Misteret e Mehmet Shehut Llambi Zicishtit dhe Myslym Ketes

Misteret e Mehmet Shehut, Llambi Zicishtit dhe Myslym Ketes
Cilat jane te fshehtat e ish-kryeministrit qe u gjet i vdekur ne dhomen e tij

Gazeta "Tirana Observer" sjell sot anen e panjohur dhe ende te pqarte te tre prej figurave me te njohura te sistemit te kaluar. Behet fjale per ish-kryeminstrin dhe krahun e djathte te Enver hoxhes gjate gjithe kohes sa ishte gjalle, Mehmet Shehu. Po ashtu edhe misteret e Llambi Ziçishtit dhe Myslim Ketes. Shehu pasi drejtoi vendin per afro 30 vjet si kryeminister, u gjet i vdekur ne dhomen e tij, me 18 dhjetor te vitit 1981. Ky por edhe mistere te tjera qe kane te bejne me veprimtarine e ketij njeriu shteti, do te jene ne qender te rubrikes. Qe nga vdekja e tij e deri tek marredheniet e me Enver Hoxhen, ekzekutimi i shume shokeve te tyre gjate qeverisjes, por edhe qellimet e tij per te rrezuar Sekretarin e Pare te Partise nga pushteti, duke u lidhur me agjenturat e huaja.

1. Pa dyshim misteri me i madh qe lidhet me figuren e Mehmet Shehut, ka te beje me ate nese ai eshte vetevrare apo e kane vrare?

Vetevrasje apo vrasje, ajo e Mehmet Shehut? eshte nje nga dilemat me te medha qe ka shoqeruar opinionin mediatik gjate gjithe periudhes se ardhjes se sistemit demokratik ne Shqiperi. Jane thene e ç'nuk jane thene lidhur me vdekjen e kryeministrit me jetegjate te Shqiperise. Fakte e kundrafakte kane sjelle ne drite te reja dhe mistere, te cilat edhe pse kane qene te shumta, nuk kane arritur ende te tregojne me saktesi nese ishte nje veteflijim apo nje ekzekutimi tipit mafioz, ai i Mehmet Shehut. Po t'iu referohesh te gjithe te dhenave te sjella deri me sot, te rezulton se ishte nje vetevrasje, por qe motivet kane shume mangesi ne sqarimin e tyre.

Letra qe atij iu gjet ne dhomen e tij eshte nje fakt kokeforte, i cili tregon se Mehmeti kishte vendosur te largohej nga kjo jete me nje deshperim te thelle. Deri me tani eshte thene qe fejesa e djalit te tij me nje vajze e cila vinte nga nje familje jo e denje politikisht, ishte arsye kryesore e vetevrasjes se Mehmet Shehut. Ne nje mbledhje te dates 17 dhjetor te vitit 1981, Mehmeti ishte kritikuar rende nga shoket e Byrose. Enver Hoxha ishte ai i pari qe iu kundervu njeriut me te afert te tij per nje periudhe thuajse tridhjetevjeçare. Ne ate mbledhje u be nje mori kritikash per kryeministrin. Ai kritikohej per shkelje te vijes se Partise dhe se veprimet e tij te koheve te fundit ishin te nxituara dhe duhej qe t'i behej patjeter verejtje.

 Te gjithe ne ate mbledhje kishin qene kunder tij. Ndryshe nga heret e tjera, anetaret e Byrose Politike ishin ne gare se kush ta sulmonte me pare. Sipas byroisteve te asaj kohe, Mehmeti po bente pazarllek me imperialistet dhe kishte zbutur luften e klasave. Po kush ishin keta byroiste qe kritikonin njeriun thuajse me te fuqishem te vendit deri ne ate kohe, duke pare qe shendeti i Enver Hoxhes ishte drejt degradimit pas disa semundjeve te njepasnjeshme qe ai kishte kaluar. Ne ate mbledhje diskutuan Lenka Çuko, Simon Stefani, Ramiz Alia, Manush Myftiu, Rita Marko e te tjere, qe kryeministri iu kishte dhene dore te ngjiteshin deri aty ku ishin ne ato momente. Deri me tani mund te thuash qe Mehmet Shehu ka vrare veten pikerisht nga mospranimi i kritikave qe do t’i benin kryeministrit keta byroiste. Ana tjeter e medaljes eshte dhe nje ekzekutim eventual i tipit mafioz, qe jo rrallehere e kishte praktikuar Enver Hoxha. Kjo ka me pak te dhena, siç eshte veshja e kryeministrit me rrobat e shtepise. Po ashtu, ne favor te ekzekutimit te tij eshte dhe autokritika e tij qe do te lexonte te nesermen ne Byrone Politike. Atehere pse duhet ta shkruante ai kete nese kishte vendosur te veteflijohej?

2. A ka qene nje poliagjent siç u deklamua pas vdekjes se Mehmet Shehut? Per çfare e takoi Mehmet Shehu kryeministrin francez, Shaban Delmaz dhe pse kercenoi shoqeruesit e tij me burg, ne rast se dekonspironin kete takim te fshehte?

Ne periudhen komunizmit, ne vitet 1945-1990, ishe apo nuk ishe agjent, kjo nuk varej shume prej asaj çka ishe ne te vertete, po prej asaj nese Sigurimi kishte arritur te siguronte ndonje prove kunder teje. Keshtu me ish-kryeministrin e vendit per afro tridhjete vjet po punohej te gjendeshin prova kunder tij si pro perendimor, qe ishte e ndaluar rreptesisht ne ate kohe. Pas kritikave qe iu bene pas vdekjes, iu gjeten disa lidhje kinse ishin me qellim rrezimin e pushtetit nga duart e Enver Hoxhes dhe vendosjen e nje liberalizmi me te madh te jetes, ku pluripartitizmi do te ishte baza e shtetit te se ardhmes ne optiken e Mehmet Shehut.

Ne nje vizite qe kishte bere ne France, ne nje klinike te ketij vendi, Mehmeti kishte kerkuar qe te kishte nje takim jo protokollar "tète à tète" me kryeministrin francez, Shaban Delmaz, por me nje kondite, qe "ky takim te mos dekonspirohej ne mass-mediumet" dhe se pergjegjesia e atyre qe do ta dekonspironin sekretin do te ishte e madhe, deri ne burg". Ishte nje shprehje identike si ajo e dikurshme, kur realizoi takimin me Josif Broz Titon dhe Randolf Çurçillin, ne anijen "Kuin Elisabet", ku ai do te vinte para pergjegjesise Llambi Peçinin, ne rast se do te dekonspironte takimin me ta. Per kryeministrin francez kishte kritika ne shtyp per jeten e tij te lire private, si dhe per linjen proamerikane te politikes se tij, qe konsiderohej pak a shume si largim nga politika tradicionale e De Golit, per te ruajtur identitetin e linjes qe po ravijezohej si ne France dhe ne Gjermani, e ashtuquajtura "Ost-Politik", e cila mori konturime te qarta, sidomos pas daljes se Frances nga NATO.

Brenda dy ditesh u mor konfirmimi nga kryeministri francez dhe u caktua dita dhe ora e takimit. Ky takim u realizua, por u dekonspirua shpejt dhe, diten e neserme, agjencite kryesore te lajmeve dhane njoftimet me komente politike, sipas interesave te tyre, te cilat benin interpretime nga me te ndryshmet. Ky takim u mor vesh dhe nga Enver Hoxha, dhe ne diskutimet qe u bene ne Byro kunder Mehmet Shehut iu permend dhe ky fakt, si nje moment ku tregohej lidhja e kryeministrit me imperialistet dhe aleatet e tyre. Kjo ngjarje ndodhi pikerisht ne kohen kur zbulimi i jashtem shqiptar kishte mjaft informacione nga burime te veprimtarise se fshehte, si ne radhet e emigracionit politik, ashtu dhe ne radhet e diplomacise se fshehte, per nje aktivitet te shtuar te disa zbulimeve te huaja qe po riaktivizonin si agjenturen e vjeter, ashtu edhe ate te rekrutuar nga subjektet tona, si ne Lindje ashtu edhe ne Perendim, me detyre kryesore ndryshimin e regjimit te Hoxhes.

Sipas tyre, kjo do te arrihej me ane te veprimtarise agjenturore me nje pikesynim sinteze: Ne pamundesi per te bere permbysje, t'i shkohej opinionit per liberalizimin e tij per krijimin e nje sistemi, qe te qendronte midis sistemit vetadministrues liberal jugosllav dhe socializmit suedez. Nga ana e saj, diplomacia e fshehte shqiptare po bente perpjekje per hapje ne Perendim, veprimtari e cila u sigurua qysh ne fillim nga fqinjet tane, gje qe vertetohet nga dokumentet e arkives se Departamentit te Shtetit Amerikan, si dhe nga aktiviteti konkret i sherbimeve te fshehta te tyre te dokumentuara ne arkivat tona. Ne kete kontekst politik dhe agjenturor zhvillohet dhe takimi i M.Shehut me kryeministrin francez, i cili pati jehone te madhe, si dhe interesim te skajshem nga fqinjet tane, si dhe nga agjentura dhe politika e shtetit sovjetik.

3. Cili eshte plani i Mehmetit per te helmuar Enver Hoxhen?

eshte nje mister shume i madh qe do te duhet nje periudhe e gjate per te vertetuar nje plan te tille te ish-kryeministrit te vendit ne periudhen 1953-1981. Nje leter qe eshte publikuar ne shtypin periodik te koheve te fundit, ka treguar se si nje udheheqes i larte me kodin M 008 do te helmonte diktatorin komunist, Enver Hoxha. Kjo ka ngelur me teper ne kuadrin e spekulimit dhe nuk dihet me saktesi, nese Mehmeti e donte vdekjen e Enverit dhe a ka pasur ai synim qe te ishte pasuesi i Enver Hoxhes ne periudhen qe ai do te rrezohej nga pushteti.

4. A ka ndikim Mehmet Shehu ne eliminimin e shume figurave te sistemit diktatorial? Si e zuri vendin e Koçi Xoxes?

Konfliktet ne Byrone Politike te KQ nuk do te kishin te sosur. Ne vazhden e perplasjeve brenda Partise Komuniste Shqiptare, kete here radhen per te qene perballe togave te zeza te asaj kohe, e kishte Koçi Xoxe, nje nga themeluesit e PKSH-se. I deleguari i Grupit Komunist te Korçes, qe se bashku me te atin vuri gjthçka kishte ne sherbim te Levizjes Komuniste e Luftes Çlirimtare, i duhej te perballej me akuzen e rende te "veprimtarise armiqesore". Me te devotshmit ne goditjen e tij, ishin Mehmet Shehu dhe hetuesi Bedri Spahiu, te cilet nuk do te linin gje pa thene per ish-drejtuesin e Sigurimit te Shtetit dhe ministrin e Puneve te Brendshme.

Deshmitaret e asaj kohe tregojne per nje klime mbytese qe ishte krijuar nga qendrimet e ashpra te Sigurimit te Shtetit, aq sa njerezit ishin shume te frikesuar nga ky sherbim famekeq, per veprimtarine e te cilit, kishte dijeni Enver Hoxha. Perkrahesit e Hoxhes kete here gjeten rastin te godasin fort, madje, ne kete pike duke e ditur se do te kishin mbeshtetjen e ketij te fundit. Ne kohen qe Ministria e Brendshme ishte ne duart e Xoxes, ne te vertete kryente disa survejime te funksionareve te Partise, por te gjitha keto kishin marre edhe miratimin e Enverit, pasi ky i fundit luante me dy porta. Madje, edhe fjalimin qe Koçi Xoxe mbajti ne dhjetor te vitit 1947, me rastin e hapjes se Shkolles se Partise, ku ai trajton marredheniet me Jugosllavine, per te cilin u akuzua si projugosllav, e kishte pare dhe miratuar me pare Enveri. Koçi Xoxe pranoi se kishte bere survejimin e Mehmet Shehut, pasi kishte informacion se tek ai shkonte Sejfulla Maleshova dhe kete e kishte realizuar pas Vendimit te Byrose.

5. A ka vepruar kunder interesave te popullit te tij?

Duke i dhene pergjigje kesaj pyetjeje, ne menyre retrospektive duhet te beheshin analizat shkencore te ngjarjeve, sidomos te diplomacise dhe sherbimit te fshehte, te mbushura jo vetem me informacione, por edhe me dizinformime te tipit makjavelist. Gjithashtu, shtrohet pyetja tjeter: A ishte Shqiperia aq e pasur me kontribute e intelektuale te shquar, sa t'i sakrifikojme ata me pa te drejte per shkak te bindjeve, te mendimeve te kunderta? Keshtu ia vlen qe te behet edhe nje vleresim.

Ai duhet te nise nga nje varg informacionesh, jo nga ato te pakonfirmuara, por nga burime te verteta, e te pavarura. Sipas historianeve te periudhes dihet qe Mehmeti ishte promotor i luftes se klasave, qe ne kushtet dhe rrethanat e kohes konsiderohej, "parimor, i prere ne vendime dhe i papajtueshem me gabimet dhe fajet, per te cilat ai ishte i pari qe kerkonte denime te rrepta". Sipas vajzes se tij me vone ai nisi te mendonte per çka kishte bere dhe madje ndjente keqardhje per to. Kuptoi gjithashtu se si e kishte perdorur Enver Hoxha ne eliminimet e meparshme. Por, atehere ishte teper vone pasi edhe ai ishte vene prej kohesh ne shenjestren e Hoxhes, i cili mundi ta mbylle kapitullin "Shehu" me 18 dhjetor 1981.

Cilat jane te fshehtat e ish-ministrit te Shendetesise ne periudhen e komunizmit
Tre misteret e Llambi Ziçishtit

Llambi Ziçishti, nje nga figurat qe ishte i perkedhelur nga Enver Hoxha, ka pasur shume enigma te cilat u mbuluan se bashku me trupin e tij dhe mund te zbardhen shume kohe me pas ose ndoshta nuk te dalin kurre ne drite. Qe nga asistimi i tij ne kliniken franceze, ku po operohej Hysni Kapo dhe roli i tij ne ecurine e shendetit te ish-sekretarit te Pare te Partise, deklarata e per vdekjen e Mehmet Shehut dhe deri ne denimin qe u be duke u akuzuar si pjesemarres ne organizaten kunderrevolucionare nen drejtimin e Mehmet Shehut.

Mister mbetet vizita ne Paris kur atje ndodhej i shtruar Hysni Kapo. Pse ish-ministri i Shendetesise, Ziçishti, nuk u interesua kurre per shendetin e krahut te djathte te Enver Hoxhes gjate gjithe kohes qe qendroi atje?

Ne vitin 1979, kur Hysni Kapo ndodhej i shtruar ne nje klinike te Parisit nga nje semundje e rende, per ta shoqeruar ate perveç familjareve qe ishin medoemos prezent, kishin shkuar edhe anetare te Byrose dhe qeverise se asaj kohe. Keshtu, ne fillim ishte Kadri Hazbiu dhe me ikjen e ketij te fundit, atje shkon Ramiz Alia dhe ministri i Shendetesise se asaj kohe, Llambi Ziçishti. Duke qene se gjendja e Hysniut ishte e rende, ky mobilizim i udheheqjes se asaj kohe ishte fare normal. Mirepo, duke qene se vdekja e krahut te djathte te Enver hoxhes ngeli nje mister nese ishte nje vdekje nga semundja apo erdhi e imponuar duke e futur ne kurth, roli i ministrit te Shendetesise eshte per t'u marre ne konsiderate me pranine e tij ne kryeqytetin francez.

Hysni Kapo ne momentin qe iku ne drejtim te Frances ishte ne nje gjendje jo shume kritike duke pare se ai iku me kembet e veta. Atij prane i qendroi bashkeshortja e tij, Vito, e cila ka treguar te gjitha detajet e momenteve te fundit te Hysniut. Ajo eshte shprehur se per çudi te te gjitheve, kur Hysniu ishte ne çastin e fundit, ministri i Shendetesise, Llambi Ziçishti, jo vetem qe nuk mori pjese ne ekzaminimet qe iu bene Hysni Kapos, por as qe u interesua fare tek mjeket franceze.

Ky eshte nje moment shume i mistershem ne jeten e ish-ministrit te Shendetesise, Ziçishti, nese ai kishte shkuar atje per te perfunduar porosine qe Hysni Kapo duhet ta perfundonte jeten pikerisht ne kliniken e Parisit. Ky fakt i beri pershtypje edhe Ramiz Alise, duke i thene se duhet te ishte patjeter i pranishem ne operacion, pasi ky ishte qellimi i tij qe kishte shkuar aty. Llambi as kete here nuk u be i gjalle te ishte prezent ne sallen e operacionit, duke bere qe dhe Hysni Kapo te shprehej "Po ky dereziu minister, pse nuk po duket fare?! Perse ka ardhur ne Paris?!". Vito Kapo kur ka treguar detajet lidhur me pranine e ministrit te Shendetesise ne Paris, per takimet ka deklaruar se ai ishte teper i tronditur dhe seç kishte nje si lloj frike qe i konstatohej me mire kur i kerkohej per te takuar Hysniun.

Gjendjen e vazhdueshme te Hysniut per te raportuar ne Tirane e merrte nga Petrit Gaçe, doktori personal i Hysniut, apo dikush tjeter, dhe nuk interesohej vete te ishte prane. A ka rol ai ne vdekjen e Hysni Kapos, apo jo, eshte me teper se enigmatike, pasi kjo u zhduk bashke me jeten e tij kur e pushkatua ne vitin 1983. Po t'ju referohemi deshmitareve te kohes, na rezulton se çdokush ka te drejte te dyshoje tek qendrimi i Llambi Ziçishtit kundrejt Hysni Kapos. Pa dashur te behen aluzione, mund te themi qe ish-ministri i Shendetesise se periudhes se komunizmit, ka nje lloj misteri ndoshta te pazbardhshem ndonjehere lidhur me jeten e ish-komisarit politik te Brigades V Sulmuese, Hysni Kapo.

Deklaratat e tij ne gjyq, qe Mehmet Shehun e kishin vrare dhe me pas terheqja e kesaj deklarate, eshte nje nga pjeset e misterit te Llambi Ziçishtit?

Pas momentit te dyshimte qe kishte te bente me vdekjen e Sekretarit te Partise, Hysni Kapo dhe roli qe kishte ministri i Shendetesise se asaj kohe ne kete vdekje, vjen nje moment tjeter i dyshimte qe ka te beje me Llambi Ziçishtin. Me 18 dhjetor te vitit 1981, ne ambientet e shtepise se tij gjendet i vdekur kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, ne rrethana te pashpjeguara plotesisht edhe sot. Kur prane trupit te tij shkojne per t'i bere ekspertizen, nder specialistet e pranishem ishte detyrimisht dhe ministri i Shendetesise.

Pasi pa trupin e Mehmet Shehut, Llambi deklaroi ne menyre te menjehershme dhe te prere, "kjo eshte nje vrasje dhe per mua nuk ka asnje dyshim". Kjo beri qe te hidheshin shume diskutime lidhur me kete pohim te tij. Pas nje presioni apo dhe te mekanizmave qe perdoreshin ne ate kohe, kur erdhi momenti i firmosjes se procesverbalit, Llambi Ziçishti deklaroi se kjo ishte nje vetevrasje. eshte padyshim mister dhe menyra se si deklaroi ai ne fillim dhe ndryshimi i mendimit nga ana e tij kur erdhi çasti i firmosej. Cilat ishin mundesite nese ai do te mbante ate pohim?

A do te kishte nje hetim te metejshem te vdekjes se njeriut me te rendesishem ne ate kohe, siç ishte nje nga kryeministrat me jetegjate ne historine moderne te botes? Kush ishte ai qe e bindi Ziçishtin te ndryshonte pikepamjen dhe te firmoste pa u bindur nje procesverbal farse, te cilin bashke me vdekjen e Mehmetit u mbyllen dhe procedurat e hetimit. Kupola drejtuese e asaj kohe vendosi qe vdekjen e kryeministrit ta quante nje vetevrasje ne kushtet e nje depresioni te thelle. Me hapjen e dokumenteve arkivore te periudhes se komunizmit, ndoshta do te gjendet ndonje e dhene per sa i perket ketij deponimi paraprak qe ka bere Llambi Ziçishti per vdekjen e Mehmet Shehut.

Kur beri kete deklarate, ish-ministri i Shendetesise me siguri nuk ishte menduar gjate, pasi nese do te kishte qene ne kombinacionet e kupoles drejtuese, atehere menjehere do te thoshte qe eshte nje vetevrasje dhe nuk ka dyshim. Nje nga misteret me te medha qe ka marre me vete Llambi Ziçishti eshte padyshim ky pohim, qe nese do te ishte marre seriozisht, do te kishim nje piste tjeter hetimi per vdekjen e ish-kryeministrit. Llambi Ziçishti, ne nje moment me te vonshem e kundershtoi me force se kishte bere nje deklarate sikur Mehmet Shehun e kishin vrare. Kjo terheqje me deshire apo me presion rri i mbuluar se bashku me trupin e tij.

Ende nuk dihet nese Llambi Ziçishti u denua se ishte bashkepunetor i Mehmet Shehut apo per shkak te deklarates se kryeministri kishte vrare veten?

Pas nje serie te gjate denimesh qe kishte marre Enver Hoxha, duke filluar qe nga periudha e Luftes e me pas me radhe pas Çlirimit qe u denuan Koçi Xoxe e te tjere, vjen fillimi i viteve '70, ku kemi nje seri denimesh me vdekje, por dhe me burgim te gjate. Ne fillim te viteve '80, kur shendeti i Enver Hoxhes kishte marre te tatepjeten, pas vdekjes se Mehmet Shehut erdhen dhe denimet e fundit, ku i denuari kryesor ishte Kadri Hazbiu qe mbante postin e ministrit te Brendshem dhe ishte numri dy pas Enver Hoxhes. Bashke me Kadri Hazbiun u denuan dhe Llambi Ziçishti qe ishte minister i Shendetesise ne ate kohe.

Pas nje procesi hetimor qe zgjati nga nentori i vitit 1981 e deri ne shtatorin e vitit 1983, Llambi Ziçishti u nxor ne gjyq dhe u denua me vdekje, duke u pushkatuar (me 17 shtator 1983) se bashku me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun e Llambi Peçinin. Sipas deponimeve te ish-ministrit Ziçishti, te shkruara dhe firmosura prej tij ne dokumentin ne fjale, ai pranon te kete bashkepunuar me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, i cili qe ne vitin 1973 ka dashur qe ta helmonte Enver Hoxhen, me ane te mjekeve kineze qe ai kishte therritur apostafat nga Kina. Keta u akuzuan kinse sikur bente pjese ne "organizaten kunderrevolucionare" te drejtuar nga Mehmet Shehu. Keto akuza ishin me teper qesharake se me baza te verteta edhe duke u nisur nga konteksti i sotem, por edhe po t'i referohesh kohes se atehershme. Denimi qe iu be Llambi Ziçishtit nuk u mor vesh me saktesi asnjehere.

Shpesh eshte aluduar se deklarata qe ai kishte bere pas vdekjes se Mehmet Shehut, se ishte nje ekzekutim, mund te kete qene nje arsye per ta eliminuar ish-ministrin e Shendetesise. Pasi mbaroi gjyqi i ketyre personaliteteve te sistemit te kaluar, u dhane dhe vendimet qe ishin teper te renda. Keshtu u denua me pushkatim Llambi Ziçishti, ndersa Fiqret Shehun dhe Nesti Nasen me nga 25 vjet burg. Bie ne sy denimi me vdekje i Llambi Ziçishtit, per faktin se po te balancoheshin akuzat e tij me ato qe kishte bere vellai i tij, Mihallaqi, kishin ndryshim te madh, per arsye se Mihallaqi kishte akuze te tille qe mund te denohej dy here me vdekje. Por Enver Hoxha e dinte se Llambi kishte shprehur dyshime per vrasjen e Mehmet Shehut, qe pasi kishte pare kufomen kishte thene me shkrim, se kjo nuk ishte vetevrasje per te, pasi nga plaget dhe gjaku qe shihte, nuk bindej. Por me vone, nga frika e mohoi kete thenie. E. Hoxha per te eliminuar çdo dyshim dhe qe te mos qarkullonin me vone fjale, dha urdhrin qe Llambi te pushkatohej, kurse Mihallaqin e kurseu duke nxjerre arsyen se gjoja te mos pushkatoheshin dy vellezer.

Cilat jane te fshehtat e njerit prej drejtuesve te njesitit gueril te Tiranes
Kater misteret qe shoqeruan Myslym Keten

Myslym Keta, i cili ka bere nje seri atentatesh ndaj armiqve dhe bashkepunetoreve te tyre, vjen sot dhe me anet e tij te erreta. Momenti i vdekjes ka lene hije dyshimi per kete figure. Pasi beri nje aksident me makine, asnjehere nuk u perjashtua mundesia se mund t’i kene bere nje atentat. Perveç vdekjes te mistershme, per Lym Keten pa dyshim qe hije dyshimi ka lene dhe menjanimi nga funksionet e larta drejtuese te Partise dhe te pushtetit, duke i dhene vetem funksione te cilat edhe pse ishin prestigjioze nuk krahasoheshin me ato detyra qe iu caktuan shokeve e tij te Luftes.

Misteri me i madh qe lidhet me Myslym Keten eshte padyshim momenti i vdekjes se tij. Ishte nje aksident apo nje atentat? Si u deklarua vdekja ne ate kohe, pse mendohet se ka bere nje vdekje te imponuar, cili ishte amaneti i Lymit? Pse u arrestua shoferi qe drejtonte makinen, kush ishte roli i Beqir Ballukut ne kete mase te shoferit?

Myslym keta ishte nje nga kuadrot me te larte te ushtrise shqiptare. Ai pasi u kthye nga studimet qe kreu ne Moske, emerohet komandant i Brigades se Pare te Kembesorise. Ai gjithashtu eshte edhe nje nga kuadrot e pare te ushtrise shqiptare qe kontribuan ne themelimin e Brigades se Tankeve. Ne kete sektor ai mbante titullin e larte te “Mjeshtrit te klasit te pare”, ne perdorimin e tankeve. Por jeta e tij ne menyre krejt tragjike do te kishte nje fund ne momentin me te arte te karrieres se tij ushtarake.

Myslym Keta niset per ne Fushe-Arres per arsye pune se bashku me shoferin e tij, ushtarin Petrit Topi. Ne momentin e kthimit per ne Tirane, makina e cila drejtohej nga Petrit Topi, perplaset me nje shkemb gjate rruges. Gjate perplasjes se forte te makines, nje nga hekurat e shkeputur prej aksidentit ngulet ne koken e ushtarakut te larte, Lym Keta. Shoferi gjate ketij aksidenti peson disa tronditje te forta, por pa rrezik per jeten e tij. Lymi nga ajo perplasje ngeli i plagosur rende dhe ne kete gjendje ai urdheron shoferin te qelloje ne ajer per lajmerimin e aksidentit, por me kot, pasi shoferi ishte i traumatizuar. Myslym Keta duke pare gjendjen e rende te shoferit, por dhe agonine e vet, del nga makina dhe qellon vet me arme duke dhene alarmin. Pas afro 20 minutash, nje makine e rastit i jep ndihmen e pare.

Keshtu niset per ne spitalin ne Fushe-Arrez. Edhe pse i plagosur rende, ai u mbajt pa e humbur kujtesen deri sa mberriti ne spital. Sipas deshmise se shoferit qe e transportoi, ai mblodhi forcat dhe u ngjit vete ne makine edhe pse nje pjese te kokes e kishte te demtuar rende. Sapo mberrin ne urgjence te vetmet fjale te fundit qe nxjerr nga goja ne forme amaneti ishin “mos denoni ushtarin tim, pasi nuk ka faj per aksidentin”. Lajmi i rende mberriti shpejt ne Tirane. Keshtu lajmerohet ministri i Mbrojtjes se asaj kohe, Beqir Balluku, per aksidentin. Ky i fundit urdheroi te dergohet nje helikopter me disa mjeke per t`i transportuar te plagosurit ne Tirane. Por Keta dha shpirt para duarve te mjekeve te spitalit te Fushe-Arrezit. Duke marre vesh si kishte ndodhur situata, Beqir Balluku dha urdher te denohet ushtari si pergjegjes i aksidentit. Dhe ne fakt keshtu ndodhi.

 Kjo humbje e Myslym Ketes eshte fshehur me mister te madh. eshte aluduar nese ishte nje kurth apo nje aksident i zakonshem qe nuk mund te evitohej. Per kete u be dhe ekspertiza, dhe u deshen disa dite qe te beheshin te gjitha veprimet per te nxjerre shkaqet e verteta te aksidentit. Dhe rezultatet dolen ashtu sikurse priteshin, kolonel Myslym Keta ishte perplasur me shkembin, pasi automjeti kishte pasur probleme. Mirepo deri ne perfundim te hetimeve, ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, qendroi gjithmone ne ndjekje te te gjitha veprimeve. Vetem atehere kur u siguruan se problemet ishin mekanike dhe se ne timonin e makines ne momentin e perplasjes ndodhej Myslym Keta, vendosen ta lironin nga burgu edhe ushtarin Petrit Topi.

Si arriti Lym Keta te ishte nje nga atentatoret me te spikatur te Luftes? Pse mori pseudonimin “Drapri”, kush ishin “shenjestra” e tij dhe si i ndermerrte aksionet?

Ne Luften e Dyte Boterore, perveç aksioneve qe beheshin nga formacionet e organizuara partizane kishte dhe aksione te cilat merreshin nga individe te veçante, te cilet ishin te inkuadruar ne njesitet guerile qe operonin neper qytete. Njeri prej guerilasve ka qene dhe Myslym Keta, i cili u tregua mjaft guximtar ne ndermarrjen e shume aksioneve te rrezikshme. Ne veprimtarine e tij shenohen nje numer i madh atentatesh ndaj forcave nazifashiste dhe bashkepunetoreve te tyre. Ai ishte fare i vogel kur u ngarkua me kete sipermarrje te veshtire, thuajse nuk i kishte bere ende 14 vjeç.

Por mosha e re ate nuk e pengoi aspak per t’u treguar nje njeri i zoti ne te gjithe aksionet qe iu caktuan. Po t’ju referohesh dokumenteve te kohes, padyshim qe Lymi del te jete nje nga ata qe ka bere me teper atentate ne kurriz te armikut. Duke qene i tille, ai nuk mund te rrinte pa pasur dhe pseudonime si rezultat i ndjekjes se vazhdueshme qe i bente armiku. Ne fillim ate e njihnin me emrin “Tata” dhe ky nuk ishte epitet qe e mori ne Lufte, por buronte, si te thuash, nga vete karakteri i tij. Ishte ne nje moshe fare te re, por i riu nga Tirana shquhej per qetesi, thjeshtesi absolute dhe nje karakter te forte. Pikerisht per keto cilesi, ai filloi te thirrej nga pjesa me e madhe e personave “Tata”. Drejtuesit e njesitit gueril ne Tirane i dhane epitetin e Luftes “Drapri”. Dhe kete emer te dyte nuk ia vendosen pa qellim.

Myslym Keta kishte shume aftesi ne perdorimin e te gjithe llojeve te armeve te lehta dhe mbi te gjitha kishte nje shenjester te mire. Por arma te cilen e perdori me shume ne Lufte ishte pikerisht mitralozi “beta”, qe ua kishte marre ushtareve italiane. Sa here qe kryheshin aksione, ai qellonte aq shume dhe me preçizion saqe dukej sikur korrte. Ketej e kishte “burimin” dhe epiteti qe i vune “Drapri”. Por ai kurre nuk mburrej edhe pse mund te konsiderohet si nje nga atentatoret me te medhenj te Luftes se Dyte Boterore. Shoket e tij tregojne qe Keta mbante gjithmone me vete tri arme: nje mitraloz te rende, nje automatik dhe nje pistolete. Ishte i bindur se ne çdo sulm qe do te ndermerrte do t`i nevojiteshin te gjitha armet.

Perveç armiqve te cilet do te ishin padyshim nen shenjestren e Lymit, atij nuk i mungojne rastet kur “kishte hequr qafe” dhe bashkepunetoret e pushtuesve te cilet vinin nga radhet e pales shqiptare. Shume nga shoket e tij tregojne raste kur Lymi pa iu trembur syri eliminonte ata qe kishin bashkepunuar me armiqte.

Myslym Keta edhe pse ishte ne nje moshe fare te re, ndermerrte aksione shume te rrezikshme. Si arrinte ai te dukej ne syte e italianeve nje “çunak” duke bere qe te kishte dhe rezultate me te larta ne njesitin gueril te Tiranes? Si liroi 26 komuniste nga burgu?

Duke qene ne nje moshe te re, Myslym Keta here pas here nuk shikohej me seriozitetin e duhur nga ana e pushtuesve. Kjo situate nuk zgjati shume, pasi po shikohej qe efektiviteti i Myslymit nuk ishte ai nje çunaku, por teper i larte. Per kete dhe nuk çdo deklarate te kuestures italiane jepej tanime si nje element i nje rrezikshmerie teper te larte. Ne çdo aksion te “Tates” kishte nje manover teper inteligjente. Mosha e njome kishte ndikim vetem ne perceptimin e armiqve, duke bere qe edhe kur e arrestonin ate ta lironin perseri, duke qene te bindur qe nuk mund t’u vinte e keqja nga nje femije. Gjithsesi mund te thuhet qe ne aktivitetin e tij ne njesitin gueril te Tiranes jane jo pak atentate ne qender te Tiranes. Nje nga aksionet qe beri bujen me te madhe ne ate kohe ka qene nje arratisje e organizuar nga Lym Keta dhe shoku i tij Adnan Qatipi, ne burgun e Tiranes, nga ku iken 26 komuniste qe ishin arrestuar ne Tirane. Italianet munden te arrestonin jo pak, por 26 komuniste, nder me aktivet ne kryeqytet.

 E ndersa prisnin te dilnin para gjyqit, ndoshta edhe para skuadres se pushkatimit, u organizua edhe arratisja e tyre. Ka qene pikerisht data 29 prill e vitit 1943. Burgu 302 ruhej me shume gardiane, te armatosur mire. Sulmi i drejtperdrejte ishte i kote dhe mund te kishte mjaft pasoja. Disa te burgosur hapen ne fshehtesi nje tunel te nendheshem brenda qelive te burgut per te siguruar arratisjen. Informatat ishin te sakta. 14 metra tunel i nendheshem te çonte jashte mureve te burgut, por problemi mbetej ende i pazgjidhur. Vendi ishte i ndriçuar dhe ne momentin qe do te dilnin do te binin ne sy te italianeve. Ne kete menyre u caktuan Myslym Keta dhe Adnand Qatipi te prisnin telat e dritave ne afersi te centralit, qe ndodhej vetem pak metra larg burgut. Dy djemte e rinj moren persiper detyren e veshtire.

Ne nje aksion te realizuar ne menyre te perkryer, dritat u nderprene pikerisht ne momentin qe 26 te denuarit po arratiseshin nepermjet tunelit te nendheshem. Shkeputja e energjise solli çoroditje te madhe tek ushtaraket italiane. Pas stabilizimit te gjendjes ishte teper vone. Keshtu 26 te burgosurit u arratisen. Ky operacion u konsiderua si mjaft i suksesshem. Nje pjese e mire e merites u takonte dy djelmoshave te rinj, te cilet me veprimet qe kryen siguruan çelesin e suksesit. Megjithate nuk ishte e thene qe Keta te mbyllte aktivitetin e tij vetem me keto veprime. Shume atentate te ndodhura ne kryeqytet mbajten firmen e tij.

Pas Çlirimit ai ishte nje nga kontribuesit me te medhenj te Luftes, duke u nderuar me titullin “Hero i Popullit”. Ai ishte ky titull gjithçka ai meritonte ne ate kohe? Pse u shmang nga funksionet me te larta drejtuese, cilat ishin raportet e tij me Enver Hoxhen?

Ashtu si te gjithe kontribuesit ne Luften e Dyte Boterore, ne vitet 1939-1945 edhe Myslym Keta pati nje karriere te sigurt, pasi roli i tij kishte qene determinant ne ate lufte. Keshtu pas Çlirimit, Myslym Keta ka pasur nje karriere ushtarake te shkelqyer. Keshtu, ai fillimisht emerohet komandant i Gardes Kombetare dhe i Repartit te Pare te Kavalerise. Me pas, ai dergohet ne Bashkimin Sovjetik, per studime ne shkollen e larte te Kembesorise. Ndersa ne vitin 1954 mbaron me rezultate shume te mira edhe Akademine me prestigjioze te Bashkimit Sovjetik, ate te Tankeve, ne Fakultetin e Inxhinierise. Pas mbarimit te kesaj akademie, Keta emerohet komandant i Brigades se Pare te Kembesorise qe qendronte ne mbrojtje te kryeqytetit. Per merita te veçanta qe gjate Luftes e me pas, Myslym Keta gradohet kolonel. Gjithsesi mund te thuhet se edhe pse ai pati keto arritje, duhet thene se vlerat dhe kontributi i tij nuk eshte u vleresuan aq sa duhet.

Nese shoket qe ndoshta mund te ishin dhe me poshte se ai moren poste shume te larta duke u bere dhe ministra apo kryeministra. Kjo shmangie here-here eshte pare dhe si nje kapriço e Enver Hoxhes, duke qene se karakteri i Lymit nuk permbante brenda servilizmin qe jo shume prej shokeve te tij e shfaqen kundrejt Sekretarit te Pare te Partise. Kjo ka qene dhe nje arsye edhe pse raporti i Myslym Ketes mendohet te kete qene i nje niveli dytesor, kjo gjithmone per sa i perket raportit real, se sa per sy e faqe ato ishin mjaft te mira, pasi siç dihet Enver Hoxha ishte mjeshter i konjukturave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama