Por gjithsesi transformimi i Shqipërisë nuk është i lehtë, kryebashkiaku i Tiranës, një ish artist karizmatik ka lyer me ngjyra të shndëritdshme fasadat e Tiranës, ka hequr 90 ton plehra, dhe ka investuar shumë në arsim dhe shëndetësi. E megjithatë Shqipëria renditet në vendet e botës së tretë, ekonomia është aq pak e zhvilluar sa që ende Shqipëria importon të mirat bazë, si sheqer dhe qumësht. Trasparency International e rendit Shqipërinë si një ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, ndërsa sipas Amnisty International 18% e popullsisë jeton nën minimumim e varfërisë që është 2 dollarë në ditë. Kryeministri i vendit Sali Berisha këmbëngul se vendi është në rrugën e duhur, madje shton se nuk ka krizë ekonomike, por Guvernatori i Bankës Qendrore paralajmëroi në gusht se shpenzimet e mëdha qeveritare po kërcënojnë stabilitetin makroekonomik të vendit.
Ndërkohë investitorët e huaj ngrenë një tjetër problem për Shqipërinë, një prej tyre është Francesko Becheti, një ndër investitorët e parë të huaj që mbërriti në Shqipëri në 1997-ën në kohën kur të gjithë iknin. Ai thotë se problemi më shqetësues është infrastruktura. Kompania e tij investon 1.5 miliardë në projekte energjie përfshirë dhe një hidrocentral mbi lumin Vjosa në Kalivaç. Ai thotë se Shqipëria është e bekuar me burime ujore dhe mund të bëhet një burim i rëndësishëm për energjinë rajonale por shton se u desh të financonte vetë rrugën 10 km për të transportuar materialet e hidrocentralit deri në Kalivaç.
Pavarësisht investimeve disa pronarë ankohen se fuqia blerëse në këtë shoqëri ku të ardhurat mujore janë mesatarisht 300 euro, është ende e ulët. Qemal Hoxha është pronari i një restoranti në Durrës që dikur ishte një bunker i ngritur nga vetë ai si ushtarak. Ai i mban cmimet e ulta për të patur klientë. Ai është shprehur për gazetën se nëse do të kishim ndërtuar rrugë në vend të 700 mijë bunkerëve, Shqipëria do të ishte sot Zvicra e Ballkanit.
News24











