Murinjo firmos per Junajtid mungon vetem njoftimi i klubit (FOTO)

Murinjo firmos për Junajtid, mungon vetëm njoftimi i klubit (FOTO)

Zhoze Murinjo është trajneri i ri i Mançester Junajtid. Mediat britanike shkruajnë se portugezi firmosi sot një kontratë 3-vjeçare me klubin dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar.

185033481-74fe24eb-e119-45b1-85f7-fe22ab314833Portugezi zhvilloi mesditën e së enjtes një takim me drejtuesit e klubit duke gjetur një marrëveshje për marrjen e stolit pas largimit të Luis Van Galit.

Paga e tij vjetore do të jetë rreth 13 milionë euro, rreth gjysma e asaj që fitonte para se të shkarkohej në fund të vitit të kaluar te Çelsi.

34A5283700000578-3611017-image-a-22_1464278272838Në karrierën e tij Murinjo ka drejtuar klube si: Porto, Çelsi, Inter dhe Real Madrid. Ai ka fituar 22 trofe, mes tyre dy Champions League.

34A3A20C00000578-0-image-a-6_1464274323836


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama