Ministria e Mbrojtjes perfundon hetimin e brendshem per rrezimin e helikopterit

Ministria e Mbrojtjes përfundon hetimin e brendshëm për rrëzimin e helikopterit

Ministria e Mbrojtjes njoftoi, dje, se ekuipazhi i helikopterit ushtarak të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës ka respektuar rregullat e fluturimit. Në këtë përfundimi ka dalë hetimi i brendshëm administrativ i kryer nga një grup pune në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës vazhdon hetimin me akuzën e shkeljes së rregullave të fluturimit nga pilotët.

Dy pilotë humbën jetën dhe një ushtar u plagos nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak mbi Liqenin e Shkodrës në datën 6 prill. Tre ushtarakët ishin duke kryer një fluturim stërvitor nga Farka për në Grishë të Malësisë së Madhe.

Pak orë pas vdekjes, dy pilotët u shpallën Dëshmorë të Atdheut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama