Ne Angli te sigurt Gece drejt Liverpulit brenda kesaj jave

Në Angli të sigurt: Gëce drejt Liverpulit brenda kësaj jave

Jyrgen Klop kërkon që ta mbyllë transferimin e Mario Gëces në "Anfield Road" brenda kësaj jave. Zërat për largimin e mesfushorit kampion bote nga Bajerni i Mynihut janë bërë më konkrete një ditë më parë. gece"The Sun Sport" shkruante se gjithçka po shkon drejt mbylljes dhe shifra e operacionit do të jetë 20 milionë paund ose 26 milionë euro.

Pas mbylljes së operacionit të transferimit të portierit të Maincit, Loris Karius, i cili do të mbërrijë në Liverpul për 4.7 milionë paund këtë verë, trajneri gjerman po këmbëngul edhe për transferimin e ish-talentit të tij te Dortmundi. Mario Gëce, i cili vuan nga brinjë e thyer, pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Europian me Gjermaninë, por deri atëherë anglezët besojnë se marrëveshja me anglezët do të jetë zyrtarizuar.

Klop e ka pranuar gjithnjë se ai do kërkojë të afrojë në "Anfield Road" futbollistë me përvojë në Ligën e Kampioneve. Marrëdhëniet e tij me ish-lojtarin pritet të jenë vendimtare në mbylljen e operacionit me sukses.

Për më tepër, Mario ka folur edhe me trajnerin e ri Ançeloti dhe ai i ka bërë të qartë se nuk është pjesë e planeve të tij, edhe pse ai do t'i japë një shans nëse ai vendos të qëndrojë. Gëce nuk ka luajtur në ndeshjet kyçe të Bajernit që kur u largua nga Dortmundi. Edhe trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, e ka nxitur Gëcen se ai ka nevojë për një skuadër që t'i besojë atij dhe ndonjëherë transferimet mund të sjellin energji të reja te një futbollist.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama