Ajo qe sot me se shumti vizitohet ne sitin e famshem arkeologjik te skajit jugor te vendit, eshte Kalaja e Butrintit. Por gjate lulezimit te tij ne periudhen romake, Butrinti ishte rrethuar nga vila qe u perkisnin pronareve te pasur te tokave. Njeri prej tyre ishte miku i shquar i Cezarit, Titus Pomponius Atiku. Pronat me vilat, me pamje te mrekullueshme nga qyteti antik, asokohe ishin pjesё e nje peisazhi homerik. Por ky pejsazh, ne njefare menyre na vjen deri nё ditёt tona. Per kete arsye, Parku Kombetar i Butrintit ne bashkepunim me Fondacionin Butrinti, i kane kushtuar nje rendesi te madhe studimit te siteve arkeologjike perreth Butrintit dhe i kanё lidhur ato me njera-tjetren, si dhe me qytetin antik nepermjet nje rrjeti rrugezash. Keto rrugeza kalojne neper pejsazhin lagunor, nje vend i cili po fiton jete edhe nga zogjte migratorё te ujit e nga shume gjitare qe jetojne aty.
Nder gjitha sitet pёrreth Butrintit, me i shquari eshte Diapori, i vendosur afer nje burimi ujor ne cepin juglindor te Liqenit te Butrintit. Germimet arkeologjike ne Diapor u zhvilluan nё 4 vite rradhё dhe u mundesuan nga bashkepunimi i Institutit te Arkeologjise dhe Fondacionit Butrinti drejtuar pёrkatёsisht nga As. Prof. Luan Perzhita dhe Dr. Will Bowden. Keto germime na mёsuan se aty, qe prej kohes se Mbretit Pirro (fillimi i shekullit te trete para Krishtit), gjendej nje vile ndertuar tateposhte kodres. Rrenoja te ruajtura mire kane mundur t’i mbijetojne shekujve, e kёshtu janё zbuluar shumica e ambienteve te viles, perfshire kёtu edhe banjoja e saj. Rrenojat zene nje zone direkt mbi bregun e tanishem te liqenit. Eshte nje vendndodhje e mahnitshme, e perzgjedhur me shume kujdes, duket nga nje dinjitar i lashte, i cili mund te admironte jo vetem liqenin e Butrintit por edhe vete qytetin, silueta e te cilit del ne pah nё shpatin malor te Korfuzit.
Butrinti pesoi nje katastrofe rreth mesit tё shekullit te trete pas Krishtit; keshtu qe dhe Diapori, ashtu sikurse pjesa tjetёr, u braktis. Ndoshta kemi tё bёjmё me shkaqe natyrore si p.sh. me nje termet, por nuk pёrjashtohet mbase edhe nje krize e madhe ekonomike e krijuar nga problemet qe Perandoria Romake kishte asokohe ne Lindjen e Mesme. Gjithsesi, ne shekullin e V-tё pas Krishtit, qyteti i Butrintit rigezonte rolin e tij si nje port kryesor ne nje rruge detare shume te rendesishme qe lidhte detin Adriatik me Lindjen. Ne kohen e Perandorit Justinian, u ngriten dy manastire, perpara se te ndertohej Bazilika e Madhe dhe Pagezimorja qe e shoqeronte. I pari u ndertua ne Fushёn e Vrines, brenda rrenojave te periferise romake. Manastiri i dyte ishte pikёrisht ne Diapor.
Faktoret qe i rikthyen Diaporit kete status te ri, jane ende nje mister. A mos valle kishte te bente me vetite sheruese te ujerave, ne ato kohera nje tradite rreth nje mije vjecare? Ndertuesit ia hoqen Viles Romake shume prej materialeve me te cilat ajo ishte ndertuar dhe me pas i perdoren per te ndertuar nje bazilike me tre aniata, e cila u ndertua ne nje tarrace te kodres, ne distance nga bregu i liqenit. Nje monedhe e rralle e mbretit vandal Thrasamund, e cila datohet ne vitin 493 pas Krishtit, u gjet ne germimet e dyshemese se kishes. Perreth gjithe kesaj duket jetonte nje bashkesi murgjish. Nje furre per pjekjen e tjegullave siguronte mbulimin me cati te kishes, ndersa banesa kryesore e bashkesise ishte nje godine e konsiderueshme me nje kat; qё shoqerohej nga nje kulle, ndёrtesa e banjos si dhe nje faltore. Nё tri varret e gjetura ne absiden e kishes u gjet nje monedhe qё ndoshta grabitur prej hajduteve te varreve, fakt qё verteton se varret janё plackitur ne shekullin e 13-te.
Manastiri lulezoi deri ne mesin e shekullit te VI-tё pas Krishtit, kohe kur Butrinti filloi te vuaje nga renia ekonomike, e cila pothuajse shkaktoi fundin e jetesnё zonёn e Mesdheut ne shekullin e 7-te. Edhe dy-tre breza murgjish munden te vazhdojne jetesen ne breg te liqenit duke shijuar kete vend. Pas kesaj periudhe, Diapori u braktis pergjithnje.
Parku Kombetar i Butrintit ne bashkepunim me Fondacionin Butrinti, vendosen jo vetem qe te restaurojne te gjithe sitin e germuar, duke ndjekur konventat e UNESCO-s, por edhe ta lidhin Diaporitin me pjesen tjeter te Butrintit nepermjet monopateve mjedisore duke e pajisur ate edhe me panele informuese. Pallati i Trikonkes ishte shembulli i parё i bashkёpunimit. Tanime, pas nje fushate punimesh ne pranvere-veren e ketij viti, zbatuar nga specialistja e Monumenteve e Parkut Kombetar te Butrintit, Albana Hakani, ne bashkepunim me Manaxheren e Projekteve te Fondacionit Butrinti, Elenita Roshi dhe arkitekt Ervin Panidha nga Instituti i Monumenteve te Kultures Tirane, Diaporiti eshte nje sit i konservuar.
Duke perdorur fonde nga Howard Marks Family Trust, Parku Kombetar i Butrintit dhe Fondacioni Butrinti e shnderruan kete projekt konservimi ne nje shkollё te rendesishme trainimi. Shpresa jone eshte se pak nga pak pervoja e germimit, regjistrimit te te dhenave, interpretimit dhe ndertimit te historise dhe me pas konservimit e paraqitjes se ketyre siteve arkeologjike, do ta risjelle komunitetin e hershem e te pasur te rreth-liqenit te Butrintit ne jete per vizitoret ne kete epoke te re.
Por edhe sot vizitoret e Parkut mund ta vizitojne Diaporitin me varke, mjafton te pyesin ne hyrje te Parkut Kombetar te Butrintit.
Prof. Richard Hodges, As.Prof. Ylli Cerova Prof. Richard Hodges, As.Prof. Ylli Cerova -Revista Klan











