Mospranimi i kompromisit nga PD Çfare thane politikanet shqiptare e te huaj

Mospranimi i kompromisit nga PD: Çfarë thanë politikanët shqiptarë e të huaj

Lulzim basha, kryetar i PD-së:

"Jo se Partia Demokratike nuk ka besim te ndërkombëtarët, pasi kemi thënë që nuk ka votë pa mision ndërkombëtar monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese."

Kryeministri Edi Rama:

"[PD] nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre."

Ambasadori amerikan Donald Lu:

"Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi."

Delegacioni i BE-së, Tiranë:

"Shprehim keqardhje që udhëheqja e Partisë Demokratike refuzoi prozimin për kompromis."

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në parlamentin europian:

"Kam takuar anëtarë të grupit Lead Albania". Ata më pyetën e kupton PD-në dhe Bashën për reformën? Përgjigja ime ishte: Më vjen keq, por jo."

Monica Macovei, kryetarja e Komisionit Europian të Asociim-Stabilizimit Shqipëri-BE:

"Të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si bëjnë perzgjedhjen e gjytareve dhe kane eksperience, është për mua e pajustifikueshme."

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së:

"Një reformë e tillë parimore, konsensuale dhe sipas Venecias mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë [konsesuale].Përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaboruar deputetë."


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama