Ne fermen e kafsheve te Buscemit

Në fermën e kafshëve të Buscemit

Fillon me Kosovën, për të vazhduar me Francën, Tailandën, Italinë, Spanjën, Gjrmaninë, etj. Programi i orës 15.00-17.00 sjell nëntë filma nga Mata, Shtetet e Bshkuara të Amerikës, Izraeli, Belgjika, etj. Mes tyre edhe një animacion i Artan Makut prej 5 minutash "Gjiganti dhe gjahtari". Në programin special, që fillon në orën 18.00 priten të shfaqen filmat "Hermano" i regjisorit Giovanni Robbianno dhe "Animal Factory" (Ferma e kafshëve) me regji të regjisorit dhe aktorit të njohur Steve Buscemi.

Ky film do të prezantohet nga drejtori i fotografisë Phil Parmet, i cili nesër pritet të ketë edhe një workshop me studentë dhe artistë të rinj në ambientet e Kinema "Imperial". Ndërsa mbrëmë, në programin special u shfaqën filmat "Wether underground", kandidat për çmimin "Oscar", me regji të amerikanit Sam Green, anëtar i jurisë së TIFF-it dhe "WR Mystery of organisme" i regjisorit Dusan Makavejev. Filmi dokumentar nuk u lejua të ndiqej nga të rinjtë nën moshën 18-vjeçare. "WR Mystery of organisme", (WR Misteret e organizmit") një dokumentar trillues surreal fillon si një investigim i jetës dhe punës së psikologut dhe filozofit të kundërshtuar Vilhem Raiq dhe pastaj shpërthen në një tregim të formës së lirë të një vaze të re dhe të bukur slave, për emancipimin seksual. Ky film, që daton vitin 1971 u ndalua aso kohe në ish-Jugosllavi.

Re. K. : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama