Morina Nuk jam djali i dronit por djali qe ngriti flamurin e Shqiperise se madhe mbi Beograd!

Morina: Nuk jam djali i 'dronit', por 'djali qe ngriti flamurin e Shqiperise se madhe' mbi Beograd!

Ismail Morina, i njohur nga të gjithë tashmë si shqiptari që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd, vizitoi këtë të mërkurë redaksinë e televizionit A1 REPORT dhe Shqiptarja.com. Ballisti, siç ai pëlqen ta quajë veten, qëndroi për disa çaste me stafin e “Free e and Fair Media Group”. Gazetarët nuk i kanë rezistuar “shkrepjes” së një fotoje me shqiptarin që ngriti flamurin në stadiumin “Partizani” gjatë ndeshjes së futbolli Serbi-Shqipëri më 14 Tetor të këtij viti. Si element të vecantë të këtyre fotove, Morina zgjodhi shallin e tij të vecantë me shqiponjën dykrenore dhe të shkruar në të Albania (Shqipëri).

Ndërsa mediat serbe thonë se policia ka lëshuar urdhër-arresti dhe se Ballisti ndodhet në Kosovë, nga redaksia e “Free e and Fair Media Gropup”, Morina lëshon këtë mesazh: Jam në Tiranë, dhe nuk jam djali i “dronit”, por “djali që ngriti flamurin e Shqipërisë së madhe” mbi Beograd.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama