Vajza e Dritero Agollit Shkruajte kaq shume per vdekjen por e mallkuara te...

Vajza e Dritero Agollit: Shkruajte kaq shume per vdekjen, por e mallkuara te...

Pak ditë më parë u nda nga jeta një prej figurave më të njohura të penës shqiptare, Dritëro Agolli. Shkrimtari i njohur ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare për shkak të një sëmundjeje në mushkëri. Vajza  etij, Elona Agolli ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Facebook një status prekës dedikuar babait të saj të ndjerë. Elona ka rrëfyer se babai i saj ka shkruar kaq shumë poezi për vdekjen derisa në fund ajo e mposhti fizikisht.


Ndarja nga jeta në moshën 85 vjeçare të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka trishtuar çdo shqiptar. Respekti dhe nderi ndaj i tij u shikua dhe në homazhet e kryera ku pjesëmarrja e njërëzve ishte e shumtë apo dhe reagimet në rrjetet sociale ishin të jashtëzakonshmë. Elona, vajza e Dritëroit ka postuar një status në lidhje me vdekjen e shkrimtarit të madh.


“Ati im Dritëro ,
 Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj . E mallkuara të mposhti ; të mposhti fizikisht e përkohësisht.
 Dritëroi po fle ,dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka .
 Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide  të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.
 Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken .”
 Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.
  nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .
 ” Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës.”.
 gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”. “- shkruan Elona Agolli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama