NA ISHTE NJË HERË...


Dimri me shi, dëborë e stuhi,
Çdo pemë e la në lakuriqësi.
Ato të shkreta s'i dhimbsen aspak,
Përkundrazi, me dëborë i mbulon pak nga pak.

Pemët e ngrata presin me padurim,
Një shenjë, një dritë a një shpëtim,
Por dimri dëborën më shumë ua shton,
Kërkon t'i shfarose njëherë e përgjithmonë.

Por pranvera s'duron më, "Mjaft,- i thotë,
Gjithçka që kërkon të bësh e ke të kotë!
Shporru dhe lëre të qetë pyllin tim,
Nuk është lutje, është kërcënim!"

Dhe s'kaloi shumë kohë kur në përralla,
Gjyshet thonin: "Na ishte një herë..."
Ne të ulur pranë oxhakut, shiheshim me habi,
Secili nga ne kërkonte të ishte një pranverë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama