Shperthen Lindita Theodhori Leka burre ordiner ma shpif

Shperthen Lindita Theodhori: Leka burre ordiner, ma shpif

Vijon të nxisë reagimeve “rrëfimi pa dorëza” i kantautorit shqiptar Gjergj Leka. Një nga artistet e përmendura në tregimin e tij është edhe këngëtarja Lindita Theodhori të cilën Leka e ka cilësuar si “të rrezikshme”. 

Theodhori shprehet se Leka ka nevojë të vizitohet tek një mjek.  “Dua t’i them, ki kujdes, sepse jam e rrezikshme. Ai njeri ma shpif, burrë ordiner”. E diela e fundit nuk ishte si gjithë të tjerat për të. Unë s’mund të merrem me të tjerët dhe s’mund të mbyll gojën e askujt. Por është e turpshme të merresh me jetën e tjetrit.

Si Linditë kam një natyrë, që gjërat e shëmtuara dhe ato që nuk më interesojnë nuk u kushtoj asnjë sekondë kohë. Unë merrem me gjërat e bukura, ato që të zbukurojnë jetën. Por në këtë rast duhet të them patjetër diçka sepse është cenuar jeta ime, personaliteti im, karriera dhe familja ime.

E konsideroj një veprim vulgar, një shfaqje skandaloze të atij njeriu dhe një veprim të ulët për atë palo burrë, të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin. Ma shpif, nuk di ç’të them tjetër, por thjeshtë ma shpiiif. Njeri i pështirë. I ndotur. Burrë ordiner!”-ka vijuar këngëtarja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama