Morata ka vendosur te largohet nga Juventusi

Morata ka vendosur të largohet nga Juventusi

Alvaro Morata ndodhet më pranë Realit të Madridit se sa Juventusit. Prestigjiozja spanjolle "AS" shkruan se Reali ka ofruar 30 milionë euro, 8 më shumë se sa u pagua dy vite më parë.

21/05/2016, MILAN e JUVENTUS si affrontano allo stadio Olimpico di Roma nella finale TIM Cup 2016 Nella Foto : Alvaro MORATA (Foto Bartoletti)

Reali është duke shfrytëzuar një klauzolë në kontratën e tij të firmosur dy vite më parë, kur futbollisti iu dha "Zonjës së Vjetër".

Sipas gazetës spanjolle Morata nuk është i kënaqur me mënyrën se si e ka trajtuar Masimiljano Alegri.

Spanjolli nuk i ka pritur mirë vendimet e trajnerit të bardhezinjve për ta lënë pas Pogbasë dhe Mandzukiçit.

Interesimi ndaj tij u rrit edhe pas golit vendimtar që ai realizoi në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama