Regjisori italian Mikelanxhelo Antonioni ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në shtëpinë e tij në Romë. Ai fitoi famë botërore me filmat si "Blow up" dhe "Zabriski Point". Antonioni, i cili në vitin 1995 u nderua për të gjithë krijimtarinë e tij artistike me çmimin Oscar, konsiderohej si një ndër të mëdhenjtë e kinematografisë botërore, kryesisht për filmat neorealistë dhe estetikë të tij. Që prej më shumë se 20 vjetësh ai mbeti i gozhduar në karriken e invalidit për shkak të një ataku kardiak.











