Mr Bee rikthen legjenden Maldini te Milani?!

Mr Bee rikthen legjenden Maldini te Milani?!

Nëse humbet ekuilibrin edhe dikush si ai, kapiteni i dikurshëm, që zakonisht është shumë i kujdesshëm me fjalët, atëherë dicka është duke ndodhur vërtet.

Paolo Maldini përgatit rikthimin e tij te Milani, duke mbështetur kandidaturën e blerësit tajlandez, Mister Bee, nëpërmjet një mesazhi të qartë në profilin e tij në Facebook: “E ardhmja është pas porte, mos kini frikë ta jetoni”.

E ardhmja në rastin e tij është ajo e Mister Bee, njeriut që po punon për blerjen e klubit kuqezi dhe që të dielën e ardshme do të jetë në Milano për të mbyllur akordin.

Tashmë mbeten edhe pak ditë dhe do të mësohet e vërteta me tifozët e Milanit që do të njihen me fatin e klubit që është udhëhequr në 30 vitet e fundit nga Silvio Berlusconi.

Në fakt për Milanin po zhvillohet një garë aziatike pasi në konkurencë me manjatin tajlandez janë edhe Richard Lee, ndërmjetësin e një grupi kinez.

Bee Taechabol nga ana e tij synon ti besojë imazhin e Milanit të ri, kapitenit të dikurshëm, Paolo Maldini që gëzon natyrshëm simpatinë e tifozëve të Milanit.

Fjalët e tij, “mos kini frikë të jetoni të ardhmen’, janë një mesazh i qartë, me Mister Bee që është gati të bëjë të tijën paketën e mazhorancës së aksioneve të klubit, flitet për një kuotë prej 60 deri në 70% të aksioneve deri në fund të vitit.

E sigurt është se vizita e tij në Milano të djelën e ardhshme do të shërbejë për të hedhur qartësi për të ardhmen.

Ekspertët e tajlandezit, ashtu si edhe ata të grupit kinez, kanë vlerësuar gjithshka, llogaritë dhe bilancet, dhe kanë gati ofertën vendimtare për Berlsuconin.

Fundi i prillit do të jetë momenti i së vërtetës për Milanin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama