“Nese do kishte fituar Gjermania, tani nuk do diskutonim per kete teme”, shprehet historiani. Ne vjeshten e vitit 1917 fati i Luftes I Boterore varej ne fije te perit. Rusia pushoi luften ndaj Gjermanise, ndersa gjendja ne mbare Europen ishte e mjeruar pasi Anglia dhe Gjermania ishin dy shtetet e vetme qe iu kundervune Gjermanise dhe Austrise ne ate periudhe.
Por Londra duhej te bente gjithcka qe edhe Italia te rreshtohej ne krahun e tyre. “Ekzistonte frika se qeveria italiane pas Caporetto-s do perballej me revolta paqesore”, shton Martland. Britaniket kishin ne Rome gjeneralin Samuel Hoare, i cili organizoi nje rrjet prej qindra agjentesh. Atij i rekomandoi dikush gazetarin Benito Musolini. Shefi i tij ne Londer, Sir George Macdonagh e kundershtoi propozimin por kembengulja e Hoare e futi Ducen ne radhet e sherbimeve britanike. “Ma lini mua ne dore per te shperndare protestat e pacifisteve ne Rome”, i tha Musolini gjeneralit pasi arriti marreveshjen me te.
“Nuk e di nese Musolini i perdori parate per te mbajtur gazeten qe kishte hapur apo i shpenzoi me mikeshat e tij”, thekson Martland. Kjo histori ishte prekur shume pak, por me botimin e librit prej 1 mije faqesh per historikun e Sherbimeve Sekrete Britanike, doli ne siperfaqe edhe aventura e diktatorit Benito Musolini, i cili ne Luften II Boterore u be nje nga armiqte me te medhenj te Britanise se Madhe, vend per te cilin kishte punuar pak vjet me pare.











