Militanti i PD-se ben tatuazh ne zemer portretin e Berishes

Militanti i PD-se ben tatuazh ne zemer portretin e Berishes

“Me Berishën deri në vdekje”… Kështu shprehet Juli, taksisti 34-vjeçar që u kthye dje në personazhin më të përfolur në Facebook. Megjithëse fotot e publikuara dje nuk e tregonin fytyrën e tij, tatuazhi në kraharor me portretin e kryeministrit në detyrë, u komentua gjatë në rrjetet sociale.

“Ideja më lindi duke parë Olsin tek Çani. E mora menjëherë pas emisionit në telefon në orën 2 të natës dhe i kërkova të takoheshim, sepse doja të bëja një tatuazh të veçantë. Kështu, shkova të nesërmen në studion e tij dhe i thashë që doja të bëja tatuazh portretin e doktorit”, tregon ai.

Juli shprehet se tatuazhi është realizuar për 5 orë dhe ka kushtuar 300 euro, por për doktorin ai shprehet i gatshëm të paguante 1000 euro.

“Sa të kërkonte, deri në 1000 euro. Edhe po të mos i kisha do t’ia jepja lekët avash-avash. S’do të ishte problem fare, sepse ia vlen”.

Ai tregon se është militant i PD-së që më 1992 dhe shprehet se PD pa Berishën është pa shtyllë kurrizore.

“Do t’i mungojë shtylla kurrizore, megjithatë unë do të vdes i djathtë… Bashkë me Berishën në zemër. E kam bërë kastile nga krahu i zemrës, që ta kem gjithmonë aty. Dua të falenderoj shumë “Olsi Clinic Tattoo” për këtë punë të shkëlqyer që ka bërë, duket si fotografi”, nënvizon ai për GSH.

Ai tregon se edhe e dashura ka respektuar dëshirën e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama