Nani Sfida me Shqiperine e nderlikuar

Nani: Sfida me Shqiperine, e nderlikuar

Kombëtarja shqiptare me të drejtë ka fituar respektin e rivalëve të saj në Grupin I të eliminatoreve të Euro 2016. Skuadra kuqezi është shumë pranë kualifikimit për në fazën finale të Evropianit të Francës dhe ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë do të vendosin shumë për ecurinë e saj. Mesfushori i skuadrës luzitane, Nani nuk ka ngurruar të japë vlerësimet maksimale për skuadrën tonë përfaqësuese, duke iu referuar rezultateve të arritur prej saj kohët e fundit.

“Sfidën me Shqipërinë e shoh shumë të ndërlikuar. Rezultatet e fundit të kësaj skuadre kanë qenë shumë të mira. Në ndeshjen e zhvilluar në Portugali, Shqipëria fitoi dhe tregoi se luan një futboll të mirë. Duam t’i kundërpërgjigjemi dhe të fitojmë në fushën e saj. E dimë që nuk do të jetë e lehtë. Shqipëria luan në fushën e saj dhe do të tentojë të na shkaktojë surpriza”, tha Nani.

Sipas lojtarit të Fenerbahçes, sfida e së hënës mes Shqipërisë dhe Portugalisë do të marrë një vlerë akoma më të madhe duke pasur parasysh edhe faktin se kombëtarja jonë më parë do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme, atë me Danimarkën.

“I jap më shumë rëndësi sfidës Shqipëri-Portugali edhe sepse Shqipëria do të luajë ndaj Danimarkës fillimisht. Përfaqësuesja shqiptare është përmirësuar shumë dhe ka fituar besim. Do të luajë në fushën e saj dhe ndaj Portugalisë çdo ekip dëshiron të luajë sa më mirë. Ne jemi mësuar me këtë fakt. Tani ne duhet të kemi më shumë besim dhe të shfaqim të hënën të njëjtën formë si në sfidat e fundit”, deklaroi Nani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama