Ne 2015-n nis puna ne terren per TAP-in

Ne 2015-n nis puna ne terren per TAP-in

Pavarësia nga furnizuesi i vetëm të gazit dhe lehtësirat që kanë shtetet përfshirëse të projektit, janë edhe planet kryesore që Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të realizojë. Kështu është shprehur edhe Drejtori i Marrëdhënieve më Jashtë,  Michael Hoffman gjatë një interviste. Sipas tij, konkurrenca në fushën e gazshpërndarjes do të jetë edhe më e madhe me zbatimin e projektit për shpërndarjen e gazit, të cëla kalojnë në Azerbajxhan, Gjeorgji, Turqi, Greqi, dhe Shqipëri.

Lidhur me pyetjen nëse ishte e drejt që gazi natyral do të shpërndahej nga Azerbajxhani më pas në Turqi dhe duke lidhur kështu me pjesën tjetër të Evropës, ai shprehet se përzgjedhja e gazshpërndarësit është realizuar në saj të disa kritereve si komercializmi, inxhinieria, operacionaliteti, mundësitë financiare dhe shumë arsye të tjera. Përzgjedhja eështë bërë me një konkurrencë të gjerë ku merrnin pjesë si  Nabuço Ëest, South-East Europe Pipeline (SEEP), dhe the Interconnector Greece-Italy (ITGI). Më pas vendimi final u bë në 20 qershor 2013 ku TAP u përzgjodh më e preferuara për gazshpërndarjen.

Në lidhje me krizën në Ukrainë, diskutimeve të shumta të këtij projekti dhe ndikimin që këto të fundit kanë për këtë plan, Hoffman thekson se kriza në Ukrainë mbart një rrezik të lart për sigurinë e projektit. Por, sipas tij, TAP është pjesë e planit strategjik të “Korridorit Jugor të Gazit”, që vendos sigurinë ku duhet të mbështetet ky plan.

Intervista e plotë

Si është zhvilluar projekti? Cila është faza e zbatimit?

Projekti aktualisht është në fazën e zhvillimit, gjithashtu dhe në konstruksionin e tubacioneve. Në 2015 ne planifikojmë të nisim punimet duke hapur rrugët, urat në Shqipëri duke hapur kështu edhe vendin e përshtatshëm për tubacione. Planifikimi i shtrirjes së tubacioneve është viti 2016. Paralelisht ne kemi vendosur në punë një kompani tjetër e cila do të realizoj informacionet e rëndësishme të cila kanë të bëjnë më vendet të cilat preken nga ky projekt.

A ka ndonjë plan në të ardhmen të cilat zgjerohen në vendet të cilat janë akoma në varësinë e Moskës?

Zhvillimi i TAP nuk ka si qëllim në vetvete të ndërtojë gazsjellës në vendet e Europës Jugore. Ajo që TAP mbështet është zhvillimi infrastukturës së gazit në pjesën jugore të Europës, në mënyrë të tillë që këto vende të kenë mundësinë furnizuese me gaz në të ardhmen.

Kështu që si përfundim projekti ofron shumë mundësi për një transport më të largët të gazit nga pjesa jugore e Italisë në pjesën veriore, duke shkuar në Zvicër dhe më pas në Gjermani.

Ka ndonjë informacion nëse TAP do të shpërndaj vetëm gazin Azejbarxhan apo furnizues të tjerë do ti bashkohen këtij plani?

Absolutisht, mund të ketë një bashkë ekzistencë. Të gjithë do të përfitojnë nëse të gjithë do të kontribuojnë. Ka shumë mundësi që të jetë pjesë veriu i Irakut, Lindja e Mesme, Qipro dhe Izraeli. Gjithsesi rezoluta e çështjeve politike është mjaft themelore. Nuk ka rëndësi se nga ku vjen gazi, e rëndësishme është që çdo faktor e ka një çmim, çdo zhvillim ka nevojë për aspektin ekonomik.

Disa kritik thonë që është korrekte që TAP duhet jap shifrën e gazit të transportuar në mënyrë të tillë që të mos ekzistojnë diferencime. A mendoni që kjo është një çështje që duhet shtruar?

Nuk bashkohem me argumentin që TAP do të bëjë diferencime përsa i përket furnizimeve. Kjo është vetëm hapi i parë, dhe është e rëndësishme ta vazhdojmë diku. Menjëherë pas mbarimit të projektit, menjëherë dhe furnizuesit e korridorit jugor do të jenë të furnizuar në mënyrë të shpejt.

Kur TAP filloi në kufirin e Turqisë dhe konsistonte në ndërtimin në kohë të TANAP. Keni ndonjë shqetësim në këtë aspekt? Mendon se kriza në zonën e Kaukazit do të ndërpres punimet?

Ne po e vëzhgojmë zhvillimin e TANAP nga afër. Në takohemi rregullisht me kolegët tanë të TANAP. Në po punojmë rregullisht bashkë dhe po bëjmë plane.  Marrëdhënia është e shkëlqyer, duke përfshirë dhe shkëmbimin e informacioneve. TANAP ka realizuar një progres të paharrueshëm. Ata kanë skuadrën më të mirë inxhinierike. Sipas këndvështrimit ata do të jenë të aftë të të bëjnë shpërndarjen në kohë.

Pavarësisht distancës së madhe, ka gjithashtu edhe një risk të stabilitetit politik. Ka një diferenc gjeografike në rrugën në të cilën TAP do të kalojnë. TANAP dhe SCP kryqëzohen. Keni ndonjë shqetësim duke iu referuar konflikteve politike?

Korridori jugor i gazit është një projekt gjeopolitik e cila interferon në vendet të cilat janë pjesë e projektit si  Azerbajxhan, Gjeorgji, Turqi, Greqi, Bulgari, Shqipëri, dhe  Italy. Panvarsisht ndryshimeve në shtet dhe qeveri, ne kemi parë që Greqia, Italia dhe Shqipëria kanë qënë këmbëngulëset e para për zbatimin e këtij projekti. Është një investim prej 45 bilion dollarësh që po ndërmerret, kështu që çdokush do të vazhdoj të mbështes zhvillimin e korridorit jugor të gazit.

A janë potencialet e Turqisë, si një (shpërndarëse të gazit),  për tu pozicionuar kundra Rusisë?

Jo, nuk do ta vendos këtë aspekt që shtetet janë kundra njëra tjetrës. Çdokush duhet ta shoh në termat e kompanisë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga konkurrenca. Në fund të ditës shumë konkurrues shkojnë drejt uljeve të çmimeve, e cila është një gjë e mirë për konsumatorët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama