Pas mungesës në tetorin e vitit të shkuar, këtë herë pritet që në Tiranë të jetë edhe braziliani Kaka, por edhe mesfushori anglez Devid Bekham apo Ronaldinjo e Pato. Për zhvillimin e kësaj ndeshje është marrë edhe miratimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila do të ofrojë për Milanin një seleksion lojtarësh më të mirë të kampionatit shqiptar.Ndërkohë, për shkak të këtij aktiviteti, finalja e Kupës së Shqipërisë, e programuar për më 13 maj, do të spostohet për më 6 maj.