Ne Ngjipene homerike ku benin kontrabande komunistet

Ne Ngjipene homerike, ku benin kontrabande komunistet
Keni nje tabele. eshte e shtruar udha. Kur te mbaroje asfalti, aty, do pyesni dhe do te zbrisni pak me tutje. eshte pak larget, por juve ia dilni”. Siç ndodh rendom me fshataret, nga pas merr dhe nje veshtrim nga koka te kembet. Ne te tre e permbushim...sfiden e syrit. Biseda ka ndodhur, pak metra pasi kalojme Dhermiun, apo me pergjithesisht: kater ore pasi leme Tiranen. Interesohemi per Ngjipene, nje nga brigjet me te bukura, qe permban Joni ne Rivieren tone.

Ne prag fillimi sezoni turistik, nuk eshte shume e veshtire qe t’i gjesh gjerat. eshte vertete tabela afer Illiasit dhe pastaj rruga. Por, çfare zhgenjimi?! Ai, qe e ka bere, e ka realizuar te gjere me vetem nje kalim dhe ne segmente te veçanta ka bere ndonje xhep (te justifikoje projektin), sa per te mos u perplasur makinat, dhe kuptohet qe te mund te nderrohen. Siç ndodh rendom, asgje e sakte dhe per se mbari ne kete vend...

...Ne nje dite te erret te atij viti te larget, ai zbriti ne stere. Nuk donte ta shihte askush. Kishte llogaritur me mendje qe me te errur do te ishte ne fshat. Nga Ngjipeja, ku zbriti, duhej nje cope udhe deri me Vuno, fshatin e tij, qe i qendron kundruall Himares. Ishte ftohte, ndersa burri kishte me vete nje torbe, vetem me rrobat e trupit. Ishte nje nga pinjollet e zones, qe kthehej me i varfer sesa kishte shkuar ne kurbet. Krenar dhe ne kete varferi te tij. Nga Ngjipeja morri udhen neper nate...

Drejt Ngjipese

E kam ne koke kete histori. Nje pinjoll i nje familje kishte vite ne kurbet dhe nje dite vendosi qe te kthehej. Por ç’ti tregonte races se tij. Kishte ardhur me i varfer, sesa kishte ikur... Ndaj zbriti tutje ne Ngjipe, sepse aty rralle here shkonin njerez apo do takonte njeri te gjalle. Ndonje bari, ndonje qe digjte detin per pak peshk dhe pastaj askush. Priti naten dhe pastaj...ngadale iu ngjit fshatit. Dhjetera vjet me vone, ne e arrijme shpejt drejtimin e kundert, sepse jemi ne kahun e kundert. Aty ku mbaron asfalti mbarojme dhe ne rrugen e makines dhe pergatitemi per udhen me kembe. Tashme duhet te pyesim, ndersa dikush duhet te na drejtoje sesi do te biem drejt e ne det. ...eshte ngrohte ndersa dy apo tre shtepi, qe jane ndertuar diku ne maje te fushes te Vunoit, jane pika jone e vetme e orientimit. Ndjekim ate drejtim. Tabelat harroji. Kur mberrijme shtepite, nuk ka asgje. Kater minuta me vone, nje grua na bertet qe tutje. I kerkojme rrugetimin sesi te zbresim ne Ngjipe. Ajo, pa na u afruar fare, na thote qe te zbrazemi dhe te ikim... dhe te marrim tutje.

Ku, i bertas nga larg. Ik..ik...Ne syte e tu, them me vete. eshte tmerr e pasjellshme. Nuk e di pse, por ne udhetimet e fundit, Himara dhe banoret e saj, me jane bere gjithnje e me te larget. Hapim syte. Jemi tre vete. Na shoqeron nje ish-oficer. Rebusin e zgjidh Jutta. Si nje skautiste e mire, shikon sesi eshte gjelberimi, ndjek instinktin dhe ma ben me shenje se aty duhet te jete udha. Vertete, nuk ka gabuar. Dhjete minuta me vone, ajo; oficeri, qe dikur ka qene komandant i njerit prej reparteve te kembesoreve te Karaburunit; une- gjejme shtegun e duhur. Vete, kam qene 30 vjet te shkuara, por nga nje dhiare, e cila me ka humbur krejtesisht nga perfytyrimi dhe qe e kemi marre nga Vunoi.

Udha i ngjan si dy pika uji rrugetimeve te tjera, qe kemi pershkruar dhe kane bere vijen e udhetareve mes shkembinjve dhe bokerrimave. Ka pendence shpesh here gati 30 perqind, ndersa ne zbresim teposhte e me teposhte. Kane mbetur ende shtyllat prej druri te kohes se Enverit dhe koha eshte fiksuar diku andej. Sak, atehere, qe nga larg shfaqet Ngjipeja dhe ne mes te gjirit nje pellg i madh i kadifenjte, qe kontraston me blune e thelle te detit. Ne bejme udhe mes bokerrimave dhe shkojme poshte e me poshte.

Nuk ka asgje te veçante ne dukje veç gurit te thepisur te vendit...dhe bunkereve masive, qe jane ngritur ne vende, ku ka qene gati e pamundur shkuarja e makinave te zakonshme. Bunkeri eshte e vetmja gje qe e lidh me kotesine veç shtyllave. Por, edhe qe e ben krejt jashte kohe. Riviera shqiptare eshte e shemtuar, qe kur njerezit kane vene dore. Dhe, jo vetem me bunkeret, por edhe me hotelet, ngrehinat allosoj dhe gjithçka tjeter. Ne fakt, kjo eshte teme tjeter. Bunkeret duheshin. Dhe, kjo sakrifice e jashtezakonshme behej qe kur te vinte armiku te ishim gati. Kuptohet, ashtu si ndodh me ne shqiptaret, asnjehere s’vjen ajo qe presim. Edhe armiku s’erdhi kurre, kurse kjo djerse e pafundme tashme mbetet e betonizuar si shenje e budallallikut tone kombetar. Oficeri qe na udheheq eshte pa fjale dhe heq udhe pa fjale. Mban mustaqe te vogla dhe duket qe ka qene nje drejtues i mire. Kushedi sa vite, ka qe nuk vjen ketej. Flet pak por eshte i jashtezakonshem ne pershtatjen e tij ushtarake. Sa me shume afrohemi, aq me shume Ngjipeja na thethin. Nga tutje, tingulli i valeve behet me i shtruar, ndersa grishja me e plote. Tingulli me i plote...dhe...
...
Pas çdo metri, Ngjipeja, qe tashme duket shume me mire se nga per-tutje, shperfaqet me e gjitha. Del dhe prapa-toka e saj dhe thellesia, qe eshte nje kanion madheshtor, njesoj mbase si ato te Skraparit ne lartesi, por shume me i vogel ne gjatesi. Kur vendosim kembet ne rere, pas rruges se gjate, gjerat hapen. Valet lepijne zhurmshem reren, ndersa nje perrua i vogel i kadifenjte derdhet ne det. Jutta pergatit menjehere aparatin. Oficeri zhvendoset per t’u kthyer ne objektiv te saj. Deti valezon pak dhe nje ere e lehte perplaset ne shkembinjte prane, qe e rrethojne gjirin nga dy ane. Ajo qe e perben gjirin, qe duhet te jete rreth 80 metra katror, jane tre ose kater ngrehina, tashme rrenoja, nje fushe plot me ullinj dhe agrume dhe nje gomar qe eshte tutje. Reren e pershkon ne te gjithe gjatesine vija e ujit, qe duket se e ka fillesen nga kanioni. eshte shkaktarja kryesore, qe e ben detin me njollen kafe.

Ngjipeja ka pas gjirin e mrekullueshem te Jalit, para tij Qeramidhen dhe plot gjire te tjera me emra konvencionale te panjohur. Te gjitha te mahnisin me veçorite e tyre. Dhente Zoti, qe te mos afrohet betoni. I gjithe vendi, jo vetem te grish, por te jep dhe sensin e aventures. Duket si vend i braktisur, por ne fakt s’eshte aspak i tille. Ne kohen e Enverit ketu behej kontrabanda, na thote oficeri, por nuk do te na thote detaje me shume. Ne fakt, e kemi degjuar prej kohesh...Nga larg, ngrehinat e prishura, jane deshmitaret sesi mendja e njeriut ka dashur gjithmone te prehet deri ketu. Hallakatemi te tre, seicili ne punet e veta, kurse rruga e veshtire dhe me e veshtire, drejt zbritjes, pothuaj eshte harruar. Oficeri lirohet pak dhe tashme ben dhe guide vetjake, kurse Jutta qe ka mbetur pas ne mes te gjirit eshte e mrekulluar me eren dhe peizazhin perreth saj. E ka dehur krejtesisht natyra...Kur kujtoj, qe ka qene ajo qe na ka drejtuar me vjen pak turp. Me sa duket eshte nje problem kombetar kjo mungesa e orientimit mes nesh...

Pak rendesi ka. Dhermi, Ngjipe, Jal, Himare, Palermo, Qeparo, e gjetke, jane gati njesoj per ate qe vjen. Uroj, qe dora e njeriut shqiptar te mos vije ketu. “Rruget e Bardha” dhe te gjitha keto gjire, bashke me vendet e pafundme turistike, i kalojne te gjitha parashikimet, ashtu si edhe Gjipeja. Me tej, Manastiri i Shen Theodhorit, Gryka e Djallit ne Ngjipe, Shpella e Pirateve, Shtegu i Dhenve, Shkembi i Peristereve, Guri i Shquar, Istikami i Janos, Folete e Bardha, e shume te tjera, kane historirat e tyre interesante dhe origjinale, te cilat nje guide e mire mund t’i nxirrte shume ne pah. Do i nxirrte, por do i

shkaterronin njerezit. Me mban te varur nje kujtim femijeror i familjes sime ketu. Ishte rreptesisht e ndaluar por me nje leje nga reparti ushtarak dhe mund t’ia dilje...Ashtu si edhe ne ate dite. Ndersa naten, makinat qe vinin ketu e dinin destinacionin. Malli, qe ato duhej te zbrisnin poshte, apo me kafshe, e dinte destinacionin. Cigaret nga Shqiperia, qe niseshin nga Ngjipeja arrinin vendin fqinj dhe kontrabanda nuk donte t’ia dinte fare per Perden e Hekurt dhe bunkeret ketej. Çfare grotesku?! Por ishte ajo kohe. Ndersa, jemi ndare, neper Ngjipe mundohem te ngre ne koke nje skenar. Nga vinin dhe ku shkonin te gjithe ata njerez. Si ngarkonin dhe si e mbyllnin gojen pastaj. Shume vite me vone, pas viteve ’90, kjo pervoje nuk iki kot...Ajo u perdor per skafistet ne momentet qe veshtiresohej puna nga Vlora. Atehere skafet niseshin nga Ngjipeja nga ky vend krejtesisht i mbrojtur...per te derguar kontrabande qenien njerezore, per nje jete me te mire..larg kesaj mrekullie.

Intermexo

Ngjipeja, ndoshta do te jete e vetmja ne vendin tone ku Gryka e Djallit eshte diçka mahnitese. Me ka takuar te shkoj dikur ne nje zone te thelle te provinces se Chakog ne Argjentine, ku ishte nje diçka e ngjashme me Gryken e Djallit ne Ngjipene. Te huajt qe vizitonin kuriozitetet e provinces ne fjale nuk linin pa i kaluar ne Kafajate, siç e kishte emrin ajo. Kurioziteti qendronte ne jehonen e zerit, e cila ishte diçka e veçante. Ketej kishin kaluar kengetare e soprano nga shume vende te botes, te cilet ishin befasuar me ate çka degjonin, kur zeri i tyre transmetohej ne jehone te pambarim. Besoj se Ngjipeja ne kete drejtim do te jete nje kuriozitet shume interesant per vizitoret, do te shkruaje Piro Andoni nje nga diplomatet shqiptare, qe kishte sherbyer si ambasador ne Argjentine.

Plaku

Vertete, sapo kam vendosur kembet ne gjirin e Ngjipese te duket vetja tamam sikur kemi shkuar ne antikitet. Nje breg qe duhet te jete rreth 300 metra i gjate me nje rere te paster ka nje rrjedhe uji, qe sjell nje uje si te kuq nga larg. Gryka e Djallit duket se vjedh te gjithe vrerin e saj drejt detit Jon. Dhe uji vazhdon te jete i skuqur...Tutje, kullot nje gomar, ndersa diku me tutje shikoj silueten e nje njeriu. Jutta ka humbur ne fotografimin e peizazhit dhe shpesh perdor oficerin e pagoje si objekt njerezor, qe rri si i ngrire nga komandat e vazhdueshme. Ajo e urdheron dhe bezdiset kur ai nuk e kupton. Mua instinktivisht me merr me vete “Gryka e Djallit”.

Largohem shume prej tyre, duke i lene ne breg te detit. Kam vite qe nuk e bej kete udhe. Qe atehere, ne vogeli, kur isha me familjen time. Tashme jam i vetem ngaqe disa prej atyre qe ishin ate dite nuk jane me fare ne jete. Gryka me merr me vete...derisa shikoj ate. Nje burre, qe ka nje kapele, qe i ngjan pak Farehedhesit te Onufrit rri i patrazuar. Me ka pare, por pak i bej pershtypje. Une jam i habitur sesi mund te kete njerez ketu. eshte nga Illiasi dhe eshte pinjoll nga familja Gjidede. Bejme me shenja nga larg. eshte çudi, qe ne kete humbetire, rrethuar nga tre anet me male, qe i çan nje rruge gati e panjohur, te shihen rastesisht njerez. Ja qe ndodh.

Ai eshte gati gjysme i zhveshur dhe ne qejf te vet. Ia bej me dore. I ben fare pak pershtypje. Po mbledh barera, me thote. Kur tete minuta me vone do ulemi pertoke biseda do i gjeje shpejt telat. Pyet per te njohurit, ndersa kam frike se e njeh me mire racen time sesa une vete. Raca juaj, eshte edhe ai qe ka gomarin, me thote. Ka gjuajtur me dinamit dhe kushedi nga ia ka mbathur tani... i paudhi. Plaku eshte hokatar dhe kur 20 minuta me vone do te bashkohet dhe Jutta, plaku do e pershendese ne gjermanisht. E nxjerr koken shpejt. 80 vjeçari ka qene ne burg sepse ka dashur te arratiset.

Ka bere pune te ndryshme ne qytet, derisa zoti ‘i mori mendjen’ dhe donte te arratisej. Pasi ka dale nga burgu i eshte kthyer serish fshatit, Illiasit dhe qe atehere nuk ka ikur me. Nuk shan. Nuk mallkon. Si te gjithe njerezit ne perendim te jetes, e ka mbyllur tashme. eshte i dobet por tejet i forte dhe edhe pse degjon me veshtiresi -artikulon qarte dhe eshte shume miqesor. Gati -gati nje gentelman i vertete. Ka nje shendet te admirueshem.

Nuk do te na shoqeroje ne kanion, por na le te tre qe te ikim. Ecim ne formacion luftimi. Njehere oficeri para dhe une me Juten anash, duke u munduar te kalojme vijen e ujit, ndersa detin e leme pas dhe here tjeter trekendeshi zevendesohet nga njeri apo tjetri ne krye. Duhet te jete mbi 400 metra ecja ne thellesi te ketij kanioni, qe vertikalizohet duke u ngushtuar ne mbi 30 metra lartesi. Por vetem ne gati 100 metra ai ka penetruar ne toke. eshte vertete madheshtor ne kuptimin e atyre qe kam pare ne Shqiperi.

Intermexo

Provinca qe sot quhet Himare, ose popujt himariot jane Epiri i Vjeter perendimor qe njihej me emrin Haoni dhe popuj te Himares dhe qe kane fituar fame me profecite e orakujve dhe me luftera kunder mollosve te vjeter, fqinje te tyre dhe sot kufizohet ne perendim prej grykes se Adriatikut dhe Shqiperise, ne mesdite prej detit jonian, ne lindje prej Epirit lindor qe gjendet nen sundimin e turqve, dhe nga veriu prej Thesalie, e cila thuajse e rrethon. Gjatesia e saj eshte rreth njeqind milje dhe fillon me kepin Longeta dhe mbaron afer keshtjelles se Butrintit.

Gjeresia e saj nuk i kapercen te pesedhjete miljet. eshte i rrethuar dhe mbrojtur, sidomos gjate bregut te detit, prej maleve shume te larta dhe te pakapercyeshme te quajtura Acroceraune; per kete arsye orvatjet thuajse te pareshtura te otomaneve per ta shtruar kete province deshtojne. eshte popull shume luftetar dhe po te bashkoheshin te gjithe do te mund te mblidheshin njezetmije burra te afte per lufte. Nuk po flasim per veprat e tyre nen mbretin e lavdishem Pirro dhe me vone per veprat e Skenderbeut, i cili ka shume kohe qe fitoi fame, sepse historia e tyre eshte mbushur me vepra trimerie.

 Shenojme vetem se prane tre zoterinjve te shteteve te ndryshme ne kete vend jane zgjedhur dhe paguar me rroga tre veta me sherbime te ngjashme me kafazet dhe nuk e kane turperuar veten. Filipi i Dyte, mbreti i Spanjes, ka patur nje numer te caktuar kembesoresh dhe kaloresish nen komanden e gjeneralit Georgi Basta, gjate luftes se shteteve te Uleta dhe te trazimeve ne France, ku sherbyen nen drejtimin (ne kohen e sundimit) te Dukes se Parmes me 1591-1592 dhe ne vitet e mevoneshme, gjithashtu, sundimtaret e mevonshem te Spanjes kane patur ne sherbim te tyre himariote, ndersa feldmarshalli Zhonopull gjate luftes se Kazalise ne Lombardi ne vitet 1635-1636 ka fituar lavdi, pastaj gjate kryengritjes se Napolit ne vitin 1647 dhe kur eshte bere ndryshimi ne Mesine ne vitin 1675 kane fituar fame....

Qeveria eshte demokratike ose popullore dhe ligjet ndryshojne pak prej atyre te Malit te Zi. Provinca perbehet prej krahinave te poshteshenuara: gjate bregut te detit - Himara, Piliureus, Bunceci, Drimades, Kllopero, Nivica, Pallasa, Pikerni, Basilio, Liates, Llukovo, Kvaranta, Vuno, Saseno, Otorsi; ne toke - Dukati, Drazhia, Radhima, Gjombocari, Gumenica; vazhdojne vendet brenda tokes - Mazzari, Drubaēe, Kudesi, Liopes, Mavrova, Vranishta, Zenogorica, Smokthina, Gjonimei, Kallozherates, Zugliates, Vermihiotes, Lepenica, Kuēēi, Kardini, Velēja, Bratades, Galiasa, Golimbades, Liaparda, Millu, Doksiotes, Progonates, Gliopeziotes, Vansa, Tepelena. Perveç fshatrave te vogla qe nuk po i permendim.
...
Do te kthehemi serish pas 45 minutash dhe nuk kemi kohe te lahemi. Plaku eshte ne nje pus dhe nxjerr uje. Me grish te pi. Me flet per ata qe kane ndertuar dhe sesi nuk i gezuan. “Dhe, ata nga Vunoi, ishin..”, me bene indirekt fajtor. Çuditerisht edhe ketu ia ka behur policia ndertimore dhe ka prishur...Ndahemi me plakun, ndersa ai na pershendet sikur te mos na kete takuar fare. Ngjipeja eshte e heshtur, por bukuria e saj eshte e tille perderisa eshte e vetmuar...Plaku, do e shikojme nga tatepjeta ku ngjitemi, teksa ben ecejake te gjata vetmitare ne plazh. Nje moment futet ne uje, por del serish. Me duket si lakuriq, por kjo ma shton respektin, per burrin e vjeter, qe pertej...Kur 45 minuta me vone dalim ne asfalt, shoferi ka nxjerre kembet dhe nen zerin e insekteve ben nje gjume te patrazuar. Tabela eshte serish aty, por tashme ne ikje...kthehem, si per te gjetur udhen e atij vunojtesit, qe vinte nga Ngjipeja, per t’iu ruajtur njerezve, apo atyre, qe vinin per kontrabanden. Jane thjesht mirazhe. Duhet te kthehemi. eshte pranvere 2010.

Materiali i perdorur nga Gjeografia Fizike e Shqiperise; letra derguar careshes se Rusise nga Himariotet dhe nje artikull i Piro Andonit

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama