Mjeket 2 prej te plagosurave ne gjendje te rende

Mjeket: 2 prej te plagosurave, ne gjendje te rende
Mjekët e Spitalit Ushtarak bëjnë me dije se 9 prej vajzave të plagosura ndodhen në reanimacion, por dy prej tyre janë më rëndë. Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja ne nje prononcim per mediat beri me dije se dy prej vajzave jane ne gjendje me te rende, pas nderhyrjeve qe iu jane bere ne organet e brendshme, por ai shprehu optimizmin se oret ne vazhdim do te sjellin edhe permiresimin e shendetit te tyre. 

Drejtori Mihja njoftoi se 14 vajza ndodhen ne Spitalin Ushtarak, 9 prej tyre ne Reanimacion, ndersa nje vajze tjeter eshte operuar ne Spitalin Amerikan. Mihja vleresoi edhe solidaritetin qytetar per dhurimin e gjakut dhe u shpreh se aktualisht ka depozita te mjaftueshme per te gjithe te lenduarit. Me heret ne nje prononcim per Top Channel ishte shefi i Reanimacionit te Spitalit Ushtarak, Tefik Zhurda, i cili tha se kater prej vajzave qe ndodhen ne Reanimacion jane me frymemarrje artificiale. Ndërkohë për pesë vajzat e tjera gjendja paraqitet më e stabilizuar dhe mjekët janë optimistë për ecurinë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama