Miratohet ligji i vetingut

Miratohet ligji i vetingut

Ligji i vetingut u miratua sot në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Ky ligj rregullon mënyrën se si do të bëhet rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet publike dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Opozita, nuk e votoi ligjin, duke u larguar nga salla e parlamentit. Sipas opozitës ligji i verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve shkel hapur Kushtetutën dhe amendamentet kushtetuese të miratuara më 21 korrik.

Pas miratimin të ligjit nga parlamenti, Kryeministri Edi Rama u shpreh se "kasta e të korruptuarve dhe të inkriminuarve e ka marrë mesazhin."

Për mungesën e opozitës në votim Kryeministri tha se:

" Opozita ka bërë atë që di të bëjë gjithmonë të bëjë sikur do e të tregojë që nuk do. Reforma nuk ndalet , jo sepse dua unë apo një shumicë qeverisëse. Nuk e kemi menduar reformën pa opozitën por nëse nuk do mund ta bëjmë dhe pa të."

Ky është ligji i parë i miratuar nga shtatë projektligjet që plotësojnë Reformën në Drejtësi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama