Mikro-intervista qe vuri ne siklet Arjan Canin

Mikro-intervista qe vuri ne siklet Arjan Canin
Gazetari dhe moderatori i emisionit të mirënjohur ‘Zonë  e Lirë’, Arjan Çani ka rënë ‘pre’ e një loje nga një gazetar kosovar, që duket se e ka vënë në siklet. Pas shumë lutjesh, Çani vendos të japë një intervistë dhe pasi pret për më shumë se 15 minuta pasi gazetari është në kafe përballet me një tjetër surprizë që e lë praktikisht pa fjalë. Pasi dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, Çani e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë, por këtu mbyllet intervista, duke mos i lënë mundësi moderatorit të ‘Zonës së Lirë’ të thotë asnjë fjalë.

Autori i ‘lojës’ është gazetari nga Mitrovica, Blerim Peci, autor i emisionit ‘Vikendi RTK’, që ka dhënë edhe shpjegime për këtë ‘lojë’. Sipas tij, kjo është një ‘hakmarrje’ e vogël ndaj Çanit i cili disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë, kështu që këtë herë vetë gazetari duket se e kishte të limituar kohën.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama