Ndahet nga jeta ne moshen 96-vjecare aktori durrsak Lazer Vlashi

lazerTIRANE, 9 Tetor /ATSH/- Aktori i njohur durrsak, Lazër Vlashi, është ndarë sot nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Lazër Vlashi lindi në Durrës më 15 shtator të vitit 1919, ndërsa aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor në vitin 1948, pas një përvoje në teatrin amator.

Ai ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike si Simplin tek "Gratë gazmore të Uindsorit", Stasin tek "Një nuse për Stasin", Rastakofski-"Revizori", Montani -"Otello", Murashi- "Toka jonë", Rusakov -"Në kopshtin e jargavanëve", Kazanoku - "Orët e Kremlinit", Ymeri - "Shtatë Shalianët", Shpend Hekakeqi - "Besa e madhe", etj.

Lezer Vlashi punoi për një kohë të gjatë si regjisor i varietesë së Durrësit. e,xh/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama