Mbremje Poetike ne Teatrin Metropol

'Mbremje Poetike' ne Teatrin Metropol
Në datën 22 shkurt  ora 20:00 në sallen "Shekspir", mbrëmje poetike kushtuar poetit Lasgush Poradeci. Lasgush Poradeci do të jetë poeti i dytë i përzgjedhur nga "Qendra Kulturore "Tirana" për mbrëmjet poetike. E nisur me Naim Frashërin, kjo është një iniciativë e ndërmarrë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Aktorët e njohur të teatrit, Yllka Mujo, Fatos Sela, Anila Bisha, Rozi Kostani dhe Kastriot Ramollari, të shoqëruar në violinçel nga Iljard Shaba, do të sjellin 16 poezi të përzgjedhura.

" Vdekja e Nositit",
"Poradeci",
"Përjetësia",
"Ku shtrohet vala",
"Dremit Liqeri",
"Trashëgimi",
"Kënga Pleqërishte",
"Përse të dua"

 etj., janë disa nga poezitë e përzgjedhura për mbrëmjen e 22 shkurtit. Nuk do të jetë një interpretim i thjeshtë i poezisë, por rrekja për të krijuar një atmosferë lasgushiane nën regjinë e Arjeta Dhimës, drejtor artistik, Suela Konjari. Kjo mbrëmje poetike do të tejkalojë perceptimin e thjeshtë të fjalës dhe të emocionit të butë që vargjet e vetë Lasgushit përcjellin.

Në këtë performancë do të gërshetohen arti i fjalës, muzika dhe kërcimi. E gjithë mbrëmja poetike do të shoqërohet edhe me numra baleti nga Ernet Miolli dhe Endrit Shkoza. Hyrja është me ftesa.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama