Ministria e Arsimit- 60 studente serbe per te ndjekur ndeshjen Shqiperi- Serbi

Ministria-e-Arsimit1TIRANË, 7 Tetor /ATSH- I. Vata/-Ministria e Arsimit bëri të ditur nëpërmjet një deklarate për mediat mbremjen e te merkures se në kuadër të ndjeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, 60 studente serbe janë ftuar nga Ministria e Arsimit për të zhvilluar një sëre aktivitetesh të programuara.

Ministria e Arsimit ne vijim te deklaratës shpjegon detajet, ku shprehet se "Me rastin e ndjeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi, më 8 tetor 2015, që do të zhvillohet në Elbasan, si dhe në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona me fokus zhvillimin rajonal dhe integrimin e përbashkët evropian, duke rritur dhe forcuar hapësirën e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve mes të rinjve shqiptare dhe serbe në fushën e arsimit, rinisë, kulturës dhe sportit, 60 studentë serbë të moshës 18-19/21 vjeç janë ftuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të ndjekin këtë ndeshje, nderkohe qe ata janë pritur sot nga 60 studentë shqiptarë dhe do të akomodohen në familjet e tyre".

Po ashtu, Ministria e Arsimit thekson se "Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, studentët serbe do të shoqërohen nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Sr?an Verbic, si dhe koordinator dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. Për t'i uruar mirëserardhjen ministrit Verbic dhe studentëve serbe, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, i rezervoi atyre një pritje në vilën qeveritare 31´´.

"Në axhendën e vizitës së studentëve serbe është parashikuar edhe pritja e tyre nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe aktivitete të tjera kulturore e më pas ndjekja e ndeshjes në "Elbasan Arena,, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre shqiptare", thuhet ne deklaratën e ministrise se Arsimit dhe Sportit. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama