Mici Me vjen mire qe interesohet Partizani

Mici: Më vjen mirë që interesohet Partizani

Gledi Mici nuk e mohon se klubi i Partizanit është interesuar për shërbimet e tij. Mbrojtësi i majtë i Kukësit, një ndër më të mirët në kampionatin shqiptar për këtë pozicion, ka reaguar për "Panorama Sport" pas lajmit të botuar një ditë më parë se klubi i kuq ka projektuar atë si përforcim në merkaton e verës.mici kolici "Më vjen mirë që ka interes për mua një klub me emër dhe i madh si Partizani. Por e gjithë vëmendja ime në këto momente është të kap Europën dhe të fitoj Kupën e Shqipërisë me Kukësin.

Presidenti dhe tifozëria e meriton një gjë të tillë", është shprehur me diplomaci mbrojtësi i Kukësit. Ndërkohë, Micit i përfundon kontrata me verilindorët pas mbylljes së këtij sezoni.

Gjithsesi, burime zyrtare në klubin e Kukësit treguan dje për gazetën se në marrëveshjen me lojtarin është parashikuar aktivizimi në Kupat e Europës në rast pjesëmarrjeje të skuadrës.

Partizani e do, por edhe Kukë- si pritet t'i ofrojë rinovimin e kontratës. Gjithçka mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në fund të muajit të ardhshëm, kur dhe do të mbyllet sezoni 2015-2016. Mësohet se presidenti Safet Gjici ka gati ofertën për kontratën e re me Micin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama