Narkotiket diskutohen ne Kuvend debate te ashpra Berisha - Tahiri

Narkotiket diskutohen ne Kuvend, debate te ashpra Berisha - Tahiri

Kuvendi është përfshirë të enjten nga debatet dhe akuzat e ashpra mes palëve ndërsa diskutohet marrëveshja me qeverinë amerikane për kontrollin e narkotikëve dhe zbatimin e ligjit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke marrë fjalën, akuzoi qeverinë shqiptare për favorizim të trafikut të drogës, ndërsa vuri në dukje se megjithë ndërhyrjen në Lazarat kultivimi i narkotikëve është shtuar.

Për këtë situatë Berisha ia ngarkoi përgjegjësinë qeverisë, ndërsa referoi disa shifra të regjistruara gjatë qeverisjes së tij, që dëshmojnë, sipas tij, sukseset e mëparshme në luftën kundër drogës.

Në përgjigje të këtyre akuzave, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se qytetarët janë në gjendje të bëjnë dallimin mes qeverisë së kaluar dhe asaj aktuale. Ai vuri në dukje se në këto dy vjet të qeverisjes së majtë në vend është regjistruar një rënie historike e numrit të vrasjeve.  “Shqipëria doli nga harta e vendeve të tranzitit të narkotikëve falë luftës së qeverisë kundër drogës”, tha ndër të tjera ministri Tahiri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama