Ministria e Kultures prezanton platformen kulturore te panairit

_Ministria-e-Kultures-ish-Kinostudio-2TIRANË, 20 Nëntor / ATSH /- Ministria e Kulturës do të jetë pjesë e Panairit Klik Ekspo Group 2015, nëpërmjet disa aktiviteteve të rëndësishme të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë në vend.

Ministria e Kulturës sqaron me anë të një deklarate se konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese por edhe debati e diskutimi në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi, pjesëmarrës në Panairin Klik Ekspo Group 2015, do të jenë të gjithë institucionet e kulturës në vend, si dhe artistë, autorë, përkthyes, kineastë, ekspertë të trashëgimisë, të cilët do të kenë mundësinë të afrojnë komunikimin me publikun përmes veprave të tyre.

Kjo platformë kulturore do t'i prezantohet publikut në një formë atraktive, me shfaqje, performanca LIVE, ekspozita, lexime, diskutime, konkurse të ndryshme.

"Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të gjithë punonjësve dhe specialistëve të sistemit të artit, kulturës dhe trashëgimisë, artistëve të pavarur dhe komunitetit artistik, në kohë rekord brenda dy viteve me shumë punë, përkushtim dhe një menaxhim më të mirë po punojmë për gjallërimin e skenës, realizimin e hapësirës pa kufi të kulturës e artit", thekson ministria.

"Kultura, për herë të parë do të sjellë gjurmën e saj në Panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar në vend" përmbyllet deklarata e MK-së.

Panairi Klik Ekspo Group, do të zhvillohet nga dat 21 deri 25 nëntor 2015, në Pallati i Kongreseve, Tiranë.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama