Morten Oslen enderron fitore ne tavoline per ndeshjen me Shqiperine

Morten Oslen 'enderron' fitore ne  tavoline per ndeshjen me Shqiperine

Trajnerit të Danimarkës, Morten Oslen vazhdon t’i djegë rezultati 0-0 me Shqipërinë. Këtë gjë ai e ka shfaqur edhe në një grumbullim të ekipit kombëtar këtë të martë.
 
Olsen është shprehur kritik jo për lojtarët por për medien daneze, duke shprehur rezerva për trajtimin e çështjes së “Njeriut të Dronit”.
 
Duke shprehur zhgënjim se media daneze nuk reagoi me shpejtësi në momentin që fotot e Ismail Morinës me lojtarët e kombëtares shqiptare u publikuar në rrjetet sociale.
 
“Mendoj se Shqipëria mori tri pikë që mund të na ishin dhënë dhe neve. Mendoj se ju gazetarët duhet të ishit treguar pak më shumë pasionantë për “Njeriun e Dronit” dhe fotot e tij”, u shpreh Olsen.

Trajneri danez i është rikthyer dhe një herë diskutimit për ndeshjen me Shqipërinë për shkak se kualifikimi për në “Euro 2016” është në dorë të kuqezinjve tashmë.
 
Danezët do të luajnë më 8 tetor ndaj Portugalisë në Lisbonë ndeshjen e fundit eliminatore, ndërsa Shqipëria do të presë në “Elbasan Arena” Serbinë. Një fitore e Shqipërisë dhe një humbje apo barazim për Danimarkën do të thotë kualifikim direkt për kuqezinjtë. Nëse nuk ndodh kështu, Shqipëria do të ketë edhe një ndeshje tjetër për të luajtur, atë ndaj Armenisë.

“Kemi vetëm një ditë për t’u stërvitur para ndeshjes. Na duhet të qartësojmë strategjinë tonë dhe do të aktivizoj lojtarë që kanë luajtur disa ndeshje së bashku. Kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për lojtarët në formë, të vjetrit apo të rinjtë”, u shpreh Olsen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama