të pamundur të komunikojë. Madje, sipas tij, gjyqtari madje nuk ka mundur as t’ia marrë të dhënat personale të ish gjeneralit, për shkak të problemeve psikofizike të tij.

Shaljiq ka shpjeguar që Mlladiq disa herë ka provuar ti drejtohet prokurorëve, por ka folur palidhje. Ndaj Mlladiq do të kontrollohet nga mjekët, një gjë e cila nuk është bërë menjëherë. Duhet sqaruar se avokati ka pohuar se Mlladiq është i vetëdijshëm që është arrestuar dhe se ku gjendet, por, sipas tij, ai nuk e njeh Tribunalin e Hagës. E gjithë kjo u zhvillua në gjykatën speciale në Beograd, në ora 19.30 të ditës së enjte, ku edhe nisi zyrtarisht seanca dëgjimore për kriminelin serb Ratko Mlladiq. Zëvendës prokurori për krime lufte Bruno Vekariq ka thënë se gjykata ka vërtetuar identitetin e Mlladiqit, të cilin e ka kontrolluar mjeku. Vekariq nuk ka dashur t’iu përgjigjet mediave se si dukej Mlladiq.

Koordinatori i Qeverisë së Serbisë për marrëdhënie me publikun, Sllobodan Homen ka thënë më vonë se Mlladiq gjatë asaj dite do të dërgohej para gjykatësit hetues, i cili do t’i lexonte aktakuzën. Homen në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë ka thënë se pas kësaj do të vendosej nëse janë përmbushur kushtet për dorëzimin e tij në Tribunalin e Hagës. Ai ka shpjeguar se Mlladiq do të ketë të drejtën e ankesës dhe ka precizuar se e gjithë procedura mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Sipas tij, propozimin për dorëzim e bën Ministria e Drejtësisë, e cila do të ketë fjalën e fundit dhe të marrë vendimin nëse lejohet ekstradimi i kriminelit Mlladiq në Tribunalin e Hagës. Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq akuzohet për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç konfirmon

Presidenti Tadiç e ka konfirmuar arrestimin e të shumëkërkuarit për krime lufte, Ratko Mladiç. “Në emër të Republikës së Serbisë ju informoj se sot (të enjten), gjatë orëve të mëngjesit, u arrestua Ratko Mlladiç, në një operacion të kryer nga BIA, në koordinim me Zyrën për Krimet e Luftës. Me këtë arrestim, Serbia heq një njollë të madhe nga vetja. Kapja e Mladiçit mbyll një kaptinë në historinë e Serbisë, që duhet të çojë drejt pajtimit të plotë rajonal. Të gjitha krimet duhet të hetohen dhe të gjithë kriminelët e luftës duhet të arrestohen”. Tadiç tha se kapja e Mlladiçit hap rrugën e Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian. Por ai mohoi se arrestimi erdhi pas kritikave të ashpra të kryeprokurorit të Hagës, Serge Brammertz.

“Nuk kemi bërë kurrfarë, pasi vërtet kemi besuar se këtë po e bëjmë për njerëzit tanë, për Serbinë, dhe kjo është e qartë si kristali”, tha Tadiç. Presidenti i Serbisë e ka shfrytëzuar konferencën, e cila është transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet më të mëdha botërore, që në anglisht t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit që sa më shpejt të nisë hetimet për dyshimet për tregti me organet e serbëve për të cilën Dick Marty akuzon liderë kosovarë. Arrestimi erdhi pikërisht në ditën kur në Beograd arrin Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, që sipas mediave të Beogradit, ajo me zyrtarët serbë do të bisedojë rreth aderimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Fajtor për Srebrenicën

Mlladiç konsiderohet si një nga autorët e masakrës të Sarajevës në 1995, një ndër masakrat më të mëdha në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ku u vranë më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë. Forcat serbe bombarduan Srebrenicën me raketa për pesë ditë para se Mlladiç të hynte ne këtë qytet i shoqëruar edhe nga ekipet televizive serbe. Një ditë më pas, autobusët transportuan gratë dhe fëmijët, ndërsa burrat dhe djemtë myslimanë nga mosha 12 deri në moshën 77-vjeçare u distancuan dhe u ekzektuan më shumë se 7500 prej tyre. Ai ka jetuar për shumë kohë në vende publike, ushqehej ne restorante luksoze madje mori pjesë edhe në ndeshjet e futbollit deri sa u arrestua Millosheviçi.

Kondrapedalët

Ndërkohë Partia Radikale serbe do të organizoj sot në ora 19.oo në Beograd tubimin protestues për shkak të prangosjes së akuzuarit të Hagës Ratko Mlladiq, ka deklaruar nënkryetarja e PRS Gorana Pop-Llaziq, kurse policia gjatë javës ka prangosur së paku njëzet demonstrues që janë tubuar në shenjë proteste për shkak të prangosjes së akuzuarit të Hagës Ratko Mlladiq të cilët tërë natën e ditës së arrestit të tij kanë shkaktuar incidente në qytet. Po ashtu Policia rreth orës 22, të së njëjtës ditë, ka shpërndarë një grup prej pesëdhjetë të rinjve që janë tubuar në të njëjtën ditë në Sheshin e Republikës në Beograd në shenjë të mbështetjes së të akuzuarit të Hagës Ratko Mlladiç.

Reagime

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serzh Bramerc

“Me prangosjen e Ratko Mlladiçit Serbia ka bërë punë të rëndësishme,n donëse me vonesë. Para dy javësh kam dërguar raport negativ për bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës. Kam thënë se Serbia mundet dhe domosdo duhet për të bërë më shumë por tashti pranoj se është kryer një punë me rëndësi, ndonëse me vonesë. Mlladiqi më në fund është prangosur, dhe pres që drejtësia në fund të përmbushet”

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Baraka Obama ka uruar kryetarin e Serbisë Boris Tadiq për prangosjen e Ratko Mlladiqit. Ai e ka bërë këtë nga qyteza franceze Dovil, ku presidenti amerikan po merr pjesë në samitin e vendeve më të zhvilluara të G8. Obama ka uruar Tadiqit për “përpjekjet vendimtare” që kanë mundësuar prangosjen e Mlladiqit për të cilin gjurmohet në më shumë se 15 vjet. Presidenti amerikan tha se Mlladiqi tashti do të detyrohet të përgjigjet para viktimave të veta.

Komisioneri evropian Shtefan Fyle

“Prangosja e Ratko Mlladiqit është shërbim për drejtësi dhe ‘për Serbinë janë hequr shumë pengesa në rrugën drejt Bashkimit evropian’. Ai tha se ‘personalisht ka uruar” kryetari Boris Tadiq dhe shtetasit e serb për prangosje të akuzuarit të Hagës. ‘Kjo është ditë e madhe për Serbinë,qytetarët e Serbisë,Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë ne. M lejoni që ti japim mirënjohje speciale kryetarit Tadiq për rolin e ti udhëheqës dhe personal jo vetëm për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës por edhe për rolin e tij të rëndësishëm për pajtim dhe stabilizim në Ballkanin Perëndimor’, tha File.

Kryetarja e Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës

Sabra Kolenoviq ka shprehur “kënaqësi të jashtëzakonshme për shkak të prangosjes së Ratko Mlladiqit” . Ajo ka shtuar: “Shumë vite kanë kaluar prej se Mlladiqi është në liri,por sot kemi parë një çikëz shpresë s krimineli që ka bërë gjenocid,ka shkatërruar gjenerata,shkatërruar BdheH,më në fund do të jetë para drejtësisë. Por nënat e Srebernicës nuk janë të kënaqura pse është prangosur ai tashti dhe kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Ai është dashur të prangoset ashtu ë më herët të vihet dritë te drejtësia dhe e vërteta për krimet në B dhe H,por edhe për shkak të pajtimit. Mjerisht, ne viktimat ende duhet ti dëshmojmë se ka ndodhur gjenocid”, tha Kryetarja e Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës.

Presidentja e Kosovës

“Prangosja e kriminelit Ratko Mlladiq është lajm që drejtësia ndërkombëtare shumë gjatë e ka pritur,veçmas familjet e viktimave dhe të gjithë qytetarët që kanë ndjerë pasojat e veprave të tija”, thuhet në deklaratën e kryetares së Kosovës Atifete Jahjaga ,e cila në vazhdim tha se: “prangosja dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe kriminelët kurrë nuk munden për të ikur nga drejtësia. Ekstradimi i Mlladiqit në Hagë do të mundësojë që të sqarohet ideologjia e mbështetjes së luftërave në ish Jugosllavi,kështu janë asgjësuar jetët dhe të mirat materiale të njerëzve. Ky rast do të shërbej si nxitje që të gjithë kriminelët të gjinden para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar,si rrugë të vetme në procesin e pajtimit dhe tejkalimit të kaluarës”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama