Mojes shpeton Januzajn nga turperimi te Mancester Junajtid

Mojes shpëton Januzajn nga turpërimi te Mançester Junajtid

Adnan Januzaj do të veshë fanellën e Sandërlendit në këtë sezon. Konfirmimi ka ardhur drejtpërdrejt në konferencë për shtyp nga trajneri David Mojes, i cili e kërkonte prej kohësh futbollistin e talentuar të Mançester Junajtid.

Januzaj3

"Ai tani është një futbollist i yni. Adnani do të na mundësojë të kemi më shumë alternativa në sulm. Por më parë do të më duhet që ta kthej përsëri në nivelin në të cilin ai luante dy vite më parë", deklaroi Mojes në konferencë për shtyp.

Pak çaste më vonë, Mançester Junajtid zyrtarizoi transferimin e lojtarit te klubi i ri, duke saktësuar se ai ishte atje në formën e huazimit për një sezon.

Adnan-Januzaj2

Mançester Junajtid nuk pranoi të shiste përfundimisht kartonin e futbollistit, duke iu frikësuar një tjetër rasti të ngjashëm me atë të Pogba, ku u detyrua të blinte me një çmim të shtrenjtë një futbollist që e kishte pasur në radhët e veta dhe e kishte lënë të largohej.

Megjithatë, do të jetë e vështirë që Januzaj të pranojë të vihet përsëri nën urdhrat e Zhoze Murinjos, për të cilin është shprehur se e ka "turpëruar" duke e urdhëruar që të stërvitet me ekipin e të rinjve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama