Ne Shkup ku shqiptaret ngaterrohen mesveti

Ne Shkup, ku shqiptaret ngaterrohen mesveti
Eshte heret ne mengjes kur dielli e shkelqen magjistralin kryesor, qe te percjell ne krye te qytetit. Nje dite me pare kishte shi ne Shkup. Pastaj beri fresket. Serish shi dhe dielli ka avulluar gjithçka. Atekohe, dielli i maqedonasve ‘te rinj’ ishte ne te vetmin moment njesoj si ai i maqedonasve prej verteti. Kam kohe t’i mendoj te gjitha, ndersa nje makine e madhe mbledh mbeturinat, pak me tutje. Ajo e pastrimit me uje, nga ana tjeter, me shkund nga pergjumja dhe shoferi ma ben me shenje te shkoj me tej, teksa pak makina kane filluar diten ne Shkup. Kryeqendra e maqedonasve ‘te rinj’ ka ndryshuar jo pak. Si te gjithe rioshet urbaniste, qe u duhet te duken ekstravagante per identitetin, edhe ata kane nevojen e ekzagjerimit.

 Jo me kot, tutje ne Perendim, mbi malin Vodno kane ngritur nje nga kryqet me te medhenj me bote, gati 66 metra i gjate, qe mund ta rrokesh me sy nga 30 kilometra dhe qe ata ia blatuan historise se tyre te Kristianizmit. Poshte eshte qete. Shqiptare, serbe, maqedone, rome vertiten ne qytetin metropol ne kerkim te dite-jetes se tyre. Une, e filloj diten zakonisht me nje shites te thjeshte maqedon, qe i kerkoj gazetat shqiptare. Ate pyes edhe ditet e tjera te qendrimit per ndonje drejtim ne qytet; ate pyes per ndeshjen e pasdites; ate pyes edhe se ku mund te thyej disa Euro...Nuk e di sepse, por na hahet muhabeti, qe asnjehere s’ka pergjigje te sakta. Me ngaterron per te gjitha, dhe ne fund burri inatin ia nxjerr Euros...;une maqedonishtes.

Me 17:20, te njeres prej diteve te qendrimit, teksa kaloj nje shofer beogradas me ndalon dhe me pyet sesi mund te dale ne qender te qytetit. Ia tregoj vagullt, por me ‘kompetence’, njesoj si gjithe provincialet kur duan te tregojne njohuri per qytetin e tyre te ri! Bash ne kete kohe por me 5:17 kane ngecur akrepat e ores ne ate, qe ishte dikur stacioni i vjeter hekurudhor sak me 26 Korrik te vitit 1963, kur Shkupi u rrafshua krejtesisht. Ketu mbeti e vetmja pjese e qytetit dhe nga ketu u rindertua. Termeti prej 6,1 ballesh Richter edhe sot eshte referenca e vetme e ndryshimit te qytetit, kurse stacioni i trenit eshte kthyer ne Muzeun arkeologjik te qytetit apo ndonje ekspozite te perkohshme.

Nje dite me vone rrekem ta zbuloj teksa rrotullohem kotazi me Nevenen, nje mike serbe rreth 1,86 centimetra, qe duket sikur pozon ne çdo hap. Por kaq. Ketu eshte fundi i shetitores dhe vendi qe bashkon ne pergjithesi turistet. Maqedonet e kane mbushur vendin me skulptura urbane, qe kur shkon ne drejtim te masivit neoklasik te Bankes Kombetare dhe Pallatit te Ushtrise ne Qender merr forme te plote. Gjera qe Tirana ende i ka enderr, ashtu si gjelberimin dhe pastertine e saj. Kaq. Qendra tashme eshte rrethuar me llamarina dhe pritet te transformohet ne shtepine e re te Aleksandrit. Dalldia e Tiranes eshte edhe ketej. Qendra i perket te fortit. Me pas eshte Ura...dhe pertej shqiptaret. Rrotullohem shpesh aty dhe ne ditet ne vijim.

Politika

S’po gjej dot kete dite asgje per shqiptaret, ndersa shitesi im me qahet. “Ah... Euro, samo denar”. Japim e marrim, por nuk biem shume ne ujdi. “Politika”, ma kthen. “Politika”, ia pres. Disa minuta me vone kuptohemi. Qe ne ate moment nuk ka me akuj mes nesh. E pyes pse e kane rrethuar qendren. Te duket si nje ironi, por eshte e vertete. Iken nga nje qender e rrethuar dhe vjen ne nje tjeter metropol ballkanik me te rrethuar. “Do te vendosim Aleksandrin...”, me thote grotesk dhe e kap e qeshura. Aleksandri eshte kudo ne kete Republike lilipute. Sensi gjigandoman i tyre ua ka bere jeten e veshtire shqiptareve, qe jane banore permanente te saj; grekeve kufitare ua kane nxire me emrin, por edhe me flamurin dhe historine pa lene menjane bullgaret.

Keta te fundit, per dite e me shume, nuk ua falin bashkekombasve te tyre mendjemadhesine. Ç’ti besh?! Ndaj, bullgaret vertete ishin te paret qe e njohen si shtet, por asesi si “komb”. Greket, qe i qortuan te gjithe per parregullsine e embargos ndaj ish-Jugosllavise, e prene te gjithe marredhenien me kete shtet te ri, qe e turperoi ne komunitetin nderkombetar me emrin. Sa per shqiptaret... “Po te mos ishim ne, keta as nuk do te ekzistonin”, me thote nje shofer buzagaz, qe pasdite pasi le taksine ka ndertuar ne nje nga fshatrat prane Shkupit, nje floktore. Vetem se shqiptaret jane veçmas te ndare. Ata te Shkupit, kane probleme me kete te Kerçoves. Keta me ata te Kumanoves. Dibranet si dibranet. Keta, pastaj me te tjeret perballe. “Problemin me te madh se kemi me policet maqedone qe i le ndonje denar dhe mbyll syrin, me thote shoferi, por me keta hajnat tane.” Edhe pse e ekzagjeruar, kjo e ka nje te vertete. Shqiptaret po e vuajne shume ndarjen partiake dhe nga dita ne dite i vendosin vetem pengesa njeri-tjetrit. Ata qe deri dje i luftuan maqedonet tash jane ne qeveri me ta. Te tjeret, qe permblidhen me shume me Menduh Thaçin, dikur ne qeveri, jane kunder. Aq te ndare jane dhe aq i intereson maqedoneve kjo, saqe vizita e Presidentit Topi kaloi pa asnje jehone dhe percjellja e tij ne Tetove, gati u injorua pa asnje problem nga media maqedone. Kjo duket se e fashiti entuziazmin e atyre mijerave shqiptareve qe e priten me dashuri dhe atyre intelektualeve qe i mundesuan atij shpalljen Doctor Honoris Causa. Per ironi, jo shume larg, dhe gati ne te njejten dite, partia ne fuqi VMRO-DPMNE organizoi nje tribune ku ishte dhe kryeministri Nikola Gruevski...Pse? ”Ani, po ne i dime maqedonet”, me thote Hiseni, me te cilin pi ndonjehere kafe ne Çair. “Ketu, çdo gje asht politike”.

Ekonomia

Po eshte e vertete qe çdo pore e jetes ne Maqedoni ashtu, si edhe biznesi eshte e ndikuar nga politika. Jo hapur, por shqiptaret e besojne se per te pasur sukses duhet ta kesh mire dhe te ulesh jo vetem para maqedonit por edhe me partine shqiptare, qe eshte ne pushtet. Sikur te jete Shqiperia e viteve ’90, atehere “tenderi fitohet me lehte, malli kalon me shpejt ne dogane dhe procedurat administrative perfshi dhe tatimin kalojne me lehtesia te caktuara”, shkruan nje e perditshme shqiptare.

“Te fortet” ne pushtet kane kerbaçin dhe haraçin politik. Kjo eshte rruga. E verteta. Nje tjeter e perditshme shtronte problemin por ne menyre retorike per shqiptaret sesi ka mundesi qe ne Maqedoni s’eshte e njohur qe ka nje program vetepunesimi dhe per te jane dhene 8,5 milion USD, kurse USAID ka investuar 600mije USD. Kjo ka te beje me biznesin familjar, por shqiptaret as pothuaj nuk e dine ose edhe ata qe e dine e kane veshtire ta perfitojne. “.Arsyeja, sipas specialisteve vendas eshte klima jo e mire politike. Programi qeveritar do te thote mjete financiare pa kthim me te cilat parashihet blerja e pajisjeve dhe mjeteve te punes, lendes se pare dhe trajnimit per drejtimin dhe biznesin...sistemi vaucher per hartimin e planeve te biznesit dhe logjistike me rastin e regjistrimit familjar”, thote nje specialist qe ka shkruar te “Koha e Re”. Kuptohet se ne gjithe procesin s’eshte i perfshire asnje biznes i shqiptareve, ngaqe njerezit as e ndjejne fare ndihmen e pushtetit qe te pakten duhet t’i njoftonte, sepse shqiptaret s’mund te fitojne.

Kjo eshte arsyeja qe ne Perendim dhe Veriperendim te Maqedonise bizneset e shqiptareve ecin me veshtiresi apo mezi mbahen. “Madje edhe ne ato vende ku stimulohen disi, duhet me thene se nga banka nuk eshte se kane ndonje perfitim se kane kamata te larta dhe profiti i tyre as mund te imagjinohet...Jane te pakta ato biznese qe punojne me benefite”, me thote nje gazetar vendas. Shqiptaret jane te hallakatur prej politikaneve te tyre dhe mungesen e nje strategjie kombetare. Te gjoret perplasen me burokraci te medha por edhe shuma te medha ryshfeti. Nese nuk e ke mire, te pakten me shqiptaret qe je ne qeveri atehere harroje. ”Ani a do ma mire me ushqy kalamajte apo me u sjell verdalle. Ma mire eshte qe...”, me thote Hiseni, gazetar. Shqiptaret jane pjesa me e madhe e te papuneve ne vend, me thote zedhenesi i nje agjencie punesimi ne vend, qe eshte edhe kritik letrar, Ahmet Selmani.

Dhe, ç’eshte me e keqja sipas tij, po perçahen gjithmone e me shume. Varferia, pamundesia e mjeteve te jeteses dhe konfuzioni i politikaneve, po e arrijne qellimin e tyre. Nje familje, sipas statistikave vendase i bie te perdore 6 kg mish ne muaj, ose 200 gram per fryme, kurse kane nevoje perveç edhe per 26 kg buke ne muaj apo rreth 7 kg miell te tipit 500 dhe tete kilogram te miellit te tipit 400. Gjithsesi 70% e fshatareve e blejne buken, qe tregon se tashme nuk punohet shume. Nuk e di si do te ndryshoje kjo situate, por kjo do shihet plot nje vit me vone, kur Enti Shteteror Statistikor do punoje nga 1-15 prilli i 2011 per regjistrimin e ri ne Maqedoni (Te mendosh dikur ishte vetem nje shqiptar ne kete njesi). Edhe ato pak lajme te mira per shtepite sociale nuk ngrene askend. Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve ka shpallur nje konkurs per ndarjen e 208 banesave sociale te ndertuara sipas programit per ndertimin dhe mirembajtjen e banesave prone e Republikes se Maqedonise. Nga e gjitha kjo jane 71 banesa ne Oher, 46 ne Kriva Pallanke, 30 ne Kavadarm, 31 ne Kercove...dhe 29 ne Kocane...Te gjitha fare pak per problemet vendase.

Intermexo

Te gjitha te dhenat i pertypim sakaq. Edhe pse Ejsela, nje vajze qe tash e tutje, do jete kryeredaktorja e PLANET Tv, me e vogla e grupit tone, pyet pa reshtur. Shperndan gezim, ndersa Jovani dhe Masha, dy sllave te hareshem dhe pjesa tjeter e grupit tone, hallakatet e sterlodhur ne Shkup. Ndalojme perkohesisht tek Nene Tereza, ku si shqiptar me duhet t’i bej pyetje plotesuese ciceronit, qe gati e thote me te lare goje se ajo ishte edhe... shqiptare. Pastaj pershkojme rrugen pedonale dhe shkojme ne Kishen e Shen Spass, e cila eshte nje veper e shekullit te 16 ne mes te Pazarit te vjeter dhe Keshtjelles se Kales. Admirojme nje ikonostas gjigand, qe eshte i gdhendur mjeshterit, kurse jashte Goce Delčev, hero kombetar eshte varrosur aty.

Ndalojme pak ne Kisha e Shen Demetrit e ndertuar ne shekullin e 18 ne vend te nje kishe te shekullit te 13. kurse nje grup studentesh te Urbanistikes vazhdojne te punojne. Pastaj pershkojme Ura e Gurte, ku eshte fill e ndare si me thike pjesa e qytetareve shqiptare me maqedonet. Nga andej kalojne grate e mbuluara, kurse ketej femrat moderne. Nje grup burrash bejne nje loje bixhozi ne perpjekje te perfshijne dhe myshterinj te rastesishem aty. Me sjellin ndermend lodra te tilla qe beheshin ne vitet ’90 dhe qe u rrembenin qytetareve parate. Ura e ndertuar nen patronazhin e Sulltanit Mehmet i II mes 1451-1469 dhe sot eshte nje gje emblematike per qytetin, por edhe simbol i nje vjetersie relative. Njesoj edhe vete qyteti i Vjeter eshte nje hapesire ne mes te Ures se Gurte dhe Bit Bazaar, Keshtjelles se Kales dhe lumit Vardar. Shkupi i vjeter, po te besojme Çelebiun, ishte pikerisht ne kete vend. Te mendosh se deri ne shekullin e 17, Pazari i Vjeter ishte nje nga gjerat me te bukura te Lindjes.

Vonohemi neper rruge, por endrra ime eshte te shikoj kalane, te cilen gjithmone e kam kundruar nga poshte. Aty, nje ekspedite masive arkeologjike zhvendos dhera, ndersa perpiqen te gjejne shtresat stratigrafike te kalase. Keshtjella e Kales ka qene prej kohes se Bizantit, po turqit e konsoliduan duke e forcuar me tej ndertimin e shekullit te VI. Me tej Kurshmli Han, nje ndertim shume interesant prej harqeve dhe shtyllave. Atje eshte sot muzeumi kombetar i artit dhe mundohem nga mbiemri qe has te pyes nje moment per nje autor te vjeter shqiptar. Ciceronia nje grua e vjeter vendase e hedh menjehere poshte. Do kujtoj se gjejme pak prehje te Xhamia e Mustafa Pashes, e cila eshte nje nga me te bukurat ndertesa te arkitektures otomane ne vend.

E vendosur ne nje koder, ajo rri perballe Kales. Na heqin shpejt. Edhe ajo u prish me 1963. Kurse krenaria per turistet jane disa muzeume dhe keto te gjitha fare afer perfaqesise sone diplomatike. Madje, ne njeren jane dy ikona, qe nje vit me pare jane ekspozuar ne Metropolitan dhe qe sipas ciceronit e kane shastisur New York-un. eshte Krishti Pantokrator dhe nje tjeter, me kanone disi ‘te shperfytyruara’ te Krishtit. Nje vajze e re, qe na shoqeron, na thote se perveç tyre Shkupi ka nje festival xhazi qe ka funksionuar ne Federate dhe qe ata e vazhdojne qe nga 1981. Ka melodi fusion, acid jazz, Latin Jazz, smooth jazz, dhe avant-garde jazz. Tutje eshte stadiumi me i madh, qe ka emrin e te atit te Aleksandrit, Filipit te II, ku luan perfaqesuesja.

Kunder shqiptareve

Perfaqesuesja maqedone ka pasur deri vone dhe lojtare shqiptare, kurse tashme me duket se mungojne. Ne vend te kesaj ka dhune verbale dhe urrejtje. Qe duhet te jem i sinqerte me duket jo shume larg dhunes verbale, qe kemi dhe ne ne vend. Ajo eshte e tille ne Maqedoni, saqe BDSH vlereson se mungesa e vullnetit politik te pales maqedone dhe agresiviteti ne shtim kunder shqiptareve, po imponon organizimin e nje Konference te re Nderkombetare per Maqedonine. Ohri qe i dha fund luftes nuk po ben dot kurrsesi paqe. Pushtetit gjyqesor vazhdon diskriminimin, ndersa edhe tash pas nente vitesh shqiptaret burgosen dhe torturohen me procese te montuara. Ka shume raporte qe e shprehin acarimin e raporteve nderetnike.

 Por, ajo qe eshte me e prekshme eshte sjellja institucionale ndaj shqiptareve: “Loja me partite shqiptare kush do jete ne qeveri; tollovia me partneret shqiptare ne koalicion;moratoriumi dy vjeçar per çeshtjet etnike; Ligji i cunguar per perdorimin e shqipes; Ligji per stimulimin e natalitetit; Injorimi i Shqiperise dhe Kosoves; Injorimi i nevojes per ligjin e familjareve te deshmoreve dhe invalideve te UCK; Stimulimi sistematik i incidenteve zgjedhore te shqiptaret dhe qershia mbi torte ishte enciklopedia fyese per shqiptaret eshte nje sistem i tere kunder shqiptareve. Sikur te mos mjaftoje kjo, VMRO-DPMNE kerkon zvogelimin e numrit te anetareve te Keshillit Gjyqesor dhe ministri i Drejtesise te mos marre pjese ne punen e tij...dhe frika nga pazaret me shqiptaret. Shqiptaret, me te cilet jam ulur, pas ndarjes nga grupi i gazetareve -me tregojne se jane te ndare ne kampe. Di dy kampet kryesore, por s’di te tjerat. E humbas krejt...

Korrupsioni

Nuk dua t’i pyes me, por me terheq nje lajm per nje shqiptar, qe vazhdon nje sistem kurimi prej 30 vitesh ne dialize, Abdija Mustakovski, qe ka marre dhe nje çmim nderimi. “Bravo”, i them. Mos shiko ate, me thone me nje ze, shiko kete. eshte zbuluar nje sistem keqberesish, ku me kallezimet penale jane perfshire 37 persona dhe jo zyrtarisht 34 prej te dyshuarve jane arrestuar...Ne mesin e tyre jane plot 17 doktore dhe specialiste nga spitalet private dhe publike...Aksioni “Metastaza” perfundoi me arrestimin e 40 personave qe kane mundesuar pensione per 50 raste dhe qe sipas Zedhenesit te MPB Ivo Kotevski te dyshuarit per kompensim me te holla me minimumin prej 1500 Euro u kane mundesuar personave te interesuar te fitojne pensionin invalidor...Ne te njejten kohe, Ministri vendas Mihajlla Manevski mbrohet nga akuza per korrupsion dhe Vlado Buçkovski e akuzon per kameleon.

 Ministria e Drejtesise akuzohet per kushtet e keqija ne burgje, skandali me uzurpimin e tokave me pronesi shoqerore dhe presioni politik, per shpenzime qe shkojne deri 1,2 milion euro...Ai mbrohet se ka referenca pozitive nga raporti i Komisionit Evropian ku reformat gjyqesore jane vleresuar me nota pozitive...“Sot jemi te perballur me njeren prej dilemave me te medha ne Republiken e Maqedonise, nese pushteti vetem deklaritivisht deshiron te konfrontohet me te gjithe ata qe u kane bere dem ne te kaluaren bashkatdhetareve tane. Ne lustrimin e kishim lehte te kerkojme kodoshet, ketu kemi njeriun perziere direkt...i cili “deri ne berryl” i ka duar te pergjakura me ekzekutime politike qe i ka bere gjate periudhes se sundimit paraprak” i ka thene Buckovski. Kurse kryetari i Bashkesise fetare Islame Reis Ul Ulema, Sulejman ef. Rexhepi i ka dhene tone te ashpra per perpjekjet e qeverise per denacionalizimin. “Po denacionalizohet pjesa e vjeter me Çarshine, dyqanet, hanet dhe hamamet. Qeveria ka vendosur te ndryshoje ligjin. Ata po sllavizojne, ndersa me ligjin ekzistues te denacionalizimit jane bere 350 kerkesa qe jane te BFI ku kerkon kthimin e 3,869,806,00 m2 ku perfshihen livadhe, ara, kullosa, male dhe 41,258 m2 objekte dhe pas 12 vitesh vetem 10 perqind te prones eshte kthyer. Qeveria e Maqedonise me kete politike dergon sinjale se nuk eshte per bashkejetese, ajo nuk eshte per nje shtet multietnik, multifetar dhe demokratik...”. Ç’te thuash me?!

Po shqiptaret

Ali Ahmeti, ish kreu i UÇK-se dhe qe tani eshte ne pushtet vazhdon te mbeshtese kryeministrin aktual. ”Largimi i kujtdo nga qeveria nuk mund te zgjidhe problemet tona qe jane 20-30 vjeçare”, i thote ai medies vendase. Ne fakt, problemet e shqiptareve jane me te renda. Proceset gjyqesore ndaj qytetareve te pafajshem “Sopoti”, ku u vrane dy ushtare polake te NATO-s; Brodeci; si edhe rastet e Hages, qe tashme i rigjykojne gjykatat vendase. “Diskriminimi i hapur paraqet shqetesime te rrezikshme”,ka theksuar keshilli i formuar i organizatave te shoqerise civile...Me zhgenjyes ishte dhe nje fakt tjeter, kur ne Panairin e sivjetem qe ishte i 22-te ne radhe e bojkotuan botuesit nga Shqiperia dhe Kosova...per shkak te problemeve ne dogana. Vetem 6 shtepi botuese moren pjese ne kete panair. Por, per keto Ahmeti s’flet. Me pak fjale, moratoriumi per çeshtjet etnike, qe ka shpallur kryeministri aktual Greuevski, e ka ndezur me shume fillin. Maqedonet po hakmerren mire dhe raportet nderetnike shenojne perkeqesimin. Shqiptaret jane gjithnje e me pak, ndersa femijet tash jane te detyruar qe te mesojne qe ne klasen e pare maqedonishten. Me shume akoma, Organizate e Veteraneve te Luftes OVL-UÇK me kryetarin Besnik Hoda thote se keto vendime qe po ngrene gjykatat maqedone, po hapin realisht plage te vjetra. Realizimi i perfaqesimit te shqiptareve ne administraten shteterore ka ngecur edhe pas paralajmerimit se rreth 1000 punesime jane parapare ne buxhetin e ketij viti. Megjithate, kjo eshte thjeshte nje farse.
...
Shqiptaret s’kane vetem probleme me punen. Ata jane te persekutuar kudo edhe pse Maqedonia po perpiqet te fitoje nje date per fillimin e bisedimeve ne BE-ne gjate presidences spanjolle dhe ministri i jashtem Spanjoll Migel Anhel Moratinos e ka bere kete fare te qarte. Nderkohe, qe propozimi Maqedonia Veriore po i kenaq greket dhe duket se Maqedonia do te kaloje nje problem tjeter jo te vogel per te. Ka pershendetur negociatori Nimetz edhe pse nuk e di tamam se çfare do bisedohet...E kuptoj ne fund pse permendet aq shume “Bandenteri” dhe nga ai dhe nje ligj per diskriminimin. Vetem qe nuk e di pse shqiptaret jane shume me poshte ne mireqenie se maqedonet. Kryeministri Gruevsi thote se nuk mbeshtet gjerat qe jane jashte Marreveshjes se Ohrit, duke e shtyre dhe me tej konfuzionin, pasi nuk i mban premtimet. Shqiptaret kerkojne nje tjeter Marreveshje. Si gjithnje, maqedonet dhe shqiptaret mbeten ne udhekryq.
Ne diten e fundit blej si zakonisht diçka nga miku im. eshte miqesor si me klientet e rregullt, por nuk e di se eshte dita ime e fundit. ‘S’kam gazeta”, me thote. “A do te pime diçka”? eshte fresket, por s’kam kohe ta shtyj me me maqedonin. Nata bie e qete ndersa nje flamur i stermadh i Maqedonise çan erresiren duke u shpalosur ne eter para te panjohures. Flamuri i Aleksandrit ndjell ende ankth per gjunjet rakitike te shtetit te vogel...

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama