Ndarja e Kosoves dhe provokacioni i Tadicit

Për shumë arsye e sidomos per pasuritë që gjenden ne nëntokën e Mitrovicës, që herët kjo zonë ka zgjuar lakmitë e shumëkujt. Në periudhën e Perandorisë Osmane, ajo ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kongresi i Berlinit ja dha Serbisë, ndërsa në periudhën e Jugosllavisë së para luftës, ajo kalonte nga një banovinë në tjetrën.

Tashmë edhe Beogradi ështëbindur se Kosova nuk do të jetë më nën Serbinë, dhe veprimet e shumta që kanë ndërmarrë politikanët serbë, rrahin larg e kanë synime e qëllimetë përcaktuara qartë, e që nuk lidhen vetëm me ndarjen e asaj pjese të Kosovës që jeton e shkëputur nga Kosova. Ata nuk e kanë hallin tek kjo pjesë e Kosovës që de jure është pjesë e Kosovës, por de facto është pjesë e Serbisë, mbasi, sipas llogarive të tyre ata mund ta marrin atë kur të duan, por ata synojnë shumë më tepër....

Per ketë flet qartë edhe provokacioni i fundit i presidentit të Serbisë Tadiç, provokacion që kishim vite që nuk e kishim dëgjuar nga Beogradi......

Ka disa vite që problemi i ndarjes se Kosovës, është bërë objekt diskutimesh e propozimesh nga më të ndryshmet, për të cilin janë shprehur presidentë e kryeministra, ministra të jashtëm e të mbrojtjes, politikanë e politologë, analistë e gazetarë të shumë vendeve, që nga ShBA, Anglia, Rusia, Franca e sigurisht nga Kosova e Serbia etj. e ku janë dhënë mendime nga më të ndryshmet, pro dhe kundra, e në mjaft raste të dykuptimta e të paqarta.

Ideja përndarjen eKosovës është e vjetër, e bëre publike nga autorë serbë, dhe ka lindurdekada më parë (sipas disa studiuesve ka dokumente se me këtë problem janë marrë që në fund të viteve 60-të) në atë kohë kur politikanë largpamës parashikonin se Jugosllavia do të shpërbehej.

Po të shkojmë më thellë në histori,që në kohen e saj Perandoria Osmane ,Fuqitë e Mëdha dhe Serbia (Jugosllavia) here pas here e kanë ndarë e copëtuar si kanë dashur Kosovën. Në Londër në v. 1913, Fuqitë e Mëdha e ndanë Kosovën nga trungu natyral shqiptar, duke e lënë jashtë kufijve tëShqipërisë,por Malësinë e Gjakovës (Tropojën) e ndan nga Kosova dhe ja lanë Shqipërisë. Gjatë Luftës Dytë Botërore, kur Gjermania Naziste dhe Italia Fashiste krijuan të ashtuquajturën “Shqipëri të Madhe”, Kosovën Veriore e mbajti për vete Gjermania. Mbasn e Kosovës në kohën e sotme, autorë të ndryshëm reklamojnë “babain e kombit” serb, akademikun Dobrica Qosiç, president i Jugosllavisë në vitet 1992-1993. Që në vitet ’80-të, ai në biseda private, për t’ju shmangur termit “ndarje” të Kosovës,përdorte fjalën “kufizim” me shqiptarët. Në “Shënime pune” të vitit 1991 ai shkruante; “Rishikimi i kufijve është i pashmangshëm, demokratik dhe shpëtimtar për popujt jugosllavë dhe të Evropës”, ndërsa në v. 1993 shkruante “bashkimi i popullit shqiptar është historikisht i pashmangshëm”, prandaj ai propozonte “rikompozimin e të gjithë hapësirës jugosllave dhe ballkanike mbi bazën e “vetëvendosjes së popujve”.

Në ato vite janë paraqitur disa projekte e propozime për ndarjen e Kosovës, dhe jo vetëm në Jugosllavi, por edhe jashtë saj, ku përmendim atë të botuar në revistën gjeopolitike italiane “Limes”, (shoqëruar edhe me harta) sipas të cilit, Serbisë duhej ti jepej gjithë rajoni i Trepçës, Fushë Kosova etj. dhe kufiri duhej të kalonte diku në periferi të Prishtinës. Qyteti i Pejës së bashku me Patriarkanen e Pejës, si dhe manastiret e Deçanit dhe Graçanicës duhej ti jepeshin Malit të Zi. Sipas një propozimi të B.Krstiçit, ato rajone që nuk do të mund të kontrolloheshin nga ushtria dhe policia serbe, do të merrnin një status të posaçëm, nën kontrollin e paqeruajtësve, ndërsa pjesët e tjera do ti jepeshin Serbisë (tërheqë vëmendjen fakti se Kryeministri i ardhshëm i Serbisë, Koshtunica shprehej pro këtij projekti). Një projekt tjetër është ai i paraqitur nga M. Radovanoviç, sipas të cilit 40% e territorit të Kosovës do i jepej Serbisë, ndërsa pjesa tjetër, do të kishte një autonomi të zgjeruar, por pa të drejtë shkëputje.

Mbas Dejtonit, pra mbas v. 1996, diskutimet për ndarje trajtoheshin më shumë në rrafshin demografik, dhe kryesisht në nivel akademik. Akademiku A. Despiç, shkruante se “mbas 30 vjetësh në Serbi do të kemi dy popuj, me popullsi pothuajse të barabartë, me dy gjuhë krejtësisht të ndryshme” etj. Ai bënte thirrje për “të filluar bisedimet me ata që insistojnë për shkëputjen e Kosovës, për një shkëputje të civilizuar” gjë u prit shumë keq nga shumica e drejtuesve të partive kryesore serbe, që nga Millosheviçi, Drashkoviçi, Shesheli, Arkani, Koshtunica etj.

Tërheqë vëmendjen një projekt i botuar në v. 1998 përsëri në revistën italiane”Limes”(si shpesh janë marrë italianët me këto probleme) per kantonizimin e Kosovës. Sipas tij, në qytete, do të krijohej një administratë e përbashkët serbo-shqiptare,ndërsa në kantone do të përfshiheshin krahinat fshatare me shumicë popullsi serbe, ku duhej të përfshiheshin dhe të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse, të cilave do tu ktheheshin të gjitha tokat që ato kishin pas deri në Luftën e Dytë Botërore. Një projekt të ngjashëm në atë kohë ka përpunuar dhe Kisha Ortodokse serbe, të cilin ja kishte paraqitur Ministrive të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë. Vëmë në dukje se ministrat e jashtëm të këtyre vendeve, Vedrin dhe Fishere hodhën poshtë një propozim të tillë, mbasi sipas tyre ai “ishte në kundërshtim me qëllimin e komunitetit ndërkombëtar, për krijimin e një Kosove etnike”. Të njëjtin qëndrim në atë kohë mbajti dhe departamenti i Shtetit i ShBA. Tërheqë vëmendjen termi “Kosovë etnike” që filloi të përdorej e të zinte vend në fjalorin politik .....

Megjithatë, ideja e ndarjes së Kosovës mbështetej edhe nga disa ekspertë perëndimorë. Ndërmjet tjerëve, kjo ide është mbështetur edhe nga ish ambasadori i ShBA në Jugosllavi në vitet 1989-1992 U. Cimerman, i cili, megjithëse mbështeste ndarjen, shprehej se ndarja, sipas propozimit serb është e papranueshme sepse “shqiptarët duhet të marrin pjesën më të madhe të territorit, ndërsa serbët, territorinnë të cilin ndodhen një pjesë e manastireve të mesjetës”. Siç propozonte ai, pjesa shqiptare duhej të jetë e pavarur, ose të bashkohet me Shqipërinë.

Edhe më radikal ka qenë në atë periudhe Lordi D. Ouen (përfaqësues i BE per Ballkanin në vitet 1992-1995)i cili në fund të v. 1998 shprehej, se nëpërmjet ndryshimit të kufijve në Ballkan mund të arrihet stabilizimi i Bosnjës dhe të shmanget lufta në Kosovë. Në mbështetje të kësaj ideje, kryeredaktori i “The Neë York Times” T. Fridman shkruante se kushti për tu tërhequr trupat amerikane dhe të NATO-s nga Ballkani “është që shumica e popullsisë të jetojë aty ku dëshiron” (që sipas meje, mbetet aktual edhe në ditët tona....).

Në vitin 1998, kur komuniteti ndërkombëtar filloi të angazhohej seriozisht për zgjidhjen e problemit të Kosovës, edhe në Rusi filluan të flasin për mundësinë e ndarjes e Kosovës, personalitete të ndryshme iu qasen kësaj teme. Kështu në shtator të atij viti, J.Moskovskij, bashkëpunëtor me peshë i Akademisë së Shërbimeve Shtetërore pranë Presidentit Jelcin, doli haptazi (në dukje, në kundërshtim me politiken zyrtare të Moskës) në mbështetje tëshkëputjes dhe pavarësisë së Kosovës, por me kusht që një pjesë e territorit të Kosovës ti jepet Serbisë, në mënyrë qe serbëve tu jepet mundësia “të ruajnë territoret që banohen kompaktësisht nga serbë etnikë, që nuk duan të bashkohen me shqiptarët”. Gjatë një bisede që unë kam pas me N/kryetarin e Dumes Shtetërore (Parlamenti rus) Baburin (specialist i njohur dhe i angazhuar me problemet e kufijve të Jugosllavisë) ne shtator të v. 1998, më ka thënë se “ Herët a vonë Kosova do të shkëputet nga Serbia, por një pjesë e saj do t’i mbetet Serbisë”.

Ndaj këtyre propozimeve reaguan edhe shqiptarët, ku përmendim liderin e asaj kohe të shqiptareve të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili u deklarua mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës, por hodhi poshtë variantet e propozuara nga serbët, mbasi siç shprehej ai, sipas këtyre varianteve “jashtë Kosove mbeten 1 milion shqiptarë”. Sipas tij, në rast ndarje, serbët mund të llogarisin të marrin komunën e krijuar rishtazi të Zubin - Potokut, si dhe disa zona tjera të Kosovës së Veriut, të përfshira brenda Kosovës mbas Luftës Dytë Botërore e konkretisht Leposaviqin, Lesakun, Banskan, por me kusht që brenda Kosovës të përfshihen krahinat me shumicë popullsie shqiptare që ndodhen brendaSerbisë e konkretisht Presheva, Bujanovci, e Medvegja. Sipas Rugovës brenda Kosovës duhej përfshirë edhe pjesa veriore e Mitrovicës.
Gjate kohës se Luftës për Kosovën, në pranverë të v. 1999, kur problemi i të ardhmes së Kosovës diskutohej në shumë takime e tavolina, madje edhe të nivelit më të lartë, ndërmjet tjerave, në rast pavarësie për Kosovën, ndarjae saj, ishte një nder variantet e mundshme. Në atë kohë në Moskë (që ishte mbështetësja kryesore e Beogradit) analistë e politologë rusë me peshë, here pas here dilnin me idenë për ndarjen e Kosovës, Madje ne trupin diplomatik të asaj kohe ishte krijuar bindja se sido që të vijë puna, edhe mbas shumë vitesh, Kosova do ndahet. Disa materiale e kujtime të aktorëve të rëndësishëm të asaj periudhe, te botuara kohët e fundit vërtetojnë se ata kanë pas të drejtë.

Ata që kanë ndjekur zhvillimet lidhur me Kosovën në atë kohë, kujtojnë luftën, përpjekjet e përplasjet e Rusisë me NATO-n e ShBA, e cila pjesëmarrjen e praninëe trupave paqeruajtëse ruse në Kosovë e kushtëzonte me dhënien asaj tënjë zone apo sektori të veçantë, në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë, mbasi, siç shprehej presidenti i ardhshëm i Rusisë V. Putin “ serbët kanë besim vetëm tek rusët”. Pavarësisht se Rusisë nuk iu dha zonë e veçantë në Veri dhe paqeruajtësit rusë u dislokuan brenda sektorëve të ShBA, Gjermanisë dhe Francës, ndërkombëtarët, e ndanë Kosovën, dhe vunë kufirin tek ura e Ibrit në Mitrovicë, dhe nuk lejuan që UÇK-ja të kalonte matanë urës, praktikisht e ndanë Kosovën, duke venë ne jetë, në ketë mënyrë, një ndwr variantet serbe për ndarjen e Kosovës.....

Mbas shkëputjes së Kosovës nga Serbia, dhekur akoma nuk ishte vendosur për të ardhmen e saj, në Serbi , e jo vetëm atje, vazhdonin diskutimet, hidheshin ide e bëheshin projekte për të ardhmen e saj. Në fillim të viteve 2000 mbas ardhjes në pushtet të Z.Xhinxhicit, ai nëpërmjet zëvendësit të tij N.Coviç, doli me propoziminpër krijimin në Kosovë të dy etniteteve, serb dhe shqiptar, që në të vertetë ishte përsëritje e disa ideve të vjetra. Kundërpërgjigja e disa veprimtarëve shqiptarë ishte e menjëhershme, se “kjo është prelud gjakderdhjeje”. Për një kohë ai nuk u ndje. Në v.2003 nëintervistat dhenë kanalit televiziv “BK” dhe gazetës “The Times” ai u shpreh për krijimin e një “minishteti kosovar”(që praktikisht do të thoshte ndarje e Kosovës),e që u prit ashpër si brenda Serbisë ashtu dhe nga ndërkombëtarët.

Disa politikanë serbë që e kuptonin më mirë realitetin, filluan të flisnin haptazi se duhet “shpëtuar çfarë mund të shpëtohet”, ku ata kishin parasysh marrjen e Veriut të Kosovës, do me thënë territoret sipër lumin Iber. Sipas “Shënimeve të Xhinxhiçit” në se Kosova shkon drejt pavarësisë, dhe ne nuk mund ta ndalojmë, atëherë “ne do të kërkojmë: a- ndarjen territoriale, b- garanci efektive territoriale për serbët e mbetur në pjesën shqiptare c- status të posaçëm për objektet e kultit”.
Që atëherë, disapolitikanë serbë shpreheshin se “ndarja e Kosovës do të jetë zgjidhja e fundit”.

Në nëntor 2004, zv/kryeministri i Serbisë LLabus, propozoi organizimin e një konference ndërkombëtare për të diskutuar të ardhmen e Kosovës, që sipas tij duhej të ndahej në dy kantone (siç i quajti ai, me gjuhën politiko-diplomatike), ku kantoni verior duhej të kufizohej me Serbinë dhe tjetri me Shqipërinë. Manastiret e monumentet kulturor e historike serbe, sipas tij duhej të fitonin një status eksterritorial. Ai propozonte që në të dy kantonet të kishte forca të NATO-s.
Në nëntor 2005, gjatë vizitës në Moskë, presidenti Tadiç, në takimin me presidentin rus V.Putin u shpreh se një ndër rrugët për zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të jetë “krijimi i dy etniteteve”, thënë shqip ndarje e Kosovës

Qëndrimi i ndërkombëtarëve në ketë periudhë ishte i ndryshëm. Kishte prej atyre që i kundërshtonin këto ide e propozime të Beogradit, por kishte dhe prej atyre që i mbështesnin, pra që ishin dakord për ndarjen e Kosovës. Kështu S.Mejer zv/shef i CIA për Ballkaninshprehej se “ndryshimi i kufijve nuk ka qenë kurrë i pamundur për BE dhe OKB” dhe se ideja e ndarjes së Kosovës nuk duhet përjashtuar. Sipas tij “serbët mund të merrnin territoret në veri të Ibrit, me garanci që monumentet serbe të kultit të gëzojnë të drejtën e eksterritorialitetit”.

Pro ndarjes së Kosovës në atë kohë u shpreh dhe anëtari i Këshillit amerikan të Marrëdhënieve ndërkombëtare C.Kapllan i cili tha se “Duke lëshuar Veriun e Kosovës, Prishtina do të lirohet nga përpjekjete kota për rivendosjen e pushtetit mbi territorin që do të ruajë marrëdhëniet me Beogradin”. Po kështu u shpreh dhe ish ambasadori i RFGjermnae H.Ajf.

Gjatë v.2006, në medien serbe dominonte mendimi se e “vetmja rrugë në situatën e krijuar ishte ndarja e Kosovës”, qe shprehej nëpërmjet intervistave të politikanëve, medieve etj. Në vitin 2007 në serbi shihet një qëndrim tjetër. Politikanët me peshë nuk përsërisnin më idenë e ndarjes së Kosovës, por atë të decentralizimit të pushtetit që praktikisht do të thoshte që Kosova të mbetej në përberje të Serbisë.

Por në ndryshim me Beogradin, nga ndërkombëtarët dëgjoheshin zëra mbi mundësinë e ndarje së Kosovës, si minimum shkëputjen prej saj të Veriut të Kosovës. Tërhiqte vëmendjen në atë kohë qëndrimi i Moskës, ku filloi të flitej më shpesh për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Madje, një ndër kundërshtarëve më të ashpër të pavarësisë së Kosovës, ish Kryeministri i Rusisë E.Primakov doli zyrtarisht me propozimin për ndarjen e Kosovës, si “varianti më i mirë nder të këqijtë” ku hynte garant se Beogradi do të ishte dakord, por vinte në dyshim qëndrimin e ShBA dhe të Prishtinës. Në atë periudhë edhe përfaqësuesi i Treshes së BE V.Ishinger doli me propozimin për ndarjen e Kosovës, por “në se do të ishin dakord Beogradi dhe Prishtina”.

Mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qëndrimi zyrtar i ShBA dhe BE ndryshoi. Ata filluan të shpreheshin më qartë kundër ndarjes së Kosovës. Kështu me 29 shkurt 2008, përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit N.Berns deklaroi se ShBA “shprehen kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës”, ndërsa ministri i jashtëm gjerman V.Shtajmajer deklaroi se “Misioni i OKB-së duhet të shtrihet në të gjithë Kosovën”

Por pavarësisht nga këto, Beogradi filloi të ndërmerrte hapa që praktikisht çonin në ndarjen e Kosovës, siç ishin lidhja hekurudhore e Veriut të Kosovës me Serbinë, mbështetja e organeve serbe të drejtësisë në Mitrovicë apo pretendimi i tij për ndarjen e pushtetit midis misionit të OKB-së dhe Serbisë në veri në lumit Iber etj, qw praktikisht cuan drejt shkëputjes sw Veriut të Kosovës nga Kosova

Pavarësisht se ç’thonë disa ndërkombëtarë, apo Prishtina e Tirana zyrtare, praktikisht Veriu i Kosovës që nga v. 1999megjithëse juridikisht nukështë nën vartësinë e Beogradit, aty sundojnë ligjet e Serbisë përdoren simbolet serbe, aty drejtojnë organe lokale serbe te dala nga zgjedhjet e Serbisë, aty mësohet me programe të shkollave serbe dhe mësuesit paguhen nga Beogradi, aty gjithçka është serbe e që kontrollohet nga Beogradi.

Veriu i Kosovës përbehet nga komunat e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, si dhe një pjese e vogël e komunës së Mitrovicës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1100 km katrorë, ose rreth 10 e sipërfaqes se Kosovës. Për shumë arsye e sidomos per pasuritë që gjenden ne nëntokën e Mitrovicës, që herët kjo zonë ka zgjuar lakmitë e shumëkujt. Në periudhën e Perandorisë Osmane, ajo ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kongresi i Berlinit ja dha Serbisë, ndërsa nëperiudhën e Jugosllavisë së para luftës, ajo kalonte nga një banovinë në tjetrën. Gjatë Luftës Dytë Botërore, Gjermania nuk ja dha Italisë (Shqipërisë Etnike)këto rajone,por i mbajti për vete.

Mbas Luftës Dytë Botërore, në kuadrin e politikës antishqiptare e “rregullimit” të kufijve, per të ndryshuar raportet e kryesorja për të ulur numrin epopullsisë shqiptare nëKosovë, Beogradi përfshiu brenda saj rajonet me shumice popullsie serbe (Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok), ndërsa rajonet e Luginës së Preshevës (Presheve Bujanovc, Medvegjë) me shumicë popullsie shqiptare i shkëputi nga Kosova dhe i përfshiunë përbërje tëRepublikës së Serbisë. Sipas regjistrimit zyrtar të v. 19991 ( i bojkotuar nga shqiptarët), dhe të bëra zyrtare nga Beogradi, në këto rajone, pra në Veriun e Kosovës kanë jetuar gjithsej 35 mijë vetë, nga të cilët 84.9 perqind serbë, 11.1 perqind shqiptarë dhe 3.9 perqind të tjerë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama