Ministri serb kercenon Do tju dergojme ne KAS!

Ministri serb kërcënon: Do tju dërgojmë në KAS!

Pas pranimit të Kosovës në UEFA si anëtar me të drejta të barabarta, kanë ardhur reagime të ashpra nga Serbia, përfaqësues të së cilës e kanë kundërshtuar anëtarësimin në shtëpinë europiane të futbollit. vanja udovicicPala serbe ka paralajmëruar se do padisë UEFA-n në KAS për shkak të këtij vendimi. Këtë padi e kanë paralajmëruar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç dhe ministri për Rini Vanja Udoviçiç.

"Kjo hap 'Kutinë e Pandorës'. Me këtë vendim janë shkelur të drejtat dhe gjithashtu statuti i UEFA-s. Mund të them edhe se sporti është vënë nën shërbim të politikës", ka deklaruar Gjuriç. Ai ka shtuar se shteti do ta ndihmojë Federatën e Futbollit se ai vendim nuk do të kalojë "lehtë, ashtu siç e kanë menduar separatistët"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama