Në fakt, kjo është një pjesa e parë e publikuar e përgjimit të “Fiks-Fare”, transkriptimi i të cilit botohet i plotë nga gazeta.
Telefonata e parë
Pasi i ka dërguar më parë një CV me të dhënat e saj si dhe një foto, gazetarja e “Fiks-Fare”, që shtiret si një vajzë e papunë, e diplomuar si juriste, i kërkon ministrit Pango që ta punësojë. Por, në vend që të ndjekë procedurat ligjore, ministri e fton të takohen në një ambient privat.
Ylli Pango - Po.
Fiksi - Alo
Ylli Pango - Çkemi?
Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh). Meqenëse për sot kaloi se unë tani prap po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi – Ok, por rreth çfarë ore?
Ylli Pango - Shiko ta bëjmë kështu se kam hall që të tregoj rrugën shoferi ty ose të të sjellë nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vijsh tek ministria le të themi rreth orës 05:00-05:30. Nga 05:30 tek ministria më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregoj shoferi që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Fiksi - Hë se kam makinë vetë mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango - Ler makinën tënde, me makinën e tij që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton edhe një herë kur të vijsh do të të presi shoferi me makinën time.
Fiksi - Shoferi juaj…
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi ti me makinën tënde, vazhdoni. Do të tregojë se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek ministria apo të vazhdoj.
Ylli Pango - Te ministria, te ministria.
Fiksi - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentat i pashë prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet sepse kam disa idera që lidhen edhe me... prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. Domethënë kam disa gjëra për punën gjithmonë që po të jesh dakord ti shkon mirë. Gjithsesi pasi ta shikosh ti sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes e ke parasysh?
Fiksi - Ok, ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur besoj që...
Ylli Pango - Po e pashë pra e pashë. Ti the që mesataren e ke kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra mirë ishte e vlerësova, e kupton? Hajde në 05:30 në ministri a e kupton?
Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra po. Jo mo ka zyrë aty, ka zyrë, është normale ka zyra asnjë gjë tjetër. Hajde në ministri që të të tregoj shoferi se ku është instituti dhe kaq asgjë tjetër. Pastaj në institut punët që janë atje për tu bërë dhe kaq. Do rrijmë një çikë vetëm dhe ik pastaj.
Fiksi - Ok. Në orën 05:30?
Ylli Pango - Në 05:30 jam në ministri si ta kesh më kollaj se po të të them unë dil atje, dil këtu nuk e gjen dot se ku është instituti a më kupton sepse do të vijë shoferi? Që të të tregojë rrugën ty, që ta gjejshë menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem më kupton?
Fiksi - Ok ma shpjego se po vij më mirë se e kupton... të vij...
Ylli Pango - Mirë dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë që sot të ta tregoj si vend ku është dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën “Pro Credit”?
Fiksi - “Pro Credit” ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi - Tek “Koha Jonë”?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët që të çon tek Tirana e Re.
Fiksi - Po po tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi domethënë.
Fiksi - E kam idenë “ProCredit Bank” tek LSI-ja aty.
Ylli Pango – Aty afër LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Fiksi - Po për 20 minuta, them, nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra ciao.
Fiksi – Ok, kur të jem aty pastaj do të të bëj telefon.
Telefonata e dytë
Në këtë bisedë ministri Pango i shpjegon vajzës (gazetares) se si të gjejë rrugën për të shkuar në zyrat e institutit të tij privat, që gjendet në kryqëzimin e Tiranës së Re, përballë bankës “Procredit”
Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi - Alo Profesor Ylli më fal se të mora për të njoftuar se ngaqë ka shumë trafik këtu sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem.
Ylli Pango - E pashë, e pashë, se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo…
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjejshë shumë lehtë ti. Atëherë këtë po ta them në telefon unë që mos të ashtu... të vijsh me nge. Domethënë LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re është në krah të majtë apo jo, është kështu?
Fiksi - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të djathtë është “ ProCredit Bank”. E ke të shënuar “ProCredit Bank”, duket ajo.
Fiksi - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango - E parasyshë kalon këto mobileri, lojra fati çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe para se të dalësh tek sheshi i madh krahë për krahë është banka “ProCredit”. Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti në kat të 6-të dhe ka tabelën tek dera “Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike”. E ka të shënuar tek dera me tabelë të kuqe të madhe. Domethënë pallati jeshil është përballë bankës në krah tjetër të rrugës e ke parasysh?
Fiksi – Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 05.30 atje direkt dhe e gjen domethënë.
Fiksi - Në orën 05.30 të vij, vij direkt atje, mos të vij fare tek ministria.
Ylli Pango - Jo po në qoftë se e ke kështu ti kontrolloje një herë në mëngjes mund ta gjejshë direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? Domethënë bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjejshë kollaj po nuk e ke gjetur më thuaj nuk e kam gjet dhe vij e të marr edhe tek ministria po të duash. Është shumë kollaj.
Fiksi - Ok se unë mendova që meqenëse do fle sonte në Tiranë, mund të vij nesër nga ora 9-10 tek ministria.
Ylli Pango - Epo tek ministria e ke një çikë zor ti sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete e ke parasysh? Në ministri ti do vijshë nuk ka problem, kjo është sepse në institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra se unë kam tjetër ide ta thashë prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda se janë dy gjëra ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote të tjerë më kupton?
Fiksi - E kuptoj.
Ylli Pango - Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që nuk ka... kjo është thjeshtë për të... emrin e mundshëm pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord?
Fiksi - Ok. D.m.th., gjithsesi mos të të bëj telefon sepse unë jam nisur në Tiranë ora është 7.30 e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem mos të të bëj telefon?
Ylli Pango - Po ja ti po ashtu bëj, ta llogaris çfarë të të them unë ty gjithsesi unë vendin ta thashë se ku është.
Fiksi - Ok por thjeshtë që mos të të prish punë se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty?
Ylli Pango - Nuk më prish punë. Unë jam tek rrugica tek “Kapriço”. Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di ti je duke ecur tani?
Fiksi - Po pra jam bllokuar në trafik.
Ylli Pango - Ku në trafik, në ç’vënd është kjo...?
Fiksi - Është aty tek kjo autostrada që ka fillua... po bëhen punime.
Ylli Pango - Mirë gjithsesi kur të vijsh më bëj një telefon se unë edhe mund të lëviz se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë ta lëmë në orari e nesërm. Dakord?
Fiksi - Ora është 7.30 mendoj qe maksimumi, maksimumi në orën 8 të darkës unë jam aty.
Ylli Pango - Po nejse ti kurdo që të vijsh më bëj një telefonatë. Ok?
Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet se nuk e di për çështjen e punës besoj që...
Ylli Pango - Pse, pse je në siklet? Çfarë sikleti ke?
Fiksi - Po e kupton më pëlqen shumë ai vend pune edhe... u bë edhe shumë që jam papunë edhe...
Ylli Pango - Sa kohë ke ti pa ashtu?
Fiksi - Ka 8 muaj.
Ylli Pango - Po jo mo jo se në qoftë se ti i plotëson kriteret është normale ajo nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta keshë me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem nuk e kam për kështu.
Fiksi - Nuk e di n.q.s., e keni parë CV-në, unë personalisht mendoj që deri diku i plotësoj kriteret.
Ylli Pango - I pashë, i pashë. I pashë por nuk është problemi aty. Do t’i shikojmë me detaje pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës një herë është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë sepse edhe një fraksion i huaj...
Takimi i parë
Gazetarja e “Fiks-fare” shkon në Ministrinë e Kulturës sipas porosisë së ministrit Pango, i cili e prêt personalisht në zyrë. Pasi e vëzhgon nga afër, ai i lë një takim të dytë.
Ylli Pango – Ç’kemi?
Ylli Pango – Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës … gjuhë të huaj ke?
Fiksi – Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten.
Ylli Pango– Atëherë do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Fiksi – Këtu.
Ylli Pango – Me kë rri?
Fiksi – Vetëm.
Ylli Pango– Sa e ke numrin?
Fiksi – 069 …
Ylli Pango – (lexon numrin që i dha gazetarja dhe e regjistron në celular)
Ylli Pango – E ke telefonin me vete? (i bën zile në celularin e gazetares me celularin e tij)
Fiksi – Normal
Ylli Pango– Ai është numri im.
Fiksi – Ok.
Takimi i dytë
Ministri i çon një mesazh në celular, ku i kërkon takim vajzës në orën 21.15. Gazetarja niset për ta takuar. Fillimisht komunikon me ministrin në celular. Ai i lë takim në banesën e tij private, një vilë që gjendet në Qytetin Studenti. Këtu ministri Pango përpiqet të bindë vajzën që të zhvishet dhe arrin t’i heqë saj një pjesë të rrobave.
Fiksi - Unë jam me aq sa ma shpjeguan, është këtu tek klub 24 orësh. Është këtu përballë shtëpisë tuaj? Ok, unë jam këtu jashtë.
(Ministri i hap derën e shtëpisë)
Fiksi - Mirëmbrëma. Si jeni mirë?
Ylli Pango - Si jeni mirë? Je me njeri?
Fiksi – Jo.
Ylli Pango - Të pret njeri?
Fiksi - Jo.
Ylli Pango - Hajde ngjitu më lart. Po ç’kemi ndonjë gjë?
Fiksi - Asgjë, të përditshmet.
Ylli Pango - Eeeee pra. Po çfarë ke bërë?
Fiksi - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.
Ylli Pango- Hiqe xhupin.
Fiksi - Kjo është zyra juaj?
Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat.
Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase....
Ylli Pango - Jo përkundrazi nuk më keni bezdisur, më keni dhënë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?
Fiksi - Jo, jo.
Ylli Pango - Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin apo nuk ke njeri?
Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja.
Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh?
Fiksi - Po nuk e di të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek .....
Ylli Pango - Çfarë bëje aty?
Fiksi - Tek ..... kam punuar si...
Ylli Pango - Po. Sa kohë ndenje aty?
Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj se kisha shkollën.
Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa tu bë?
Fiksi - Vjet.
Ylli Pango - Që vjet domethënë nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?
Fiksi - Jo. Thjeshtë mendova një herë të trokas se mbase. Nuk e kisha idenë nëse kishit nevojë për të punësuar.
Ylli Pango - Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet kur femra është e guximshme edhe i lindin idera të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka. (qesh) Si më shikon.
Fiksi - Shtëpia shumë gjigante.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla që do t’i tregoj. Ç’kemi tjetër?
Fiksi - Asgjë.
Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj.
Fiksi - Uuuu.
Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë. (Në këtë moment ministri tenton të zbërthejë këmishën)
Fiksi - Uauuu të lutem.
Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Fiksi - Jo nuk është... të lutem.
Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër. (qesh)
Fiksi - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem
Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qenë.
Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jeshë vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove guxove. Nejse nuk ka problem dilni aty sepse unë nuk të prek.
Fiksi - Po më vini në siklet.
Ylli Pango - Nuk të vë në siklet sepse problemi është ky që ti mund të hyjshë nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto llojë panairesh në qoftë se ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jeshë e guximshme mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj më thuaj, unë nuk është se ashtu.
Fiksi - E guximshme në ç’sens?
Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj se aty mund të dalësh me rroba banjoje.
Fiksi - Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal siç del në plazh. E dyta mund të dalësh me rrobe që paraqitesh me kostum kombëtar. Domethënë janë disa varjante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet Kosova dhe Shqipëria. Një varjant që mendova për ty është se do të të fus tek agjencia e turizmit që kam vend për goca që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Në qoftë se ti që tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj.
Fiksi - Jo unë....
Ylli Pango - Dëgjo diçka mbaje mënd siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se kështu paske ndryshuar goxha pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt se ke guxim ti hajde. Pastaj që kur ke ardhur në Tiranë e ke kapur jetën. Kështu që si fillim hiq vetëm këtë këmishën që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë.
Fiksi - Të lutëm, uuu më qenka zbërthyer.... të lutem më vjen shumë rëndë, të lutem shumë
Ylli Pango - Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s’më vjen fare asnjë kështu....
Fiksi - Të lutem!
Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango - Ça i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën).
Fiksi - Të lutem shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë si nuk do ta heqësh për mua?
Fiksi - Joooo të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem, të lutem…
Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu. (tenton për të zbërthyer bluzën).
Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll
Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (zbërthen disa kopsa të këmishës)
Fiksi - Të luuuutem a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra se nuk po të prek.
Fiksi - (E SHTYN)
Ylli Pango – Shih!
Fiksi - A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango - Po qetësohu ti qetësohu.
Fiksi - A mund të qetësohem të lutem. Po më vjen shumë rëndë...
Ylli Pango - Po nuk u mësove me mua ti i bie që...
Fiksi - Si do mësohem të më shikosh para...
Ylli Pango – Po, po
Fiksi - Të më shikoni ju nudo para dhe pastaj?
Ylli Pango - Jo nudo, jo
Fiksi - Ok me të brendshme.
Ylli Pango - Avash mos bërtit se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit se nuk do të vras. Me dal me rroba banjoje shiko si bën imagjino...
Fiksi - Jo unë tronditem. N.q.s., ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nesër pranon këtë lloj pune, ok! Por në këto kushte ora 9 i darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.
Ylli Pango - Hë moj qetësohu se nuk të bën gjë njeri me zor se nuk jam ajo kategori. Idea është kjo, në agjencinë e turizmit e kam menduar që ka një vend për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani në atë agjenci që varet nga unë se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire ne veçojnë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar si malet detet e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Fiksi - Mirë, shumë mirë.
Ylli Pango - Ok. Kam marrë edhe një tekst aty që po munde ta përkthesh, ta marrësh me vete. Tekst anglishteje është një nga fjalimet e mia që do ta mbaj kur të shkoj atje. N.q.s., ti i jep këto prova dhe i plotëson ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë kur të kem panaire jashtë në të gjitha bashkë me grupin do të të marr edhe ty. Në Evropë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta keshë të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ata lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën mirë, nuk e bën ma thuaj se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.
Fiksi - Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?
Ylli Pango - Aha duhet të mendohesh? Po mirë mendohu, si të duash?! Pastaj çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire.
Fiksi - Ka këtë pjesën që unë nuk e kisha menduar që unë mund të dal edhe me rroba banjo.
Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë ndërsa përiudhën tjetër mund të jeshë organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do keshë njohuri për spotet që bëjmë ne publicitare. Këto janë në përgjithësi ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë.
Fiksi - Nuk e di nëse do më lini të paktën të mendohem deri nesër?
Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rrij 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do më bëj telefon.
Fiksi - Ok do komunikojmë në telefon.
Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?
Fiksi - Po.
Ylli Pango - Ok në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri.
Fiksi - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.
Ylli Pango - Tani, sonte?
Fiksi – Po.
Ylli Pango - Çudi
Fiksi - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjeshtë dorëzim dokumenti dhe kaq prandaj.
Ylli Pango - Dakord herën tjetër rrijmë më gjatë, dakord?
Fiksi - Do shikohemi në ministri herën tjetër?
Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë? Pastaj....
Ylli Pango - Ato mi solle mua dokumentet?
Fiksi - Po. Janë thjesht një Curriculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës t’i sjell.
Ylli Pango - Kur ti marrësh mi bëj gati edhe ato dhe mi sjell, mirë?
Fiksi – Ok, natën e mirë
Ylli Pango - Natën e mirë. Ciao.
Shkarkimi i Pangos, “Fiks” s’transmeton pjesën e dytë
Vazhdimi i përgjimit të veprimeve të ministrit të Kulturës, Ylli Pango, që tenton të çojë në shtrat gazetaren e maskuar si një vajzë që kërkon të punësohet, nuk do të transmetohet gjatë ditës së sotme. Drejtues të emisionit Fiks-Fare i pohuan gazetës se kanë vendosur të mos vazhdojnë më tej, pasi tashmë ministri Pango është i shkarkuar nga posti dhe qëllimi i transmetimit nuk ka më vlerë të njëjtë.











