Ministria e Mbrojtjes Perfundon hetimi administrativ per helikopterin e rrezuar ne Shkoder

Ministria e Mbrojtjes  Përfundon hetimi administrativ për helikopterin e rrëzuar në Shkodër

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njoftoi, dje, se ekuipazhi i helikopterit të ushtrisë i rrëzuar në liqenin e Shkodrës, më 6 prill 2016, ka respektuar rregullat e fluturimit. Ky përfundim u arrit pas mbylljes së hetimit administrativ të kryer nga një grup pune në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës vazhdon hetimin penal me akuzën e shkeljes së rregullave të fluturimit nga pilotët.

Dy pilotë humbën jetën dhe një ushtar u plagosë nga rrëzimi i këtij helikopteri. Tre personat po bënin një fluturim stërvitor nga Farka për në Grishë të Malësisë së Madhe.

Pak orë pas aksidentit, dy viktimat u shpallën "Dëshmorë të Atdheut".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama