Mund ta vonojme vdekjen?

Mund ta vonojme vdekjen?

Pavarësisht se jetojmë në një univers ku ndryshimi është e vetmja gjë konstante, siç thotë edhe fjala e urtë, ne, njerëzit jemi thelbësisht të dhënë pas idesë së përjetësisë. Filozofi Rilke besonte se, vdekja jonë, por edhe e të dashurve tanë, mbetet tmerrësisht e pakuptueshme, edhe përtej konceptualizimit më abstrakt.

Shkrimtari Randall Hayes dhe animatori Anton Bogaty, me anë të një filmi të shkurtër (videoja e animuar) ndjekin gjurmët historike të besimeve e mosbesimeve tona rreth vdekjes, realitetit biologjik të saj dhe përparimeve të ardhshme që mund të na sjellë shkenca për të siguruar pavdekësinë.

Përmbledhja e leksionit të Hayes dhe Bogaty

Njerëzit janë mahnitur nga vdekja dhe ringjallja. Thuajse çdo besim në botë ka interpretime për ato. Po a është e mundur ringjallja? Dhe cili është dallimi mes një njeriu të gjallë e një trupi të vdekur? Një teori antike, e quajtur vitalizëm, pretendonte se njerëzit ishin unikë, pasi përbëheshin nga një substancë ose energji e veçantë, që përbënte thelbin e jetës. E quajtur si “chi”, humor, gjaku i jetës, besimi te kjo esencë ishte e zakonshme në botë dhe ende vijon të jetë prezent te disa njerëz.

Vitalizmi filloi të zbehej në botën perëndimore, pas Revolucionit Shkencor në shekullin XVII.  Rene Dekard shpiku krijoi se trupi i njeriut nuk ishte i ndryshëm nga çdo makinë tjetër dhe vinte në jetë nga një shpirt i krijuar nga hyjnitë, që gjendej te gjendra pineale. Në 1907, Dr. Duncan McDugall pohoi se shpirti kishte masë dhe bëri eksperimente për ta provuar atë, edhe pse ato dështuan.

Ku na çojnë këto teori të veçanta? Deri tani dimë se jeta nuk përbëhet në një substancë magjike, por nga proceset biologjike. Për t’i kuptuar ato, duhet të hyjmë në brendësi të qelizave individuale, ku ndodhin reaksione kimike të vazhdueshme, që furnizohen nga oksigjeni dhe glukoza. Qelizat e përdorin energjinë për rritje dhe riprodhim.

Trupat tanë e konvertojnë në molekulën që përmban energji që quhet ATP. Qelizat e përdorin këtë energji për riparim, rritje dhe riprodhim. Fenomeni universal i entropisë shpjegon se molekulat shpërndahen në mënyrë rastësore nga përqënrimi i lartë te ai i ulët, madje edhe duke u ndarë në molekula më të vogla. Ndaj, qelizat duhet ta kontrollojnë entropinë dhe ta përdorin energjinë, në mënyrë që të sigurojnë funksionet biologjike. Prishja e këtyre "rregullave" shkakton vdekjen. Kjo është arsyeja pse organizmat nuk mund të kthehen në jetë, pasi vdesin. As frymëmarrja artificiale, as elektroshoku nuk mund ta rikthejnë atë në jetë. Edhe mrekullitë mjekësore mund ta vonojnë ose parandalojnë vdekjen, por s'mund ta eleminojnë atë.

Mirëpo, në të ardhmen, pika e moskthimit mund të shtyhet edhe më. Dihet se disa kafshë mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre apo t'u mbijetojnë kushteve ekstreme të motit, duke ngadalësuar proceset biologjike derisa virtualisht të "ndalen". kërkimet në krioniks shpresojnë të arrijnë të njëjtën gjë, duke i ngrirë njerëzit për t'i ringjallur më vonë, kur të jetë shpikur një teknologji më e përparuar. Nëse qelizat ngrihen, ka shumë pak lëvizje dhe difuzioni ndalon. Lëvizja e tyre mund të rikthehet në pozicionet origjinale me nanorobotë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një rishpërndarje e entropisë qelizore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama