Napoli ta blindoje Hysajn para Europianit perndryshe

Napoli ta blindojë Hysajn para Europianit, përndryshe

"Hysaj do të bëhet njëri prej futbollistëve më të fortë në botë". Kështu shprehet agjenti i mbrojtësit kuqezi, Mario Giufredi. Duke folur për "Radio CRC", ai ka paralajmëruar blutë e Napolit që ti rinovojë kontratën para Europianit, pasi 22-vjeçari kërkohet nga disa klube të njohura.

NAPOLI CALCIO NELLA FOTO: HYSAJ FOTO MOSCA

"Bajerni i Mynihut është interesuar për të? Nëse do të isha te Napoli do ta 'blindoja' Hysajn duke i zgjatur kontratën para fillimit të Europianit për ta bërë të lumtur. Përndryshe klube të rëndësishme do të bënin hapa përpara",-ka thënë Giufredi.

Ndërsa ka shtuar se 3-4 skuadra janë interesuar për futbollistin vetëm në Serinë A.

Më herët, mediat gjermane kanë shkruar se Bajerni i Mynihut është interesuar për Elseid Hysajt, si një zëvendësues i mundshëm i Filip Lahmit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama