Tashmë mashkulli më i bukur në botë quhet Nicklas Pedersen. Ai është vetëm 23 vjeç. Me profesionin marangoz, i bukuri Pedersen jeton në Brondy, pranë Kopenhagen-it. Ajo që e konfirmoi bukurinë e tij të pakrahasueshme (të paktën në këtë planetë), qe juria e Mister Botës, e konkursit ndërkombëtar i cili organizohet çdo vit nga Miss World Organization, në këtë rast dedikuar meshkujve. Konkurrentët qenë të shumtë dhe të bukur, por Nicklas kishte një ingranazh më të lartë se të tjerët.
Megjithatë të pasurit e këtij avantazhi nuk i ka kushtuar pak! Djali ka rrëfyer se ka punuar shumë për të formuar një fizik të tillë, kaq perfekt. “Kam qenë gjithmonë aktiv. Më pëlqen të luajë futboll, të notojë dhe të shkojë në palestër, por në këto katër muajt e fundit kam ndjekur edhe një dietë me baze proteina dhe perime. Asnjë ëmbëlsirë, çokollatë apo edhe akullore. Ka qenë vërtetë e vështirë”, ka thënë Nicklas. Tashmë ai gëzon një titull që shumë e ëndërrojnë. Por ajo që duket se i intereson më pak është vëmendja e vajzave. Në fakt, Nicklas është lumturisht i fejuar dhe i përqëndruar në ëndrrat e tij. Ndërkaq përveçse i bukur, ai duket se është edhe ambicioz. Tani për tani i riu punon si marangoz, por në të ardhmen dëshiron shumë që të futet në botën e spektaklit, dhe sidomos në ambientin kinematografik.