Takim Historik ne Teatrin Metropol

'Takim Historik' ne Teatrin Metropol
Në datën 24 shkurt ora 19:00 në sallën "Shekspir", do të mbahet një "Takim historik" - Teatër Dokument. Cikli " Takim me Historinë": është një teatër dokument i cili bazohet mbi tekste të ardhura nga dokumenta origjinale dhe personazhe të jetuar. Është në përkim me data historike ose procese të ndjekjes së intelektualëve në kohën e diktaturës. Takimi i parë, është në përkujtim të 56- vjetorit të masakrës së 26 shkurtit 1951 me pretekstin e "bombës" në Ambasadën Sovjetike, në të cilën u arrestuan brenda një nate mbi 100 individë dhe u pushkatuan 22 prej tyre pa gjyq që provonte fajesinë.

21 burra dhe një femër e vetme Sabiha Kasimati. " Nga ajo mbrëmje e frikshme, e mbijetuara që ka takuar për herë të fundit Sabiha Kasimatin, do të jetë e ftuar në TeatërDokumentin " Takim me Historinë" për të treguar LIVE gjithcka të atij terrori vrastar.

Kjo do të jetë dhe hyrja e shfaqjes. Një trupë balerinësh do të performojnë hapjen e një varri masiv, prej nga del e vërteta. Violeta Murati do të "intervistoje" LIVE, personazhin e gjallë të arrestuar atë mbrëmje, por që i ka shpëtuar vdekjes. Më pas aktori Pjerin Vlashi do të sjellë monodramën " Qen bir..i një qeni" në dialog me muzikën nga pianistja Milen Nikolla.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama