Ne momentin e rrezimit nje nga pilotet ishte jashte kabines

Ne momentin e rrezimit nje nga pilotet ishte jashte kabines

Një avion Airbus A320, i kompanisë gjermane Germanwings, që udhëtonte nga Barcelona në Dusseldorf u rrëzua te marten në jug të Francës pranë Digne-les-Bains për arsye ende të panjohura. Në bordin e avionit ishin 150 persona (144 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit). Pas thirrjes së emergjencës, dërguar në orën 10:47, avioni është zhdukur nga radari, duke humbur 9.000 metra lartësi mbi nivelin e detit në vetëm 10 minuta. Sekretari francez i Shtetit Alain Vidalies tha dje në televizion se s’ka “mbijetuar”. Pak më herët presidenti Hollande e kishte cilësuar ngjarjen një tragjedi të madhe.

Terreni i thyer malor dhe akullnajat e vogla do të vonojnë procesin e konfirmimit të viktimave, thotë xhandarmëria franceze. Të mërkurën janë gjetur mbetjet e para të kufomave të viktimave. Misioni për të dërguar trupat e të vdekurve në shtëpi do të jetë shumë i gjatë. “Kjo nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të ndodhë shpejt”, tha zyrtarja katalanase, Joana Ortega.

E perditshmja New York Times shkruan sot se nje nga dy pilotet nuk ishte ne kabinen e pilotimit ne momentin kur avioni nisi te humbiste lartesi. Pas kesaj ai ka tentuar te futet ne kabine por dyert ishin te mbyllura dhe nje gje e tille ishte e pamundur. Ne momentin e rrezimit ishte vetem nje pilot ne komandim.

“Piloti filloi te trokiste ne dere, por askush nuk i pergjigje”- shkruan gazeta. Nga audio e gjetur ne kutine e zeze degjohen te bertitura dhe trikitje te forta ne dere, aq sa dukej se ajo do te hidhej pertoke.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama