Ndahet nga jeta regjisori shkodran Fatbardh Smaja

Ndahet nga jeta regjisori shkodran Fatbardh Smaja

Është ndarë nga jeta mëngjesin e së shtunës regjizori dhe aktori i njohur shkodran Fatbardh Smaja.

Ai është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Smaja ishte emëruar në krye të Teatrit të Shkodrës disa javë më parë dhe ishte duke punuar për një shfaqje të re, pa mundur ta përfundonte atë.

Ndër rolet që ka interpretuar apo ka vënë në skenë janë:  “Rëndësia e të qënit i sinqertë”, “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Gjaku i Arbrit”, “Fundi i një gjakmarrje”, “Fejesa e Blertës” etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama