Ndodhi gazmore ne Teatralia

'Ndodhi gazmore ne Teatralia'
“Ndodhi gazmore në Teatralia” është premiera e re e Teatrit të Metropolit për fëmijë, e cila shfaqet për publikun e kryeqytetit çdo të shtunë, ora 1030, në sallën “Çehov” të këtij teatri. Kjo pjesë sjell mesazhe të rëndësishme për mirësinë, dashurinë, kujdesin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. “Teatralia” është vendi ku gjithkush mund të bëjë gjithçka. Atje nuk ka gënjeshtra e mashtrime, atje nuk ka premtime të kota. Të gjitha dëshirat janë të arritshme. Vetëm duhet të besosh. Dy aktorët e vetëm të “Teatralias”, Gjergji dhe Laerti, nëpërmjet situatave të jashtëzakonshme prezantojnë në skenën e vogël princeshën Bad-al Budur, Aladinin, Magjistarin e Ozit dhe Princeshën e Diellit. “Ndodhi gazmore në Teatralia” është shkruar nga Milena Selimi, regjisore Alma Hoti Memo, skenograf Beqo Nanaj, interpretojnë Ledion Janushi, Fation Kokona, Arbër Islami, etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama