Meta miraton ligjet me ze te larte nen duartrokitjet

Meta miraton ligjet me ze te larte nen 'duartrokitjet'

Teksa deputetët e Partisë Demokratike pushtuan foltoren e Kuvendit, duke kërkuar me forcë dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, ky i fundit ka kërkuar të shpërndajë turmën e deputetëve, duke ngritur tonin si asnjëherë më parë, se tashmë kishte ardhur momenti për votimin e projektligjeve.
 
Zhurma e fortë e shkaktuar në Kuvend nga deputetët demokratë, nuk kanë mundur të mbysnin dot zërin e kryeparlamentarit Meta, teksa miratonte në parim dhe tërësi ligjet. Por, ndërsa nga njëra anë bërtiste nenet Kryetari i Kuvendit, nga ana tjetër shiheshin qartë deputetët e Partisë Socialiste të cilët valëvisnin kartonat dhe qeshnin me situatën e krijuar në Parlament.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama