Ndryshimi i Përbërësve të Gjendjes Civile

Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në ligj.


Emri e mbiemri i personit madhor mund te ndryshojnë me kërkesën e tij. Subjektet e përcaktuara ne këtë ligj mund te kërkojnë ndryshimin për rastet e pavlefshmërisë. Emri i personit mund te ndryshoje pas vdekjes, me kërkesë te personave, qe kane atë emër përbërës te gjendjes se tyre civile, vetëm për shkak te papërshtatshmërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përcakton emrat e papërshtatshëm, ne kuptim te këtij ligji, duke marre mendim paraprak nga institucione te specializuara. Emrat e vlerësuar te papërshtatshëm, ne kuptim te këtij ligji, duke marre mendim paraprak nga institucione te specializuara. Emrat e vlerësuar te papërshtatshëm me vendim gjyqësor përfshihen, drejtpërdrejt ne një përmbledhëse, qe i vihet ne dispozicion çdo zyre te gjendjes civile.
Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit te prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija ne moshën madhore, ndryshimi mund te behet  me pëlqimin e tij, pervec rasteve te papershtatshmerise.

Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit pasqyrohet ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile, pas miratimit te kërkesës se shtetasit, nga përgjegjësi i zyrës se gjendjes civile. Ne procesverbalin, qe mbahet ne këtë rast pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile te shtetasit, shkaku i ndryshimit, si dhe emri e mbiemri i ndryshuar. Procesverbali nënshkruhet nga kërkuesi, nga te gjithë pjesëtaret madhore te familjes, te cilët e kane përbërës te tyre emrin ose mbiemrin, kur e pranojnë ndryshimin, nga nëpunësi i gjendjes civile dhe përgjegjësi i zyrës se gjendjes civile. Emri e mbiemri i ndryshuar, si dhe numri e data e procesverbalit pasqyrohen ne Regjistrin Kombëtar te Gjendjes Civile.
Ne baze te procesverbalit ose te vendimit gjyqësor bëhen korrigjimet për personat, qe kane nënshkruar dhe për te miturit, ndërsa për pjesëtaret e tjera madhore, korrigjimet bëhen vetëm pasi te kenë dhënë pëlqimin me shkrim, te nënshkruar, te procesverbalit, përveç rasteve te vendosura nga gjykata.

Personat qe kane perberes emrin ose mbiemrin, por qe jane familje me vete, bejne ndryshimin me kerkesen e tyre, me procesverbal te vecante, ndersa ne rastet e papershtatshmerise, jane te detyrar te pasqyrojne ndryshimin brenda 1 muaji nga marrja dijeni.
Përveç ndryshimeve te mësipërme, emrit e mbiemrit mund t’i behen permiresime dhe korrigjime, qe lidhen me ndryshime e saktesime te shkronjave te vecanta. Keto ndryshime behen ne baze te kerkeses se personit te interesuar, sipas regullave te percaktuara nga Drejtoria e Pergjithshme  e Gjendjes Civile.

Kombësia

Ndryshimi i kombësisë behet ne rastet e përcaktuara ne këtë ligj vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur, ne çdo rast, si pale ne proces shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qene caktuar përkohësisht ose kur është bere gabim material. 
Ndryshimi i kombësisë shqiptare te shtetasve shqiptare nga organe te huaja është absolutisht i pavlefshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama